E merkure, 09.10.2024, 08:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Pse nuk besoj në klerikë?

E diele, 21.02.2016, 11:42 AM


Pse nuk besoj në klerikë?

 

(cikël me poezi)

 

Nga Përparim Hysi

 

Pse nuk besoj në klerikë?

 

E them hapur:- Në klerikë nuk besoj

Të asnjë feje: pa dallim!

Në paksa, përgjithësisht, i fajësoj

Ta dinë që nuk është faji im.

 

Tempujt ku falen besimtarët, i  përdhosën

(Në radhët e tyre: imoralë, pederastë e pedofilë)

Kështu besimin tim e çrrënjosën

Sado që në radhët e tyre, mund të ketë dhe të mirë.

 

Me sjelljen e tyre janë treguar perversë

Dhe çfarë kanë bërë, me të vërtetë të tronditë

Nuk lahen fajet e tyre vetëm duke kërkuar ndjesë

Për disa syresh, pak janë dhe qelitë.

 

Del Papa dhe mbi ta lëshon mallkimin

Ixsin a Ypsilonin të çkishërojë

E vërteta: e kanë tronditur bessimin

Ndaj vetëm në ZOT besoj.

19 shkurt 2016

 

"Gënjejnë" të gjithë klerikët

 

"Gënjejnë" që të gjithë klerikët që thonë:

- Vetëm ZOTI shikoka thellë në zemër!

Por, siç duket, mua më "harrojnë"

Pse a nuk shikoj  në zemrën tënde, moj e paemër?

 

Unë e shoh mirë si rreh zemra jote përbrenda

(Pra, veç ZOTIT, qenkam dhe unë!!!)

Zemra jote rreh për mua, ta pret mendja

Se kot për ty nuk më zë  me shkumë.

 

E shoh zemrën tënde sikur ta kem në dorë

E ndjej atë si shpeshon dhe shton dridhjet

Pra dhe unë qenkam pakëz "shenjtor"

Ndaj them që "gënjejnë" klerikët.

15 shkurt  2016

 

Fundi

 

Dalëngadalë po shteret lumi

Pak nga pak shkurtohet "filli"

Sa brengosës që është fundi

Mbaron"vaj" që ka kandili.

 

Si ndërtesë që zë e prishet

Herë tavani, herë çatia

Po për fundin, ilaç s'gjindet

Paravdekja: pleqëria.

 

Pleqëria? Plot ankesa

Pse më"ha" a pse më "kruhet"

Sa e keqe është "licenca":

-Më "ha" e më"kruhet"

Në një"vend që s'thuhet".

 

Ca nuk shohin, ca nuk"ngrihen"

Veç ankesa për çdo orë

Me ilaçe zënë e mbyten

Mbetën veçse në doktor.

 

Mjerë ata që janë vetëm

Nuk flas kot, e kam me prova

Fundi veç ta "nxinë" jetën

Ndaj dhe vargjet kot s'i shkrova.

Tiranë, 21 shkurt 2016



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora