| E marte, 02.01.2018, 11:32 AM |
Sejdi BERISHA:
Në vend të urimit për festën e Vitit të Ri 2018
SONTE NË SOFRËN TONË...!
Sonte
Do zbresin yjet
Në sofrën tonë të bardhë
Do festojmë së bashku
Në sofër nuk do ketë
As bukë as ëmbëlsira
Do ketë buzëqeshje
Edhe ëndrra e dëshira
Të dhjetë engjëjve
Të babait të tyre
Me fytyrë plotë të çara toke
Të nënës
Që gjinjtë ende i ka plot qumësht
Me ta engjëjt rritë i ka
Se buka ishte dhe mbeti luks
Sonte
Në sofrën tonë
Yjet do zbresin
Sonte
Vetëm Migjenin
Mysafir do ta kemi
Tërë natën
Me Lulin e Vocërr
Engjëjt do na i dëfrejë
Sonte
Aheng do kemi
Për vitin që vjen...
(31 dhjetor 2017)