E hene, 29.04.2024, 01:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Pushteti i fëlliqtë, arti nuk bënë asgjë

E premte, 19.02.2016, 08:44 PM


Pushteti i fëlliqtë, arti nuk bënë asgjë

Nga Ilir Muharremi

Individi është tepër i dobët të shprehë guximin, të ndryshoj padrejtësinë në saje të revoltës për të cilën mendon se ka drejtë dhe ka diçka në të që ja vlen. Individët nuk janë politikanë të mirë, ata janë filozof ose artistë. Janë edhe të revoltuar, kjo revoltë i shkon mirë vendit tonë, kaosit politik për të cilën asnjë artist nuk bënë gjë për të protestuar ose për tu revoltuar mbas artit të tij, (Çfarëdo qoftë, letrar, piktor, regjisorë, aktor...) Ja një shembull: Artisti i sinqertë shpirtërisht është ngopur nga padrejtësia që i bëhet vendit. Ky njeri është i shtypur nga shoqëria (bëhet fjalë  për kolektivin dhe klanet), nuk mund të depërtojë në kordonin e tyre, janë makineri pa ndjenja dhe ja një ditë ky njeri i drejtë thotë në vete: “Gjërat kanë zgjatur pak si tepër”, deri këtu mund të pranon, por përtej jo. “Shushunjat që e pinë gjakun e dëshmorëve, por edhe fëmijëve, burrave të gjallë”, kanë zgjatur pak si tepër. Ky është një kufi të cilin nuk mund ta kaloni. Ndoshta këtu i revoltuari prapë mund t’i pranojë, por ndjenjat e refuzojnë çdo padrejtësi, dhe ky i revoltuar i del ballë “një të drejte” (të cilën pushtetarët e konsiderojnë si të drejtë), duke e kufizuar atë në drejtësi të vërtetë.

Opozita po thirret në emër të popullit sepse e kupton anën e shumicës, por edhe kjo opozitë tenton të afirmojë pushtetin, porse ky pushtet lajmëron drejtësinë derisa e zotëron fuqinë. Cili është atëherë qëllimi i artistit këtu? Të hyjë në të dyja forcat, të shprehë të vërtetën e shtetit policor (arrestimet e padrejta ndaj deputetëve, nxjerrjen me dhunë, të bëjë përformans, të kaloj në satirë, pak edhe patetikë, sepse realja, arti dhe imagjinata e nxjerrin krijimin), pastaj përmes estetikës ajo publikohet dhe fillon bujën nëpër media, mbas propagandës dhe kështu arrin në çdo sy dhe vesh. Artistët tanë me mungesë guximi të ulur në kolltuk nga ekrani vezhgojnë situatatën në vend. Arti ka për obligim të luftoj çdo padrejtësi që i bëhet realitetit, arti nuk gjykon, por e vë në diskutim problemin. Konceptualistët mund të dalin në rrugë dhe me mjete arti të shprehin revoltën. Aktorët sa humbin kohen nëpër kafene, e kanë hapësirën pa pagesë, në rrugë të bëjnë shfaqje në shenjë revolte ndaj pushtetit sepse dihet që revolta aspak nuk shkon pa ndjenjën (njëjtë sikur arti), dhe me kokëfortësi ky artist njëherë rob me këmbëngulësi duhet të bind pushtetin se në artin e tij ka diçka që ja vlen. Arti depërton e jo dhuna, sepse vetë ky pushtet ka dhunë. Individët këtu humbin, kolektivët vazhdojnë.

Çfarë shteti kemi ne? Nga brenda policor, kinse drejt penale, i ndarë në klasa, familje, nga jashtë vullnet që 16-vjet për pushtet dhe pasurim të shpejtë dhe hakmarrës. Ra në sy falja e Albin Kurtit, ndaj personave që e gjuajtën me vezë. Kjo i shkon thënies së Nietzsches: “Ju të gjithë nuk keni guxim të vrisni një njëri, apo vetëm ta rrihni me kamxhik atë, por makina e përbindshme e shtetit ushtron dhunë mbi individin”, sepse e detyron të mos pranojë përgjegjësinë e asaj që bënë. Individi dhe shteti nuk kanë pajtueshmëri njëri me tjetrin, sepse njeriu si qenie (me shpirt, ndjenja, art dhe liri) të cilën shteti (i korruptuar ky tashmë që është, sepse po ti numëroja të gjitha korrupsionet nuk do t’i zënë faqet), gjithçka që ky shtet e mëson tok me shërbimet, nuk pajtohen me natyrën e njeriut të drejtë. Zgjohuni nga gjumi o artist dhe luftoni realen e padrejtë sepse në këtë vend ku njeriu i drejtë bënë jetë endacaku i vije era mut. Andaj, mos lëpini në këtë mut, por pastrojeni. Nëse heshtni, e heshtja miraton, atëherë bëheni pjesë e këtij muti. Rreziku është se nëse bie pushteti dhe “fitohet nga opozita”, prapë shpërfaqet dëshira e tmerrshme të cilën e vuan në thelb njeriu: pushteti. “Ky instinkt quhet liri”, shkruan Nietzsche, duhet të mbahet nën kontroll shumë gjatë, madje sa të jetë e mundur. Etika është ajo e cila deri më tani ka vendosur murin ndaj ndjenjës së fuqisë. “Ajo e përbuz individin tiran  dhe e nënvizon, duke  lavdëruar përkujdesjet për komunitetin dhe dashurinë për atdheun”.

Unë si artist e shohë këtë pushtet si hipokrizi, dinakëri dhe të gjitha këto shfaqen si bindje, tani kalon në qëndrim dhe në fund si krenari për detyrën që e bënë, pastaj flet për moral. Ore, pushtet i fëlliqtë, i pafytyrë, si mund të flasësh për dashuri, ideal, derisa je tiran mbi vetveten. Opozita e revoltuar përballë ndërhyrjeve (me metodat e fundit, pengimin fizik), me shprehjen e revoltës në moment të atypëratyshëm tregon një pajtim, kjo si mungesë force për të treguar vlerën përballë rreziqeve. Dëshpërimi edhe unë personalisht jam i dëshpëruar,”Gjykon dhe dëshiron gjithçka në përgjithësi dhe asgjë në veçanti” shkruan Camus. Në momentin kur njeriu i drejtë thotë jo, shfaqet dëshira për gjykim. Populli i shkretë 16-vjet ecën nën kamxhikun e pushtetit, dhe ja që tash e kundërshton. “Ai ia kundërvë atë që është e parapëlqyeshme asaj që nuk është’, vazhdon Camus. Vetëdijesimi së pari i disa individëve të arsimuar lindi revoltën dhe brenda kësaj revolte shprehej ndjenja për drejtësi. Populli duronte të gjitha keqtrajtimet (disa vazhdojnë t’i durojnë), përpara se Vetëvendosja të propagandonte për ngjalljen e impulsit kryengritës. Por, nuk vazhduan artistët. Është mungesë guximi, intuite, grupe klanore, anashkalim i realitetit në vend (në këtë realitet rriten fëmijët tonë), duhet të protestohet me art sepse mund të ketë ndryshime.

Përse pak e duan vendin vet? Pak e fare hiç jemi nacionalistë, por as unë nuk e përkrahi nacionalizmin dhe nuk duhet të mendohet si nacionalistë, por duhet ta duash vendin tënd. Ndoshta kjo dashuri , kjo lidhjeje mes nënës dhe fëmijës mungon, disi gjithnjë si të braktisur, jetojmë në vendin tonë si të huaj, endacakë, nuk ndjejmë shumë mall për të. Këtë e ndjejmë vetëm nëse jetojmë jashtë shtetit. Po u dashka braktisja për të lindur dashuria. Më kujtohet një fjalë e një turku i cili ende qëndron në Kosovë: “Gjatë luftës vërehej se sa ju shqiptarët e doni vendin tuaj, ku një përqindje shumë e vogël ka luftuar, derisa pjesa e madhe e ka braktisur vendin, po të ndodhte në Turqi, i vogël  i madh do mobilizohej për luftë”. Unë ja ktheva: “ Të gjithë kanë luftuar, dikush me laps dikush me pushkë, dikush edhe në mërgim”, mundohesha ta arsyetoja popullin tim. “Ja nuk mjafton duhet ta duani më shumë vendin tuaj”, ma kthej ai.

Populli, intelektualët dhe artistët në një farë forme janë rob, nëse nuk e refuzojnë urdhrin poshtërues të pushtetit, sepse gjatë refuzimit, refuzohet edhe gjendja prej robit. Vepra e cila krijohet nga artistët pavarësisht çfarë gjuhe, mjafton artistike, menjëherë ngul ndryshimin, sepse aty brenda ka opsion ardhmërive dhe ikjeje nga katrahura. Këta kritikë ndaj padrejtësisë ngritin tensionin, armiqësinë dhe urrejtjen. Nuk mund të garantoj se nga kjo mund të shtohet lumturia. Mjafton të dilet nga kjo. Artisti duhet të ngre zërin për të gjitha ekzistencat në vend sepse është vend i përbashkët, madje edhe për shtypësin, po ashtu të revoltuarin ka hapësirë për bashkësi, ndonëse solidare.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora