E marte, 30.04.2024, 02:40 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Te pathenat e Ismail Qemalit per Naimin

E hene, 04.08.2008, 01:00 PM


Ismail Qemali
GJENDEN SHENIME INTERESANTE NE DITARIN E PATRIOTIT ZAIM BRAHIMA

"Djem, foli Ismail Qemali, neser ne sabah te vini ne shkolle. Atje keni Abdylin dhe Naimin. Se po nuk vajtet, do t'ju qortoj".
Madheria e tij I. Qemali na tha: "Djem mesoni, por Shqiperine mos e harroni se po na dalin telashe, por une me ju dhe shume te tjere do ta bejme Shqiperine, ashtu siç e duam ne..." Te madhin I.Qemali e perqafuam dhe i puthem doren, atij burri te madh, atij burri te mençur, atij burri patriot...
Nga Gezim Llojdia

Kush ishte Zaim Brahimaj nga Katundishta e Permetit

90 vjet, qendroi i baltosur, nen dheun e Drizarit, atdhetari Zaim Muharrem Brahimi. Pothuajse i harruar. Nen dheun e ftohte. Neper kohe stinesh. Ne kete ndertese te perkohshme. Nen peshen e rende te gureve. Nen harresen e madhe te kohes. Nen dhimbjen e madhe te familjes.

Mirepo ka nje te vertete. Njeriu iken vertet nga kjo bote, por emri i mire perjetesohet. Ç'ka do te shqyrtohet, ruhet e s'vdes, emri i atyre patrioteve shqiptare qe gur pas guri vendosen themele te renda per kombin. Dhe per kete Shqiperi, ata u martirizuan. Nje gur ne keto themele, vendosi edhe atdhetari Zaim Brahimi i Katundishtes.

Keshtu, ne mendjet e te afermve te tij ishte ruajtur emri i Zaim Brahimit. Por varrin e tij, djali qe ishte rritur, burreruar dhe deri sa vdiq, ndonese beri diçka dhe kesaj familje nuk i munguan perpjekjet, mirepo rezultati ishte teper dritherues.

Asgje nuk sollen ne shteg perpjekjet per ta rikthyer ne vendlindje, ndonese shteti ne kahun e tij te kundert filloi hakmarrjen primitive karshi familjes Brahimaj, nderkaq pinjolli i shquar i saj, Zaim Brahimi, vrare nga shovenet ende qendronte i shtrire ne nje varr te fshatit Drizar, kushedi se ku, per 90 vjet.

Ndoshta arsye mbetet koha, qe ishte treguar kaq e pameshirshme me fatin e ketij atdhetari. Ndoshta edhe regjimi, qe vuri kemben pas vitit 1945, krijoi nje guacke heshtje. Mirepo distancat kohore thyejne nje dite muret e renda te viteve te harreses. Itinerari kohe mberrin me 90 vite vonese, ose pragu, i nje shekulli distance.

Zaim Brahimi shkonte ne ftohtesiren e baltes, ne thellesi te saj, 90 vite me pare, kur rrezoi syte ne Drizar te Mallakastres, kur shpirti u shkeput, ishte vetem 36 vjeç dhe vdekja nuk i erdhi nga natyra, por u rrezua nga plumbat e shoveneve, gjurmet e te cilave dy bira kishin hapur ne shpatullen e djathte.

Deshmi e kesaj thenie mbeti zhvarrimi kete vjeshte ne Drizar, u rremua ne varrezen e skalitur me gure, brenda qivurit ku eshtrat e tij te patretura mbanin ende gjurmen e plumbave te shoveneve ne shpatull. Gjurmen e tyre, koha nuk e fsheu teresisht, ndonese persiper mbante nje kapice me dhe drizarasi.

Perkundrejt sakrifices se tij ne mbrojtje te teresise territoriale shqiptare, ne 1914, regjimi i komunisteve e hoqi nga defteri, me e pakta gje qe beri ishte t'i humbte gjurmet, duke i erresuar kontributin e tij ne rilindje, si luftetar i saj.

Por ndonese Zaimi bente gjumin e perhershem te qefinit, dy birra shenja plumbi, qe e rrezuan definitivisht, u pane ne zhvarrimin e tij, ishin shenja te gjurmave te kohes, ishin gjurme te lexueshme, qe askush dot nuk t'i fshehe me, ato dy plumba ndonese per 90 vjet i mbylli qefini dhe varri i pagjetur dot nga familjaret. E gjithe kjo harrese perbente mosnjohje.

Regjistruar si shtrese e pasur. Kurse i ati Muharremi ishte me influence te madhe ne Deshnice. Keshtu Zaim Muharrem Brahimin e vendosen ne nje qivur ne nje koder te Drizarit. Kjo perbente nje amanet. Pak ore perpara frymes se fundit, Zaimi i kishte kerkuar bashkeluftetarit drizaras, Sako Dervish Ymerit, ta varrosnin ne koder. Domethenia ishte e lexueshme.

Djali i tij i vetem Zeneli, i ardhur nga martesa me Xhevrine, kur te ngjitej ne Trebeshine, duke shpure bagetit ta shikonte varroshin e bardhe. Kur te rritej ta rikthente ne Deshnice, ne Katundishte, rreze Trebeshines. Ne te vertete, ai mbeti aty i kallur nen dheun e ftohte poshte gureve te rende, po nen shoqerimin e bashkeluftetarit te tij, Sako Ymerit, nga Drizari.

Ne Katundishte engjejte zgjuan flautin e endrres fortesisht te çuditshme, tek Zaim Brahimi per te gjetur dije, me shtegtimin ditnet i heshtur ne muzg te kohes 1898, ku karvani i shtegtareve zgjatej drejt kryeqendres se Perandorise, Stambollit.

Nje perballje me faktin. Lexohet deshmia e te birit. Zaim Brahimi shtegetoi ne Stamboll ne perballjen e pare me dijen. Deshmite e disa banoreve me te moshuar te Katundishtes, zbardhin kete pohim se ky shtegetim i gjate drejt Stambollit do te ishte njekohesisht ndryshim i frekuences se tij.

Shkollimi i Z.Brahimit ishte i orentuar ne shkollat ushtarake. Koheshkollimi, sigurisht qe ze nje hapesire kohe te gjate. Flitet, per nje periudhe, qe perkon me vitet 1898 si hap i pare, ka zgjatur 9 vjet afersisht. Eshte mbyllur definitivisht ne 1907. Z.Brahimi ka qendruar ne Stamboll 9 vjet, rrefejne deshmite, ditet e rrokullisura ne kryeqendren osmane te Stambollit.

Vdekja e Naimit

Ditari i Zenelit, te birit te Zaimit eshte nje dritare. Prej andej vrojton ngjarje, qe mjegullat i kane rrafshuar. Naimi ishte i vetmi poet, qe u shua ne motin e çuditshem 1900. Vdiq ne vjeshte. Ne mengjesin e vjeshtes, mushkria nuk e ndjente sembimet e zemres. Çajupi vuri kujen: "Vdiq Naimi, vdiq Naimi, moj e mjera Shqiperi... Rrezuar ishin gjethet e para te vjeshtes, ne 19 tetor. Shenje pikelluese.

Por vdekja e Naimit lexohet edhe ndryshe. Shpirti i tij vertete e braktiste poetin tone, duke rrugetuar drejt pamatesise. Naimi mbylli syte ne nje mot te veçantise. Zbardhni shifrat. Viti 1900. Ç'do te thote ne mistike, numerologjia 1 9? Nga hapi i pare ne gradat e eprme te shpirtit. Shpirti i Naimit,qe nxori diamante, nga toka shqiptare, e braktisi ne vjeshten e vitit 1900. Ikja e Naimit, pra varrimi i tij ne teqen e Madriven Qojt, prane Abdylit, ato dite i vuri ne zi studentet shqiptare ne Stamboll.

