Kulturë
Novruz Shehu: Tragjikomedia shqiptare
E premte, 26.02.2016, 07:47 PM
TRAGJIKOMEDIA SHQIPTARE NË “193 KAFAZET”?
(Mbi romanin e Rezart Palluqit)?
Nga Novruz Xh. Shehu
Të nxjerrësh tragjiken nëpërmjet komikes është gjë e pazakontë dhe u përket artistëve të mëdhenj, si në rastin e 193 kafazëve!
Një vepër e ngritur mbi një stil të ri të të shkruarit, në një kënd të ri të denoncimit historik të postkomunizmit jo vetëm shqiptar, në një ndriçim të ri të guximshëm me tërë pathosin e mundshëm të intelektualit krijues.
Një e qeshur shekspiriane të përfshin ndërsa lexon romanin “193 KAFAZET”, të shkrimtarit Rezart Palluqi, me banim në Hollandë.? Një e qeshur që sa të përlot aq të bën ti kthehesh së qeshurës deri në pacakun e duhur. Një vepër e ngritur mbi një stil të ri të të shkruarit, në një kënd të ri të denoncimit historik të postkomunizmit jo vetëm shqiptar, në një ndriçim të ri të guximshëm me tërë pathosin e mundshëm të intelektualit krijues, në një mënyrë tjetër të ngërtheshjes midis metaforës artistike dhe publicistikës, në një shpërthim sa njerëzor deri në brutalitetin e domosdoshëm, në një interpretim të ri filozofik ndaj çfar po ndodh sot në shoqërinë primitive shqiptare e më tej, në një operim të realitetit sa të dhimbshëm aq qesharak, sa tragjik aq butaforik, sa Dantesk, aq Donkishotian, në një vorbull ku shoqërisë postkomuniste ku gjykimit të krimeve s’u dihet as filli e as fundi.?Krahas librave “Sy” të Ardian Kristian Kyçykut dhe” Funerali i Pafundm” i Visar Zhitit, “193 Kafazet “ e Rezartit plotëson trininë e një britme universale të autorëve shqiptarë, për çfarë ka ndodhur në Kafazin Shqipëri, në këtë Funeral të pambarimtë, në këtë sy stërvigan që shqyhet e shqyhet të shohë e të përfshijë tërë çfar ka ndodhur si një kamer që duhet të denoncojë dramcitetin tragjik në Gjyqin e Qiejve.?
Rezarti ka arritur të zhveshë mitin e flamujve, t’i veshë ata në vend të mbathjeve, kanatjereve, të luaj e të shpërfill miliona këngë, vepra, bëma, duke i vendosur në një amfiteatër qesharak që është ngritur nga shoqëria njerëzore për mijëra vite.?Sa ulërin nga dhimbja, po aq qesh me lot nga ajo çfar bëhet në fakt, çfar luhet me simbolet, mitet, legjendat, përrallat. Sa shikon zhgënjmin total, autori s’të lë të rrish gjatë me këtë zhgënjim tronditës, si të dojë të mos të të ngrihet vrikthi tensioni e të plandosesh diku i paralizuar nga ky realitet që s’na vjen mirë ta shikojmë, pranojmë, gjykojmë.?
YLLI, Zhaneta, Viktori, janë tre personazhet qendrorë, rreth të cilëve vërtitet Komunizmi dhe poskomunizmi, njeriu dhe antinjeriu, idealizmi primitiv dhe ndjesia e kriminelit të pakorrigjueshëm.?Ka proferuar të denoncojë lojën tragjikomike të shqiptarëve me Eshtrat e të Pushkatuarve në Komunizëm.?Një lojë sa komike aq tragjike. Sa të bën të qash aq të qeshësh. Sa të bën të japësh jetën për kafazin Shqipëri, aq të bën të largohesh prej tij sa të gjesh një vrimë të mundshme teje e më tejë, pa atdhe, pa kafaz, duke veshur e zhveshur flamujtë në vend të të mbathurave, duke bredhur nëpër Hollandë e duke u kacafytur me labirintet e kriminelëve të Komunizmit që shëtisin kudo si azilant, në çdo anë të planetit. ?Aha, dikush po var buzët se “s’duhet marrë gjatë me Komunizmin” Eh çfar bëhet në Atdheun tonë të shtrenjtë, ku Shënjti pushkatohet si kriminel, e krimineli zgjidhet në tempull si I shenjtë! ?Njerzit e kanë qejf humorin, dhe autori e ka proferuar atë. Njerzit kanë qejf të qeshin kur duhet qarë, autori jua ka mundësuar edhe atë, Njerëzit kanë dëshirë të harrojnë të kaluarën dhe të bredhin duke veshur e zhveshur flamujtë, edhe këtë autori jua ka servirur…?Në paralamentin tonë kanë shkuar pushkatarët, zuzarët, kusarët, si dikur kovaçët, vrasëtarët, druvarët!? Epo çfarë mund të pritet për drejtësi në një Kafaz ku Kriminelët janë bërë prokurorë e gjykojnë viktimat, u hedhin ndonjë kockë fëmijve të atyre që i vranë e i futën nëpër ledhe, kodra, përrenj…e s’dihet nëse do kujtohet kush për ta..?Hahahaha…E dini? Qeveria shqiptare ka kërkuar 5 milionë euro që të ngrejë një grup për të zbuluar varret e të pushlkatuarve në Komunizëm…Dhe thua pastaj se nuk interesohen pushtetarët…Epo dikush i vë zjarrin vetes mbasi mbushet me benzinë, prapë pushtetarët dalin në dritare dhe shikojnë tërë kënaqësi sesi digjen fëmijtë e atyre që pushkatuan Hahaha! Sa për të qeshur është në kafazin tonë. Në kafazet tona, nën mbathjet tona të flamurta, të mbushur me shqiponja, vija, yje, gazëra e britma të çmendurish apo zuzarësh!
Personazhet e Rezartit qendrojnë të patutur në pozicionet e tyre: Ylli në kërkim të eshtrave, të babait, Zhaneta në vazhdim të ecjes nëpërmjet të krimit edhe në brezin tjetër, Viktori në vëzhgim total të të tërë viktimave apo fëmijve të tyre të përhapur si zogjtë e korbit nëpër botë!...
Dhe tragjikomedia vazhdon!
Një stil e një metaforë që të mrekullon në veprën e Rezartit…!
Por dreqi e mori, s’duhet qendruar gjatë me të se mandej harrojmë mitet tona që pa ta s’mund të rrojmë!
Hhahahaha!...
Të qeshim miq në këtë kafaz që na i ka dhënë Zoti me tërë kujdesin e duhur!
Të nxjerrësh tragjiken nëpërmjet komikes është gjë e pazakontë dhe u përket artistëve të mëdhenj, si në rastin e 193 kafazëve!
Novruz Shehu (studiues, poet, publicist dhe novelist)
20 shkurt, 2016, Tiranë