E hene, 29.04.2024, 07:16 AM (GMT+1)

Kulturë

Limani: Kodi i zhvirgjërimit të sopranos Marigona Qerkezi

E diele, 21.02.2016, 11:48 AM


KODI I ZHVIRGJËRIMIT TË SOPRANOS, MARIGONA QERKEZI

Të bindesh dhe t`i çasesh profesionit të këngëtares operistike, është një guxim tepër seroiz, sepse, mund të fillojmë dhe të ndalojmë papritur të zhgënjyer nga vetvetja, të humburë në mugëtirën e horizontit të tymtë… Ky mendim, më bën të pohoj, se arti i muzikës klasike, është një perlë e fshehur në fund të detit dhe në hyjnorën e fshehur brenda nesh, të cilën, sopranoja jonë tashmë e mirënjohur, Marigona Qerkezi, ia doli ta njerr nga thellësia e një shpirti të virgjër, i cili, te Marigona kishte kodin e zhvirgjërimit të saj, si i vetmi kod, i cili hapej vetëm nëpërmjet këngës hyjnore, e cila pikon nga hyjnitë qiellore, për t`u dëgjuar gjithandej botës së qytetëruar dhe të zhvirgjëruar me këngën e hyjit…!

Nga Remzi Limani

Që në fillim, pashmangshëm duhet të themi se, Marigona Qerkezi, shpeshherë e zuri gjumin dhe me të njejtin zë, i hapi qepallat e mëngjesit, duke dëgjuar zërin e nënës së saj, mexosopranos, Merita Juniku, profesoreshë e solokëndimit në Fakultetin e Arteve – Dega e Muzikës në Universitetin e Prishtinës. Pra, që nga fëmijëria e saj, sopranoja, Marigona Qerkezi, natyrshëm filloi të thith zërn e edukuar brenda familjes të saj respektive, Qerkezi. Që nga ajo kohë, vajza me sy deti, filloi me dashurinë e saj të parë për tingujt parajsorë. Dhe, gati se, paralelisht, duke mësuar për numrat, ajo filloi t`i numëroj vrimat e flautit, për ta kuptuar se instrumenti parajsor ka katermbdhjetë vrima, të cilat duhet mësuar veç e veç, për t`i kuptuar tingujt dhe ngjyrat e zërit. Pra, sopranoja jonë respektive, së pari u edukua për instrumentin frymor, dhe frymën e parë në kuptimin kreativ ia fali flautit dhe, mëpastaj u edukua edhe për solokëndim.

Tani, Marigona Qerkezi, padyshim është emër i veçuar në panoramën kulturore jo vetëm tek në. Ajo, tashmë bënë pjesë në panoramën e gjërë kulturore evropiane dhe përtej… Kjo aksiomë e pakontestuar në fushën e muzikës klasike, mbështet mbi të arriturat e saj dhe parqitjet e shpeshta nëpër teatrot dhe shumë prej skenave të njohura anëpranë ku luajtën dhe luajnë të merituarit e mëdhenjë në fushën e muzikës artistike. Në këtë kuptim, sopranoja shqiptare, Marigona Qerkezi, me sukseset e arritura, porsi një perlë e kaltër, ngjiti shkallët e sukseseve dhe me meritë u vargëzu në gjerdanin kulturor, së bashku me shumë emra të qëndrueshëm në skenat kulminante të muzikës së kultivuar operistike, siç është Teatro alla Scala in Milano, në Parma dhe shumë të tjerë. Për këto të arritura, u kërkuua shumë punë, shumë studime, shumë ushtrime, të cilat vazhdojnë edhe sot, si pjesë përbërëse e një përditshmërie të një artisteje të mirëfilltë siç është krenaria jonë, Marigona Qerkezi me gjithë frymën e saj kushtuar artit, si letërnjoftim dhe zë i një etnie që karekterizohet nga edukata e një qytetarie…

Për ta kuptuar më shumë, gjatë këtij shkrimi kushtuar, znsh, Marigonë, paralelisht e dëgjoja zërin e saj të shoqëruar nga kuarteti ‘’Cadenza”, nga qyteti i Zagrebit të Kroacisë. Aty poshtë videos, lexoja diçiturën ‘’Marigona & Cadenza’’, ku Marigona ekzekutonte veprën e njohur ‘’Loudeamus Te’’, nga kompozitori dhe pavdekësia e tij, Wolfgang Amedeus Mozart. Kjo vepër e komponuar, dhe për mua e konceptuar për zë femre, bie nder veprat jo të lehta për tu realizuar me teknikën e çfarëdo lloj zëri, sepse, sikur tendenca e kompozitorit kërkonte zërin fluturues, me distance strikte kohore, pa e prishur harmoninë e tingullit dhe timbrit, i cili nuk e duron asnjë disonancë të prishjes së harmonisë tonale, Pra, të fluturojë zëri e mos të ikën jashtë katrorit harmonik. Në këtë kontekst, magjia e zërit fluturues të sopranos, Marigona Qerkezi, gjithnjë në konditat e kërkuara, fuqishëm dhe në mënyrë brilante, pa asnjë kafshim tingulli, interpretoi në formën dhe shprehjen e duhur skenike. Pra, për të gjitha keto të arrituarat e Marigonës, flasin shumë çmime të para dhe të tjera të fituara nga sukseset e saj gjithandej dritave të skenave ndër më të ndryshme botërore, shih për këtë, Marigona Qerkezi, vetëm brenda vitit 2015 fitoi gjashtë çmime ndërkombëtare në skena të ndryshme interpretimi në fushën e këngës operistike. Aq më tepër, çmime të peshuara nga njerëz shumë të peshuar, sepse, çmimet e fituara janë të verifikuara nga juria profesionaele, duke filluar nga emra të njohur nga fusha e operës dhe po ashtu nga drejtorë të shtëpive opristike nga mbarë evropa… Tani, Marigona është me qëndrim të përkohshëm në Milano të Italisë, duke vazhduar me realizimin e projekteve të mbetura në fushën e interpretimit të këngës operistike.

Së këndejmi, të bindesh dhe t`i çasesh profesionit të këngëtares operistike, është një guxim tepër seroiz, sepse, mund të fillojmë dhe të ndalojmë papritur të zhgënjyer nga vetvetja, të humburë në mugëtirën e horizontit të tymtë… Ky mendim, më bën të pohoj, se arti i muzikës klasike, është një perlë e fshehur në fund të detit dhe në hyjnorën e fshehur brenda nesh, të cilën, sopranoja jonë tashmë e mirënjohur, Marigona Qerkezi, ia doli ta njerr nga thellësia e një shpirti të virgjër, i cili, te Marigona kishte kodin e zhvirgjërimit të saj, si i vetmi kod, i cili hapej vetëm nëpërmjet këngës hyjnore, e cila pikon nga hyjnitë qiellore, për t`u dëgjuar gjithandej botës së qytetëruar dhe të zhvirgjëruar me këngën e hyjit…!

Dhe, krejt në fund të këtij vështrimi modest, Sopranos respektive, Marigona Qerkezi, i urojmë rrugëtime të bardha, shëndet dhe forcë për kapërcimin nëpër detet e sukseseve, deri atje ku ankerojnë anijet lavdisë së njerëzimit...!



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora