E hene, 29.04.2024, 05:48 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Fetnete Ramosaj: Krimet serbe në Kosovë (III)

E diele, 24.08.2008, 03:33 PM


Fetnete Ramosaj

Krimet serbe në Kosovë
PA APOLOGJI
Me fakte kundër shpifjeve

MASAKRAT E TMERRSHME NË LYBENIQ

Më 25 maj 1998, që nga ora 9.30 deri në orët e mbrëmjes fshati Lybeniq u rrethua nga forca të mëdha policore. Këto forca policore gjatë kohës së këtij rrethimi me armë nga më të ndryshmet granatuan fshatin Lybeniq, vranë e masakruan, dogjën shumë shtëpi, të cilat edhe u plaçkitën deri në imtësira, edhe pse askush prej banorëve të këtij fshati nuk kishte qëlluar veturën e lartëpërmendur dhe asnjë banor shqiptar i këtij fshati nuk ishte i armatosur.18 Ngjarja ndodhi rreth orës 13.40 minuta. Së pari filluan të shtiejnë me topa të kalibrave të ndryshëm prej rrugës kryesore dhe nga Suka e Zabllaçit me të cilat goditnin përmbi fshat, e pastaj edhe brenda në fshat. Një numër banorësh që gjendeshin afër xhamisë u strehuan nëpër shtëpi dhe bodrume ngase nuk kishin kurrfarë armësh e as mjete të tjera për rezistencë. Pas gjuajtjeve të shumta nga armët e rënda, ekspedita e policisë serbe hyn në fshat.19 Në oborret e shtëpive të tyre vrasin e masa?krojnë: Zeqë Hamzajn (1930), Brahim Hamzajn (1934), Dervish Hamzajn (1947), Ymer Hamzajn (1945), Gani Hamzajn (1973), Rifat Hamzajn (1974), Bashkim Hamzajn (1975), Hysen Alimehajn (1958) dhe mysafirin e familjes Huskaj, Haxhi Gogajn (1976) nga Deçani, dhe i plagosin Nezir Sali Jahmuratajn (40), Lulzim Ymer Hamzajn (23) dhe Ardeshik Mehmet Gogajn (24) nga Deçani. Ndërkaq, më 29 maj 1998, policia serbe vrau Mehmet Ukë Ukshinajn (1926) dhe ia dogji kufomën. Eshtrat e djegura i janë gjetur në tetor të vitit 1998, 50 metra larg shtëpisë, kurse kafka 10 metra më larg. Më 5 qershor në këtë fshat është gjetur edhe kufoma e Ramë Isuf Haradinajt (1928), i cili ka qenë i paralizuar dhe kishte mbetur në shtëpi në momentin e dëbimit të familjarëve të tjerë. Më 15 gusht 1998, forcat policore serbe e kanë vrarë Dervish Metë Aliçkajn (1919) derisa po ruante bagëtinë.20 Ndërkaq, më 1 prill 1999, qysh në orën 7 të mëngjesit forca të mëdha ushtarake, policore e paramilitare serbe e sulmojnë sërish fshatin Lybeniq dhe gjatë tërë kohës së aksionit nuk pushojnë të shtënat dhe mitralimi i fshatit. Breshëritë nga llojet e ndryshme të armëve derdhen rreth e përqark fshatit, por edhe nëpër rrugë e oborre të shtëpive. Pas vënies së fshatit nën rrethim të plotë dhe rrugëve të tij nën kontroll të rreptë, grupe të armatosura e me uniforma të ndryshme, me sjelljet dhe veprimet e tyre më brutale, duke i rrahur mizorisht njerëzit e pambrojtur, duke i plaçkitur e duke i kërcënuar me vrasje, i detyrojnë familjet: burra, gra e fëmijë, që menjëherë t’i lëshojnë shtëpitë e tyre dhe të tubohen në qendër të fshatit. Gjatë dëbimit me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe gjatë shkuarjes së detyrueshme drejt qendrës së fshatit, grupet e armato?sura dhe të uniformuara me uniforma të ndryshme që tregojnë përkatësinë e formacioneve militare e paramilitare serbe, shtien me breshëri armësh para këmbëve të kolonës së të dëbuarve, ose përmbi kokat e tyre, në mënyrë që t’i zbatojnë shpejt dhe me përpikëri urdhërat e tyre. Rrahjet brutale, fyerjet, provokimet e kërcënimet që u bëhen njerëzve, nuk pushojnë që nga momentet e para të dëbimit të familjeve nga shtëpitë e tyre e deri në