Shtesë » Historia
Ushtaret austriake, nje shekull pa varr
E diele, 17.08.2008, 11:10 PM
Bardhyl Bejko
Sarande- Te presesh nje shekull per te pasur varrin tend. Keshtu ka ndodhur me 56 ushtaret austro-hungareze qe vdiqen ne Sarande gjate Luftes se Pare Boterore, larg atdheut te tyre. Investitori eshte nje shtetas austriak, i cili nuk ka preferuar te behet publik. Dhjetera qytetare dhe drejtues vendore kane marre pjese ne ceremonine e inaugurimit te memorialit diten e djeshme. Jane pikerisht ushtaret austro-hungareze, te cilet kane projektuar dhe me pas kane hapur rrugen e veshtire nga Vlora ne Llogara, deri ne portat e qytetit te Sarandes. Te pajisur me kulture ndertuese dhe disipline te hekurt, armata i shtriu veprimet e veta, qe nga Vlora, deri ne qytetin port te Sarandes pas vitit 1912. Nje kompani e kesaj armate u vendos dhe ne fshatin Shen Vasil ku ngriti kampin dhe vendosen armatimin, pajisjet e punes dhe tere arsenalin qe zoteronin. Pervec pushkes, ushtaret perdornin edhe mjetet e punes, si kazmen, lopaten apo mistrine.
Sipas studiuesit te njohur te historise se bregdetit jugor, Minella Gjoni, “Mesues i Merituar”, ushtaret dhe oficeret austro-hungareze kishin nje mall te madh per vendin e tyre. Por ata ishin po kaq te vemendshem me fshataret dhe nuk krijuan asnje incident me fshatin. “Perkundrazi, jepnim dhe merrnim me ta, duke i konsideruar si pjese e fshatit dhe Bregut”, thote ai. Por situata mori tatepjeten ne fund te vitit 1920. Sapo kishte hyre Italia ne Vlore. Zona e bregdetit do te ishte ne influencen e Italise. Pas kesaj, ushtaret austro-hungareze do te ziheshin rober te ushtrise italiane dhe do te mbaheshin ne Shen Vasil. Ketu fillojne edhe peripecite e dhimbshme te 56 ushtareve dhe oficereve, te cilet pas nje pune te stermundueshme te hapjes se shkembit nga Llogaraja drejt Sarandes, do te te vuanin per gjithcka. Te trajtuar si rober dhe te privuar nga liria jashte cdo trajtimi njerezor, ushtaret austriak filluan te perkeqesoheshin nga gjendja shendetesore. U mungonin ushqimet, ilacet dhe sherbimet e ndryshme, deri edhe te buka. “Ata ushqeheshin me te keq, pasi edhe zona e bregdetit ishte e varfer, per sa i perket ushqimit dhe bukes. Me teprice ishin vetem frutat, me te cilat ushqeheshin edhe ushtaret e uritur”, tregon Gjoni. Edhe pse te zene rober, sic vijne kujtimet e bashkekohesve te tyre, ushtaret cdo dite benin pergatitje dhe asnjehere nuk e humben rregullin dhe disiplinen.
Maria Vogli, nje e moshuar tek te 80-at, tregon se ushtaret dhe oficeret ishin tere diten ne rresht dhe zeri i borise i zgjonte dhe i vinte ne gjume. “Ata asnjehere nuk u perzien ne punet e fshatit dhe mbanin distance per te mos krijuar asnje incident. Me kane treguar babai dhe nena, se ushtaret kur nuk kishin buke, zbrisnin tek shtepite e fshatit dhe huanin pak miell. Por me shume se miell, merrnin me vete fruta, se keto kishte fshati”, rrefen Maria per gazeten “KJ”.
