E premte, 06.12.2024, 11:25 AM (GMT)

Shtesë » Historia

Fjalimi i Nolit në Lidhjen e Kombeve bllokoi ndarjen e Shqipërisë

E diele, 10.08.2008, 02:34 PM


Fan Noli
GJENEVË – Pasi dëgjuan delegacionet greke dhe jugosllave në lidhje me Shqipërinë, kufijtë e saj dhe praninë e trupave greke dhe jugosllave në territorin e saj, Këshilli i Lidhjes së Kombeve vendosi dje të paraqesë çështjen te Këshilli i Ambasadorëve.
Duke folur për Shqipërinë, Bishop Noli protestoi duke kërkuar që Këshilli i Ambasadorëve të marrë masa rreth çështjeve nëse ky vend duhej të fitojë apo të nënshtrohet, pasi kishte qenë vend neutral gjatë gjithë Luftës së Parë Botërore. Për këtë nuk do të pranojë kompetencën e Këshillit që të caktojë kufijtë e saj apo të vendosë për çështje të tjera në lidhje me të. Shqipëria rezervoi të drejtën të sjellë çështjen e kufijve të saj përpara Asamblesë së Lidhjes shtatorin që vjen.

Ndarja e Shqipërisë
 
Delegacionet greke dhe jugosllave kishin pohuar praninë e trupave të tyre në territorin shqiptar, por e shpjeguan këtë mbi baza të ndryshme; dy delegacionet këmbëngulën se ngjarjet që vijuan pas vitit 1913 kishin bërë që Traktatet e Londrës dhe të Firences që atë vit t’i përcaktonin kufijtë shqiptarë tërësisht të ndarë. Këshilli i Ambasadorëve tani është duke shqyrtuar kufijtë e Shqipërisë dhe për këtë arsye Këshilli i Lidhjes nuk mendon se ai mund ta diskutojë çështjen në mënyrë të menjëhershme. Ishte lënë përshtypja tek të gjitha palët në lidhje me domosdoshmërinë e një shtyrjeje të tillë, ndërsa nuk ishte kryer asnjë veprim, i cili mund të ndërlikonte linjën e procedimeve. Në mbyllje të takimit shpresohej se Këshilli i Ambasadorëve mund të japë një vendim në kohën më të shpejtë të mundur.

Fjalimi i Nolit

Njëra ndër pikat më të mprehta në hapjen e takimit ishe ajo rreth Shqipërisë. Ky vend përbëhej nga tre delegacione, që paraqitën çështjen e saj. Këto delegacione përfaqësonin shqiptarët grekë, katolikë romanë dhe muhamedanë, por kryetar i tyre ishte Bishop Noli, i cili ishte diplomuar në Universitetin e Harvardit dhe kishte qenë drejtues i Kishës Ortodokse në Boston. Tani ai është një nga anëtarët e Dhomës së Deputetëve Shqiptarë dhe kryetar i Partisë së Popullit.
Fjala e mbajtur nga Bishop Noli në një frëngjishte të shkëlqyer la një përshtypje të thellë te Këshilli. Ai theksoi se ndonëse kufijtë e Shqipërisë ishin caktuar në vitin 1913, ajo nuk mund të ndahet nga fqinjët e saj, Greqia dhe Jugosllavia, të cilat kanë marrë nga territoret e saj. Situata e politikës së saj të jashtme ishte aq delikate, saqë çdo indicet i ri në kufi mund të shkaktojë luftë. Ai tha se rreth një e gjashta e territorit të saj, ashtu siç ishte përcaktuar nga marrëveshjet e vitit 1913, akoma mbahej me forcë, i pushtuar nga trupat jugosllave. Për pasojë, Shqipëria duhet të mbajë rreth 40 mijë refugjatë që vijnë nga territoret e saj. Pas tërheqjes së trupave franceze majin e kaluar nga pjesa jugore e Shqipërisë, trupat greke pushtuan rajonin dhe rreth 2000 shqiptarë janë larguar tani nga ajo zonë dhe janë refugjatë.

Denoncimet para Lidhjes

Bishop Noli tha se Shqipëria pësoi humbje të konsiderueshme të territorit të saj në vitin 1913, kur njëra nga krahinat e saj, e cila kishte rreth 1 milion shqiptarë, ishte aneksuar te Jugosllavia e tanishme dhe se ajo nuk mund të vuajë më shkëputje të tjera territoriale.
Një tjetër çështje serioze e pakënaqësisë ishte se shqiptarët, jashtë territoreve të tyre, nuk ishin lejuar nga grekët dhe serbët që të kenë shkollat e tyre shqipe, ndonëse grekëve dhe serbëve në Shqipëri u ishte garantuar një gjë e tillë.
Madje Shqipëria ishte e detyruar të mbante një ushtri me 10 mijë trupa të mobilizuara për të mbrojtur kufijtë e saj, që është një peshë e rëndë për gjithë popullsinë e saj, e cila është vetëm 1 milionë banorë.
Pas seancës së Këshillit, Bishop Noli bisedoi me korrespondentin e gazetës dhe i kërkoi atij të përcillte urimet e popullit shqiptar për Kryqin e Kuq Amerikan, i cili jo vetëm po ndihmon në mbajtjen e refugjatëve shqiptarë, por gjithashtu po përkujdeset edhe për 600 jetimë.
“Kisha Metodiste Episkopale Amerikane tani është duke ndërtuar një kolegj në kryeqytetin tonë, me një kosto prej 2 mijë dollarësh”, - tha ai. “Kryeqyteti ynë është Tirana, jo Durrësi, që pas pushtimit të tij nga italianët dhe qeveria shqiptare u zhvendos prej andej drejt Tiranës. Ajo nuk ishte kthyer më”, - vijoi Bishop Noli.
“Vetëm nëse trupat greke dhe jugosllave mund të largohen nga territori ynë, Shqipëria mund të bëhet një nga vendet kryesore të asaj pjese të Europës, pasi popullsia e saj është shumë punëtore dhe është një vend tërësisht bujqësor”. “Unë besoj se ne jemi i vetmi shtet, i cili nuk ka akoma monedhën e tij. Ne akoma kemi arin në qarkullim dhe përdorim monedhën latine të argjendit. Por, mirëmbajtja e ushtrisë është një peshë e tmerrshme jo vetëm për strehimin e rreth 10 mijë burrave të përfshirë në strukturën e saj, por edhe është një kosto për mbajtjen e tyre”.
Ne nuk kemi marrë ndihma financiare nga asnjë vend dhe kur Gabriele D’Anunzio na ofroi dy anije me municion dhe pajisje ushtarake, të gjitha bashkë me vlerë 20 milionë franga, ne i refuzuam. Madje, ne nuk morën asgjë nga 60 mijë shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, me përjashtim të disa gjërave që disa familje mund të merrnin nga të afërmit e tyre.
Ndonëse populli ynë shqiptar është i ndarë në katër besime të ndryshme, ai jeton në paqe të plotë me njëri-tjetrin dhe nuk kërkon asgjë nga bota, veç ta lërë atë në paqe”.
Në fillim Këshilli i Lidhjes kishte parashikuar të zhvillonte punimet të shtunën, por në momentin e fundit, anëtarët e tij deklaruan se ata ishin të rraskapitur dhe duhet të bënin një ditë pushim.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora