| E shtune, 20.02.2016, 03:09 PM |
Demir Krasniqi
Jem një popull vëlla shqiptar
Prej Tivari e n’ Gostivar –
Jem një popull vëlla shqiptar !
Prej Prishtine der’ n’ Tiranë –
Jem një popull nga një nanë !
Prej Tomori në Korab –
Jem një popull nga një babë !
Që prej Shkupi e deri n’ Shkodër –
Jem një popull vëlla e motër !
Prej Gucie e n’ Çamëri –
Jemi motra e vëllazëri !
Prej Tivari e tej Preveze –
Kemi halla e kemi teze !...
Prej Presheve deri n’ Kavajë –
Të gjithë jemi nipa e dajë !
Prej Manastirit deri te Dibra –
Me një palë shkronja shkruajmë libra !
Prej Bajgore e përtej Vlore –
Me një palë shkronja shkruajmë n’ fletore !
N’ fusha , n’ male e n’ maje t’ gurit –
Jehon Himni :”Rreth Flamurit!”
Që nga jugu e në veri –
Valon shqipja kuq e zi !
Që nga lindja drejt perëndimit –
Këndohet kënga e Bashkimit !...
N’ Iliri n’ këtë tokë kreshnike –
Rroftë Shqipëria jonë Etnike !
Gjilan, më 10.01.2016.