kryerjen e njërit nga aksionet më monstruoze në këtë anë. Nga rrahja brutale që i bëhet, Riza Shabanajt, i cili, që nga momenti i rrahjes së rëndë ka mbetur i palëvizshëm, tmerrohen të gjithë ata që ishin të pranishëm. Gjatë aksionit të dëbimit të familjeve nga shtëpitë dhe gjatë tubimit të tyre në qendër të fshatit, aksion ky që përcillet me gjendje ankthi e tmerri të paparë, për shkak të përdorimit të metodave më brutale, fillon seleksionimi dhe veçimi i të gjithë atyre që pas pak do të ekzekutohen me breshëri armësh, kurse gratë, pleqtë dhe fëmijët urdhërohen të shkojnë drejt rrugës kryesore për t’u deportuar në Shqipëri.21 Numri i përgjithshëm i të ndaluarve, sipas të dhënave të KMDLNJ?së, arrinte në rreth 80 persona. Në pyetjen provokuese të njërit nga vrasësit se kush i ka djegur disa shtëpi të fshatit një vit më parë, përgjigjet Adem Haradinaj (1932) dhe u thotë se ato shtëpi i ka djegur policia serbe gjatë vitit 1998. Menjëherë pas kësaj përgjigje policët e nxjerrin nga turma e njerëzve dhe para syve të tyre e ekzekutojnë me breshëri pushkomitralozi. Menjëherë pas tij, në të njëjtën mënyrë, dhe me të njëjtin pretekst nxirret nga turma e njerëzve dhe para syve të tyre me breshëri pushkomitralozi ekzekutohet Ukë Bushati (1923). Pas këtyre dy ekzekutimeve pason një heshtje e shkurtër dhe e akullt mortore dhe një shkëmbim bisede përmes “toki?vokit” në mes të njërit nga të informuarit dhe eprorit të tyre që, sipas konfirmimit të atyre që mbijetuan vdekjen, qëndronte me forca të shumta të motorizuara në rrugën Pejë ? Gjakovë. Pas asaj bisede të shkurtër midis tyre, mbi masën e njerëzve të tubuar zbrazen breshëri automatikësh dhe pushkomitralozësh. Pjesa dërrmuese e njerëzve të tubuar vriten, por edhe të plagosurit shtihen si të vrarë. Vrasësit, duke dashur që të mos lënë dëshmitarë të gjallë, zbrazin breshëri armësh mbi të gjithë ata që me lëvizjet apo klithmat e tyre kanë dhënë shenja jete. Me këtë rast janë vrarë: Bajram Alimehaj (68), Shaban Alimehaj (66), Fadil Alimehaj (56), Rrustem Alimehaj (49), Hazir Alimehaj (42), Shaban Alimehaj (41), Haxhi Alimehaj (52), Osman Alimehaj (37), Bekë Bobi (57), Zeqë Bobi (30), Haradin Huskaj (65), Osman Huskaj (34), Tafil Huskaj (18), Nekë Huskaj (59), Smajl Huskaj (84), Metush Huskaj (72), Naim Huskaj (42), Haxhi Huskaj (38), Ramë Huskaj (64), Fehim Huskaj (18), Gëzim Avdullahaj (15), Ramë Avdullahaj (35), Ruzhdi Ukshinaj (34), Fazli Ukshinaj (29), Ramë Ukshinaj (52), Hajdar Ukshinaj (51), Qamil Ukshinaj (33), Shyhrete Ukshinaj (33), Muhamet Ukshinaj (2), Riza Morina (31), Çun Morina (30), Adem Bushati (67), Smajl Bushati (62), Bajram Bushati (37), Jashar Hamzaj (64), Xhavit Hamzaj (24), Selim Jahmurataj (69), Smajl Jahmurataj (34), Kadri Jahmurataj (87), Salih Rrustemaj (42), Nazmi Rrustemaj (37), Sefer Shoshi (61), Gani Shoshi (23), Ali Shoshi (75), Ramiz Berisha (29), Rexhep Rexhaj (29), Ilir Lokaj (43), të gjithë nga Lybeniqi, si dhe Selim Aliçkaj (87) nga fshati Irzniq, Arif Tahiraj (24) nga fshati Carra?breg, Selaim Sylaj (39) nga fshati Gllogjan, Haxhi Cacaj (88) nga Deçani, Zize Cacaj (79) nga Deçani, Rrustem Ukaj (62) nga Strellci.? Me qëllim të mbulimit të gjurmëve të krimit, vrasësit i kanë marrë dhe i kanë zhdukur trupat e 50 viktimave, ndërkaq, kufomat e 14 viktimave të tjera janë gjetur në varrezat e qytetit, janë ekzaminuar gjatë muajit shtator 1999 dhe janë rivarrosur në varrezat e fshatit Lybeniq.22 Të njëjtën ditë, pra më 1 prill 1999, në bjeshkën e Lybeniqit, nga këto forca serbe janë vrarë edhe Hate Alimehaj (72), Ferdane Alimehaj (33), Leonard Alimehaj (6), Hatmane Alimehaj (43) dhe Fatmir Alimehaj (18).23 Duhet vënë në dukje se bashkëfshatarët e tyre serbë e malazezë, gjatë tërë kohës, kanë qenë shumë aktivë dhe kanë bashkëvepruar ngushtë me forcat ushtarake, policore e paramilitare. Që nga fillimi kanë qenë të armatosur dhe veprimet e tyre kundër bashkëfshatarëve shqiptarë ishin tërësisht të hapta.24 Masakrat në Lybeniq, të kryera nga bashkëfshatarët e tyre serbomalazezë, janë përsëritur historikisht që nga fillimi i shekullit të kaluar. Më 4 prill 1999, një grup i të dëbuarve me dhunë nga fshati Buçan i Pejës vendosin që të mos i bashkohen kolonës që deportohej për në Shqipëri por të nisen drejt Bjeshkëve të Lybeniqit. Më 8 prill, forcat serbe e vrasin Agron Gashin (17). Pas mbarimit të luftës, një grup fshatarësh të Buçanit nisen drejt atyre bjeshkëve për të hulumtuar bashkëfshatarët e tyre, për fatin e të cilëve nuk dihej. Ata në bjeshkën e Lybeniqit e gjejnë kufomën e Kapllan Gashit (63) të cilën e kanë identifikuar në bazë të rrobave dhe të pasaportës. Kufoma ka qenë me kokë të prerë dhe me dy vrima nga predhat. Ndërsa tek vendi i quajtur “Ujëvara e Lybeniqit” në një grykë të thellë, gjejnë edhe kufomat e Shaqir Gashit (55), Nexhat Gashit (25), Musa Gashit (23), Riza Gashit (20), Murat Gashit (67), Arif Gashit (13), Rrustem Gashit (61), Xhavit Gashit (41), të gjithë nga fshati Buçan, mandej të Hysen Ademajt, nga fshati Loxhë, si dhe të Qamil Ukshinajt (33) nga fshati Lybeniq. Sipas dëshmitarëve të gjallë, para ekzekutimit këta njerëz janë vërejtur dhe vëzhguar nga helikopteri i ushtrisë jugosllave. Forcat e ushtrisë jugosllave, i kanë rrethuar në Bjeshkën e Lybeniqit, ku ishin të përqendruara formacio?net e Armatës së Tretë Serbe. Pas vrasjes dhe masakrimit i kanë hedhur në humnerën e “Ujëvarës së Lybeniqit”.25 Po ashtu në bjeshkën e Lybeniqit që nga data 7 prill 1999 janë zhdukur pa gjurmë: Selim Shala, Valdet Shala, Demë Shala, Kushtrim Shala, Abedin Shala, Sejdi Shala, Jeton Shala, Januz Bezeraj, Muhamet Bezeraj, Hazir Bezeraj, Nazmi Shala, Servete Gjocaj, Sylë Gjocaj, Lulëzim Gjocaj, Nazmi Gjocaj, Arben Gjocaj, Agim Gjocaj dhe Deli Bricori, të gjithë nga fshati Rashiq i Pejës.26 Në fshatin Lybeniq, pas luftës janë gjetur edhe kufomat e 5 personave të vrarë gjatë muajve prill e maj 1999, që nuk janë identifikuar.27

18 KMDLNJ – Pejë, Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb mbi popullatën shqiptare
në regjionin e Pejës gjatë vitit 1998, (dorëshkrim), f. 27-28.
19 KMDLNJ – Pejë, Kronikë e dhunës…, vep. e cit. më lartë, f. 28.
20 Qendra Rajonale e KMDLNJ-së - Pejë, Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës
(mars-qershor 1999), Pejë, 2002, f. 41.
? Ndërkaq, janë plagosur: Demush Ukshinaj (64), Besim Huskaj (43), Jusuf Avdullahaj (19), haban Jahmurataj (83), Gani Bushati (57), Sadik Jahmurataj (47), Sadik Berisha (64),
Maxhun Alimehaj (47), Shefqet Bobi (37), Xhevdet Aliçkaj (37), Ibër Bushati (40) dhe Vjollca
Shala (25). (Shih: Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit., f. 41-45).
22 Po aty.
24 Po aty.
25 Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit., f. 41-45.
26 Po aty, f. 41-45.
27 Po aty, f. 41-45.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora