E shtune, 27.07.2024, 03:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Jem një popull vëlla shqiptar

E shtune, 20.02.2016, 04:09 PM


Demir Krasniqi

 

Jem një  popull vëlla shqiptar

 

Prej Tivari e n’ Gostivar –

Jem një popull vëlla shqiptar !

 

Prej Prishtine der’ n’ Tiranë –

Jem një popull nga një nanë !

 

Prej Tomori në Korab –

Jem një popull nga një babë !

 

Që prej Shkupi e deri n’ Shkodër –

Jem një popull vëlla e motër !

 

Prej Gucie e n’ Çamëri –

Jemi motra e vëllazëri !

 

Prej Tivari e tej Preveze –

Kemi halla e kemi teze !...

 

Prej Presheve deri n’ Kavajë –

Të gjithë jemi nipa e dajë !

 

Prej Manastirit deri te Dibra –

Me një palë shkronja shkruajmë libra !

 

Prej Bajgore e përtej Vlore –

Me një palë shkronja shkruajmë n’ fletore !

 

N’ fusha , n’ male e n’ maje t’ gurit –

Jehon Himni :”Rreth Flamurit!”

 

Që nga jugu e në veri –

Valon shqipja kuq e zi !

 

Që nga lindja  drejt  perëndimit –

Këndohet kënga e Bashkimit !...

 

N’ Iliri n’ këtë tokë kreshnike –

Rroftë Shqipëria jonë Etnike !

 

Gjilan, më 10.01.2016.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora