Kulturë
Sejdi Berisha: Sonte në sofrën tonë
E marte, 02.01.2018, 11:32 AM
Sejdi BERISHA:
Në vend të urimit për festën e Vitit të Ri 2018
SONTE NË SOFRËN TONË...!
Sonte
Do zbresin yjet
Në sofrën tonë të bardhë
Do festojmë së bashku
Në sofër nuk do ketë
As bukë as ëmbëlsira
Do ketë buzëqeshje
Edhe ëndrra e dëshira
Të dhjetë engjëjve
Të babait të tyre
Me fytyrë plotë të çara toke
Të nënës
Që gjinjtë ende i ka plot qumësht
Me ta engjëjt rritë i ka
Se buka ishte dhe mbeti luks
Sonte
Në sofrën tonë
Yjet do zbresin
Sonte
Vetëm Migjenin
Mysafir do ta kemi
Tërë natën
Me Lulin e Vocërr
Engjëjt do na i dëfrejë
Sonte
Aheng do kemi
Për vitin që vjen...
(31 dhjetor 2017)
Komentoni
Artikuj te tjere
Shefqet Sulmina: Profesori
Astrit Lulushi: Turtulli - Misteret e Parisit të vogël
Bashkim Saliasi: Thesar pleqërie
Vjollca Pasku: Me vetëtimën e kuqe të gotës së verës
Tefik Selimi: Monografi me shumë të dhëna për Preshevën
Murat Gecaj: Takim mbresëlënës i fundvitit
Sherafedin Kadriu: Strukturim imazhesh
Qazim Shehu: E lexuam jetën si një libër
Remzi Salihu: Njohja e botës
Hilmi Shyti: Vrap e vrap se humbi feja!
Rexhep Shahu: Trëndafila dhe bilbila persie
Nebi Dragoti: Ka a s'ka mbyllje lirika
Xhevahir Cirongu: Flokët e borës
Demir Krasniqi: Mysafirët e mi
Nebi Dragoti: Poetë e komentues
Gëzim Llojdia: Shqipëria e viteve ‘90
Hilmi Saraçi: Dy luftetarë të shquar
Kostaq Duka: Një kafe për xha Rasimin
Vladimir Muça: Shmangja e kodeve letrare
Radovani: Fishta - Me këtë shenjë do të fitosh