Gripi spanjoll
Sikur te mos mjaftonte uria dhe te ftohtit, si dhe mungesa e lirise, ushtaret u bene preh e nje gripi te panjohur deri atehere, i cili shfarosi edhe shume banore te zones. Ishte famekeqi, gripi spanjoll. Frika se gripi mund te bente kerdine, trembte cilindo qe te afrohej dhe te varroste ushtaret qe vdisnin perdite nga ethet e forta. Ata u varrosen si munden nga shoket e tyre, te cilet vdisnin edhe ata te nesermen. Keshtu dite per dite vdiqen te gjithe ushtaret austriake te zene rober. Banoret kujtojne se varrimi i tyre, deri tek ushtari i parafundit, u krye me ceremoni nga shoket. Te fundit e varrosi vete fshati. Asnje varr nuk u dhunua ne 100 vjet, ndersa per banoret mbeti edhe si pike referimi per takime te ndryshme. Ato ishin shume prane varreve te fshatit, por dallonin pasi keto te fundit ishin punuar nga mjeshtra te gurit. Pas viteve 90-te, edhe pse pati interesime per nje varreze ne nderim te tyre, perpjekjet deshtuan deri diten e djeshme.
Arkitekti qe projektoi varrezen e re ne Shen Vasil
Vetem fshataret e Shen Vasilit dinin me saktesi se ku ishin varret e ushtareve austriak. Per te krijuar nje varreze te perbashket, me iniciativen e nje bamiresi austriak, i cili nuk deshiron te publikoje as emrin e vet, komuna e Lukoves dhe vete fshati, ndertuan nje varreze, ku grumbulluan eshtrat e 56 ushtareve te vdekur. Minella Roshi, nje gdhendes i njohur i gurit, ishte i pari qe ideoi nje varreze te pershtatshme per 56 ushtaret. Varreza nuk eshte thjesht nje rrethim, por nje memorial, veper arti. Ai kerkoi te kontaktonte me ambasaden austriake dhe ia arriti te sensibilizonte opinionin ne zone. Dhe nisi nga puna fillimisht me te hollat e veta. Me pas, nje bamires austriak, i cili ka dashur te mbetet anonim, investoi dhe shnderroi varrezen anonime. E konceptuar si nje ndertim artistik monumental, me mure te gdhendura me gure te bardhe, nje porte me hark ne te cilen jane stampuar iniciale dhe simbole te ndryshme te ushtrise se kohes, futesh brenda nje mjedisi ku 56 varre me pllaka te vogla mermeri kane mbi krye nje kryq ne kujtim te jetes se atyre qe prehen ne keto varre. Oficere dhe ushtare ne nje varreze te vogel, por simbolike prane varrezave te fshatit. Minella Rroshi sqaron se, “mund te zgjidhej nje vend tjeter, por keta tashme jane djem te fshatit, jane shqiptarizuar prej 100 vjetesh.
Mungojne perfaqesuesit e ambasades austriake
Diten e djeshme, banoret e Bregut u mblodhen per te nderuar ushtaret qe i konsideruan si njerezit e tyre. Vladimir Kumi, kryetari i komunes Lukove, tha se, “sot kjo varreze eshte ne kujtim te ushtareve austriak. Per ne, eshte nje dite dinjiteti”. Nenprefektja e Sarandes, Elsa Gjini, e konsideroi diten e djeshme te perurimit te varrezave te ushtareve austriake, si nderim i perfaqesuesve te nje kombi tjeter dhe ku dinjiteti njerezor vendoset ne piedestal. Ajo qe edhe pse nuk tha, por u peshperit, ishte fakti se mungonin ne kete ceremoni perfaqesues te Amabasades se Austrise. Ne varreza jane vendosur edhe lule te ndryshme nga banoret.
“Bijve te Austrise, ndertues te rruges se Bregdetit, mes nesh perjetesisht”. Ky eshte epitafi i vendosur ne gur, i peruruar dje gjate ceremonise per nder te 56 ushtareve austriake, qe vdiqen pas nje epidemie te rene gjate viteve 20-te.