Ne senen 1900 lexohet ne ditar, u dha mandati se pushoi zemra e poetit burrit me te shquar te Shqiperise, Naimit. Te gjithe, ne qe ishim atje ne Stamboll, ka rrefyer Zaimi, vendosem shenjen e zise ne krahe. Per te respektuar, largimin pergjithmone te poetit te bukurise shqiptare, ne kishim tre dite, qe nuk shkonim ne studim, ka shkruar ai.

Ismail Qemali: Naimi ka punuar per te mos vdekur kurre

Ismail Qemali. Qeramika e portretit. Figura e tij tere rrezatim. Buzeqeshur. Aguar ne shpirt patriotizmi. Deshmite saktesojne se Z.Brahimi, gjate kohes se studimeve ne Stamboll eshte njohur me Ismail Qemalin. Rrethanat per te zhbiruar kete njohje nuk jane percaktuar.

Mirepo njihet fakti qe Zaimi ka qene pjesemarres ne ngritjen e flamurit. Siç mund te shfaqen rrethanat, burojne nga njohja ne Stamboll. Z.Brahimi e bene prezent kete fakt njohjen me plakun e Vlores, ka ngjare ne kohevdekjen e poetit N.F.
Perse kjo vjeshte argjendore e 1900 tek shqiptaret e Stambollit ruante ngjyren e zeze?

Sqarimi qe mundohet te beje Zaimi eshte se pikerisht ato dite perkujtohej 8 vjetori i vdekjes se Abdyl beut, vellait te madh te Naimit, qe ishte larguar ne 1892. Nderkohe vjeshta e vitit 1900 tregoi se nje tjeter yllesi nga frashellinjte u shkeput. Kuptohet, qe shuarja e tyre, perkohesisht ne zemrat e shqiptareve do te krijonte eklips.

Ismail Qemali, ne ditarin e Zaimit
... Vjen madheria Ismail Qemali. U mblodhem prane tij. Ai burre i madh na foli me nje buzeqeshje te mbyllur. Ai e kishte mesuar se neve kishim 2 3 dite, qe nuk vinim ne studim, mbasi kishim diten perkujtimore te Abdyl bej Frasherit. "Djem, foli Ismail Qemali, neser ne sabah te vini ne shkolle.

Atje keni Abdylin dhe Naimin. Se po nuk vajtet, do t'ju qortoj". Filloi te na hiqte shenjat e zise. Une, shkruan Zaimi, e mora shiritin e zise, e vura ne xhepin e brendshem te palltos. Ai me shikoi dhe me perqafoi.

"Ti Zaim, mbaje se e ke nga vendi i lindjes, Permeti. Por degjo, o Zaim, Naimi hapi nje plage te rende ne zemrat e shqiptareve dhe ju mbushen syte me lot. Ne u perqafuam. Ai na mori te gjitheve dhe na dha kafe". "Degjoni djem, tha ai. Naimi ka punuar per te mos vdekur kurre, as Naimi, as Shqiperia". Zaimi i ka rrefyer te atit Muharremit se edhe vdekja e Samiut ne kater vite ishte e rende. Nuk i harroj ato vite te hidhura qe kalova ne Stamboll...

Nje dite tjeter Ismail Qemali u kishte thene: "Por ruhuni nga murtati dhe mynafiket. Ata jane te pabese, po s'u ruajtet nga te tillet do te na kushtoje shtrenjte ne punet tona se neve na dolin shume pune, qe kemi perpara." Madheria e tij I.

Qemali na tha: "Djem mesoni, por Shqiperine mos e harroni se po na dalin telashe, por une me ju dhe shume te tjere do ta bejme Shqiperine, ashtu siç e duam ne..." Te madhin I.Qemali e perqafuam dhe i puthem doren, atij burri te madh, atij burri te mençur, atij burri patriote...

Nderkohe muza poetike e Zaim Brahimit ka nxjerre vargje xhevahire per Ismail Qemalin. Ky krijim duhet t'i perkase vitit 1913.
I
smail Qema bej Vlora/I bardhe si debora/Ç'te tha mendja e s'ta beri dora/Dora jote dore burri/Lart e ngriti flamurin/Gezove gjithe Shqiperine/I dhe shprese vegjelise/Ç'te them i madhi i Vlores/Ne Stamboll ti me ndihmoje/Me flisje dhe me qortoje/Me thoshje si te mesoja/Burre i madh dhe i ditur/Çdo pune e bere te ndritur...

Kujtime te Zaim Brahimajt

Ditari, seneja 1899 Stamboll
Ja kush jane permetaret. Libri i madherise Sami Bej Frasheri: Shqiperia, ç'ka qene, ç'eshte dhe ç'do te behet". E lexoja dhe perseri e lexoja...

Ne saba takoj madherine Ismail Qemali dhe i thashe, qe kam lexuar kete liber. Ai qeshi, me ra kraheve dhe me tha: Zaim lexoje shume here qe te kenaqesh se keto jane rrenjet e kombit tone...

Ditari, seneja 1914 mars.
Nuk i harroj sa te vdes theniet e Ismail Qemalit, kur pinin kafe nje saba ne Stamboll ne senen 1901. "Zaim, po te shkon ndermend qe te jesh i ditur, je i ditur. Po te mendosh qe te jesh patriot, je patriot, po mendon qe je trim, je trim, keto jane ndenjat e nje shqiptari te vertete", me tha plaku i urte....

Kenga per Frashellinjte

Potenca, me dimesionet njerezore ne poezine e N.Frasherit, ka gdhendur ne labirinthet e zemres te Z.Brahimit. Frymezuar nga pena e florinjte e Naimit, ne Stamboll Z,Brahimi dhe nje bashkestudent shqiptar nga Progonati i Tepelenes, vendosen qe te ngrene kenge per Frashellinjte. Pse kenge? Kenga kendohej, shtohej, perhapej, dhe sigurisht, qe mbetej.

Mirepo ne forme kenge ne Shqiperi me gjere asaj, poezite e Naimit ishin perhapur si kenge, por ne kete forme ruheshin. Keshtu, ne Stamboll ne nje konvikt katedesh, Zaimi dhe nje progonatas, u futen ne detin e kenges. Kenga e Zaimit, beri qe dridheshin prej dhimbje shpirterat e studenteve shqiptare te trazuar. Tekstin e kenges, Muhharremi, i ati e skaliti ne mendje.

Zaimi ma kendoi ne shtepi me disa miq gjirokastrite, ka rrefyer ai.
"O Halid o Emine/Lumsi ju djemte qe ke/Muarren dije ne teqe/Ne teqe te Baba Alushit/Plot me dije seç i mbushi. Ata djem ata vigane/Ne Stamboll atje qendruan/Atje mesuan,atje punuan/Nga Zoti jane dhuruar. Lumsi ti moj zonje Emine/Per qumshtin e embel qe ke/Rrite djem per memedhe. Abdyl, Naim, Sami/Jane te mire porsi ti...

Te qofshim fale o Perendi/I dhe i more ti/Qe te tre djem te ri/53 54 vite i le... Ata u plaken shume/Se ti i le pa gjume/I zure shume me pune/Punuan bashke me Perendine, per te mbrojtur Shqiperine...

Kenga çer Abdyl bej Frasherin
Abdyl Frasheri me name/Ne Prizeren seç u mbluadhe/me njeqind dhjete luane/Flete bilbili yne i rralle/Abdyl Frasheri o djale/Fillove pune te mbare/Bashkove burrat e pare.
Shkruar dhe kenduar nga Zaim Brahimaj.

Citime nga Zaim Brahimaj, 1900

*Dituria ka vlere.

*Padituria eshte e mjere.

*Te lexosh se ç'thote Abdyli. Te mbushesh me ere si zymbyli.Te lexosh se ç'thote Naimi, te vjen mendja dhe fiqiri. Sami Frasheri te mbush me shprese dhe i jep jete Shqiperise. Sami bej Frasheri te ngroh zemren, te shton jeten, te ngroh shpirtin.

*Te degjosh fjalet e Ismail Qemalit, te pastron gjakun dhe shpirtin...


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora