E marte, 08.10.2024, 06:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Isak Ahmeti: Ibrahim Kadriu - Buzëqeshje miqsh

E diele, 21.02.2016, 11:19 AM


Libri : Buzëqeshje miqsh, 3, Prishtinë, 2014, fq.155, i Ibrahim Kadriut, prezenton para lexuesit, studiuesit e pse jo edhe para politikanit, personalitete të njohura për të komunikuar, siç e ka thënë edhe M.Hysa( te Studime 7, SHB LSH, Prishtinë, 2014, drejtpërdrejt që, me krijimtarinë dhe veprimtarinë e tyre artistike, shkencore dhe politike, kanë lënë gjurmë në kohë, që radhiten në lagjen e madhe të figurave të ndritura të kombit,  në kujtimin e burrave të mëdhenj. Në këtë autori komunikon me 12 personalitete , prej të cilëve 9 në formën  e intervistave portrete dhe 3 në formën e intervistave ese. Do gjejmë në këtë libër  të intervistuar, ndër të tjerë edhe personalitetet siç janë : Fehmi Agani, Rexhep Qosja, Vehap Shita, Sanije Gashi, Ali Hadri, Astrit Bishqemi, Edi Shukriu, Muhahamed  Mufaku, Baki Ymeri, Lush Gjergji, etj. Vlen të theksohet në mënyrë të veçantë se përmes kësaj tipologjie , autori në fjalë , i ka vënë në piedestalin e duhur të kombit njerëzit që kanë lënë gjurmë të dukshme në kohë dhe histori...Natyrisht se ka emra dhe personalitete, të njohura,

që nuk janë përfshirë në 3 librat : Buzëqeshje miqsh, të Ibrahim Kadriut dhe që meritojnë " një lapidar të tillë shpirtëror madje edhe nga lëmi të tjera shkencore dhe artistike "(M.Hysa, vep. e cit.fq. 198). Le të shpresojmë se autori në fjalë  do ta bëjë më vonë, në rrugën që e ka nisur me Buzëqeshje miqsh!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora