E diele, 28.04.2024, 04:12 PM (GMT+1)

Kulturë

Vehbi Haliti: Martin Marku, president i ''Nëna Tereze''

E diele, 27.09.2015, 04:57 PM


Martin Marku, president i Shoqatës „Nëna Tereze“ në Graz të Austrisë

Shkruan Vehbi Haliti

Martin Marku u lind më 12/10/1967 në fshatin Videj, komuna e Klinës (Kosovë). Rrjedh nga një familje bujare. U rrit në mesin e një familjeje  9 anëtarësh me 4 vëllezër e 3 motra. Shkollën fillore 4 vjeçare e kreu në Jagodë, ku u dëshmua si një nxënës me një talent në mësime e sidomos në lëndën e matematikës, historisë dhe letërsisë. Ishte pothuajse më i përgadituri në shkollë, në gjeneratën e tij. Qysh në klasën e parë kishte vizion për pjesëmarrje në recitime të vjershave, në manifestimet shkollore, por edhe në takimet që ishin në mesin e shkollave të asaj kohe. 4 vjet tjera të shkollës fillore i kreu në Klinë. Po në këtë vend e kreu edhe shkollën e mesme/ gjimnazin.

Qysh si nxënës i shkollës fillorë u muarr me poezi dhe me humor, ku pati rastin kur ishte ne klasën e 7-të të shkollës filloeë të fitonte vendin e par në Kosovë duke shkruar poezinë për Shokun Tito asokohe në suplimentin e gazetës Rilindja. Martini ishte i njohur edhe me skeqet e tij humoristike, duke qenë njëherit edhe si pjesëmarrës në takimet e shkollave të ndryshme në sektorin e historisë. Që nga përfundimi i shkollës së mesme, për arsye të mungesës së kushteve sociale, nuk kishte mundësi që të vazhdojë shkollimin. Kështusoj,  detyrohet që në moshën e rinisë të marrë rugët e gyrbetit.

Që në fillim u nis për në Kroaci, më saktësisht në Zagreb. Atje jetoi dhe punoi 6 vite me rradhë. Në vitin 1987-8 kur filloi të shkatërrohet ish Jugosllavia, në Treshnjevk të Cibonës formohët edhe LDK-ja për Shqiptarët e Kroacisë, ku njëherit ishte edhe delegat i rangut të lartë në atë kryesi. Falë Zotit, aty pati rastin të takohet për herë të parë me ish Kryetarin tonë historik, të ndjerin Ibrahim Rugova. Në këtë parti punoi plot 3 vjet me rradhë, pastaj morri rrugën për në Zvicër, ku qëndroi për 1 vit. Prej Zvicre erdhi në Austri, ku jeton dhe vepron sot e kësaj dite.

Si gjithmonë,  Martin Marku më së shumti është marrë me aktivitete humane. Në vitin 2004 filloi të punojë në intervale të ndryshme në Fakultetin Teologjik, në cilësi të menaxherit regjional në Kongresin që mbahej për çdo vit në muain shtator. Po në atë vit kreu shkollën për menaxher, dhë tërë kohën u interesua që në këtë Kongres të ketë pjesëmarrës edhe nga Kosova. Inisiativa dhe ftesa e tij u realizua, ngase erdhën shumë delegacione të rangut të ndryshëm në këtë forum të lartë që zgjati 3 ditë. Në kët Kongres morrën pjesë delegacione nga më së 15 shtetet të ndryshmë, kurse në vitin 2007 formoi edhe shoqatën e bamirësisë humanitarë „Nëna Terezë“ në Graz, ku u zgjedh kryetar i kësaj shoqate. Në ndërkohë në kuadrin e shoqatës bëri edhe shumë aktivitet tjera, duke ndihmuar nevojtarët, si me veshmbathje, poashtu edhe me pajisje spitalore, duke mundësuar në rrjetin e të sëmurëve për shërim në Austri. Për të gjitha këto dëshmojnë faktet dokumentare dhe fotografike. Qysh në vitin 2005 përgaditi një projekt i cili iu dedikua Nënës Terezë, kurse në vitin 2008 morri edhe dritën jeshile, respektivisht vizën nga Kuvendi Komunal i qytetit të Grazit.

Në vitin 2005 në një tubim të mbajtur në kafenenë e një diplomati shqiptar në Graz, pra në kafenenë „Fontana“ e Zotëri Petrit Kasëmi, në prezencën e 12 personave u vendos që të mirret kjo iniciativë, ku për obligim iu dha Zotit Martin Marku që të bëjë përpilimin e projektit. Mirëpo, përdërisa u bë projekti i cili ishte i nëvojshëm që t‘i plotësojë të gjitha kriteret, ësht shumë e qartë se duhej kohë përderisa u bë e mundur që projekti të përfundohet. Masa e cila ishte në mbledhjen e parë filloi të zbehet, kurse në takimet e rradhës gjithmonë vinte e binte numri i pjesëmarrësve. Mirëpo Zoti Marku nuk u ndal duke kërkuar veprim në këtë drejtim. Së pari filloi me kontaktet e partive politike në mënyrë që të ketë përkrahjen e tyre, pastai trokiti edhe në dyert e shumë institucioneve të ndryshme e deri te shoqatat jo qeveritare. Në ndërkohë merrej edhe me menaxhime në Universitetin e Grazit.

Një kapitull i veçantë janë edhe aktivitetet e tij, që nga fillimi e deri në ditët tona, një histori e bujshme dhe e dëshmuar, ku çdo gjë do të jetë e ilustruar me fotografi, në mënyrë që lexuesit të kenë mundësi të njihen më njërin nga veprimtarët më të zellshëm të diasporës sonë. Që nga fillimi i menaxhimit, në Kongresin e Unionit në Graz në vitin 2004 fiton në pjesëmarrje nga institucionet e Kosovës atëherë ende e pavarur, por dëshira dhe vullneti i tij ishte që të ftohet në atë Kongres një delegacion nga Kosova, ku do të përmendet Kosova si Kosovë me kryeqendër Prishtinën. Në atë vit pati të ftuar ish/zëvëndës/ministrin e Bujqësisë, Zotin Tom Hajdarin dhe profesorin për hulumtime shkencore Zotin Muhamet Shatrin.

Edhe një shtatore e Nënës së madhe

Nga Vehbi Haliti (Graz Austri)

Në një atmosferë festive Grazi, si qytet kulturor Evropian, ishte përgatitur për të pritur Nënën e madhe shqiptare, me krah të hapur, si asnjëherë më parë. Që në mesditë valonin flamujt shtetëror dhe ata kombëtar, mu në qendër të Grazit. Njerëz të ardhur nga të gjitha anët e Evropës, kishin vërshuar sheshin ku ishte vendosur Shtatorja, si ndonjë dasëm e madhe shqiptare në qendër të Evropës. Dhe ashtu si ishte edhe paraparë nga Shoqata,,Nënë Tereze’’ në Graz, në bashkëpunim të këtij organizimi edhe me organet vendëse, u mbajt simpoziumi për Nënën Tereze. Në këtë simpozium u paraqiten me punimet e tyre, Dr.Egon Kapellari Arqipeshkëfi i Dioqezës Graz-Sekau, Presidenti i Karitasit- Franz Küberl, Prof.Dr.Ferdinand Angel-Dekan i fakultetit teologjik në Graz, Dr. Leo Maasburg, Drejtor i misionit ,,Austria’’dhe një shoqërues shumëvjeqar i Nënës Tereze,z.Roswita Bauer- udhëheqëse e një kopshti interkulturor,z.Christine Brunnsteiner- moderatore e televizionit austriak ORF,dhe nga Kosova Don Marjan Marku etj.

Në këtë simpozium u shpalosen vepra të rëndësishme historike mbi Nënën Terezë dhe rolin i saj në botë, duke i dhënë vulë të veçantë historisë njerëzore në aspektin humanitar. Dhe derisa në sallë mbahej simpoziumi, në shesh i cili në një të ardhme të afërt do të quhet ,,Sheshi i virtyteve njerzore’’ jehonte muzika shqiptare, dhe minutat ndiqnin njëri tjetrin, duke arritur gjerë te caku që të gjithë e prisnin. Në një podium të improvizuar tani ç’do gjë ishte gati,moderatori fton të marr fjalën, kryetarin e Shoqatës Nënë Tereze në Graz bartësin dhe ideatorin e këtij projekti Martin Marku me një fjalim përshëndetës, ku falënderoi të gjithë ata të cilët në një mënyrë ndihmuan këtë projekt.Pastaj fjalen e merr zëvëndëministrja e Kulturë së Republikës së Shqipërisë zonja, Suzana Turku e cila me krenari foli për Nënën Tereze dhe përcjelli përshëndetjet e qeverisë Shqiptare të pranishmëve.

Fjalë rasti kishte edhe Sekretari i parë i Ambasadës së Shqipërisë në Austri z.Egin Ceka, ndërsa nga Kosova fjalën e kishte Ministri i kulturës, Rinisë dhe Sporteve z.Lutfi Haziri i cili shoqërohej nga Ambasadori i Kosovës në Austri, zt. Sabri Kiqmari dhe Sekretarja e parë e Ambasadës së Kosovës në Austri, zonja Zana Rugova. Ndërsa nga ana Austriake me një fjalim rasti u paraqiten, Franz Küberl President i Caritas-it, Leo Maasburg një njohës dhe shoqërues shumëvjeçar i Nënës Tereze,z.Ulrich Mertel nga Vjena, skulptor i Shtatores, Wolfgang Benedek Profesor universitar në Universitetin e Graz-it. Ndërsa i pranishëm ishte edhe Alfred Stingl një ish kryebashkiak i Graz-it dhe përkrahës i madh i këtij projekti, i cili ka dhënë një kontribut të çmueshum. Dhe pas ketyre fjalimeve, vie momenti të cilin të gjithë e kishin pritur, Kryetari i Shoqatës,,Nënë Tereze’’ zt. Martin Marku në përcjellje të një vashe me veshje kombëtare shqipëtare, dhe një djaloshi austriak gjithashtu me veshje kombëtare austriake, zbuluan Shtatoren duke i dhënë sheshit një misionare të paqes dhe mirësisë. Grupi artistik nga Kapfenbergu u paraqit me vallen e Shotës dhe atë të Drenicës, ndërsa me një pikë folklorike u paraqit edhe rapsodi, Shaip Mehmeti duke i dhëne këtij manifestimi një atmosferë të këndshme. Në anën tjetër aktivistët e Shoqatës ,,Stublla’’ nga Graz-i kishin përgatitur ushqime tradicionale nga Kosova si dhe shpërdanin pije freskuese falas për të pranishmit.

Diaspora shqiptare në Austri vuri një gjurmë të rëndësishme në histori

Menjëherë pas sheshit, festa vazhdoi në Kishën St.Ändra ku siç ishte edhe e prezantuar në program, me një fjalim u paraqit përfaqësuesi i bashkësisë shqiptare- islame të Austrisë z.Hafiz Murseli i cili foli për rëndësinë e personalitetit të Nënës Terezë në aspektin fetar dhe kombëtar, fjalim i cili u prit shumë mirë dhe edhe njëherë u dëshmua se Shqiptarët janë shembull në botë se në çfarë tolerance dhe bashkëpunimi jetojnë bashkësitë fetare tek shqiptarët. Në pjesën e rezervuar programore për program kulturor, grupi artistik nga Kapfenbergu u paraqit me disa valle duke krijuar një atmosferë vërtet festive, për të iu lënë skenën pastaj tenorit të njohur nga Kosova Luan Durmishi dhe Bajram Lushaj të përcjellur në piano nga Pranvera Hoxha. Interprentimi brilant i tyre zgjoi kurreshtjen e të gjithë të pranishmëve me pjesët e zgjedhura nga autorët e huaj dhe ata shqiptar. Ky grup i ardhur nga Kosova ishte ide edhe kontribut i Shoqatës Austriako-Kosovare në krye me Niq Krasniqin. Në fund këtij grupi ju bashkangjit edhe Semelip Tafallari në keybord me disa këngë të lehta argëtuese duke krijuar një laramani zhanresh dhe duke plotësuar shijet për çdo kënd.

Aktivistëve dhe personaliteteve të cilët kontribuan në këtë projekt iu shpërndan edhe mirënjohje për kontributin e dhënë në këtë projekt madhor. Duhet të ceket se mediumet televizive dhe sidomos ato të shkruara Austriake i dhanë një publicitet të jashtëzakonshëm këtij projekti, gjë e cila nuk vlen edhe për ato shqiptare përveç RTK-së dhe gazetës ,,Bota Sot’’ e cila prej fillimit ka përcjellë këtë manifestim. Shoqata ,,Nënë Tereze’’ falenderon Ambasadën e Kosovës në Vjenë si dhe Ministrin e Kulturës, Rinisë,dhe Sporteve, Ambasadën e Shqipërisë në Vjenë si dhe individët, Nderim Istrefin,Sokol Veselin,dhe Osman Krasniqin për kontributin më të madh në mjete materiale dhe natyrisht të gjithë të tjerët të cilët ndihmuan në kuadër të mundësive të tyre. Nga ana Austriake kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë edhe Hermann Glettler si bartës organizativ nga pala Austriake. Në fund mund të themi se Diaspora Shqiptare në Austri, në qytetin e Graz-it vuri një gjurmë të rëndësishme të historisë së saj, e cila do të mbetet për gjeneratat e ardhshme një simbol me të cilin mund të krenohen.

Shqiptarët patën fatin të jenë krenar me shumë emra të mëdhenj të arteve të ndryshme, por edhe të jetës, por krenari të veçantë dhe shumëdimensionale për neve është që nëna me famë botërore, nëna që fitoj zemrat e njerëzimit me veprat e saj humanitare, ishte shqiptare.

Njëqind e dy vite më parë, me 26 gusht 1910, lindi një grua, e imët në trup, por e madhe në shpirt e në zemër, që për shumë njerëz në botë sot njihet si e shenjtë. Nga të gjithë njihej me emrin Nënë Tereza. E lindur në trojet shqiptare, por pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Indi. Shumë shpejt ajo do të bëhej simbol i dashurisë për të varfëritë, të sëmurët dhe të vetmuarit. E nderuar me çmimin Nobel për humanizëm, e lumturuese nga Papa Gjon Pali i Dytë, është vetëm kjo Nënë Shqiptare.

Kërkesa për vendosjen e shtatores së Nenë Terezës në qytetin e Gaz-it është bërë nga komuniteti shqiptarë dhe shoqatat që veprojnë aty, shumë më parë. Shoqata me të njëjtin emër me kryetarin e saj Martin Marku kishte bërë kërkesat me kohë pranë organeve austriake. Martin Marku kishte harxhuar shumë mund dhe energji, për të kërkuar ndihma materiale, për realizimin e këtij projekti. Me rastin e 100 Vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, shtatorja e Nënës Terezë zuri vendin në oborrin e Kishës Katolike Kalauer në Kalauerstrasse nr. 52 Graz. (Fragment nga Bota sot)

Mirënjohje për shqiptarin nga Grazi

Enti per zhvillimin e kultures se Landit te Shtajermarkut ne Austri ne shenje mirenjohjeje per punen e bere qe nga viti 2003 dhe deri ne vitin 2014 shperblen me mirenjohje zt. Martin Marku nga Grazi.

Në vazhden e permbylljeve vjetore te punes se aktivisteve te ndryshum ne fusha te ndryshme e ne kete rast te kultures Landi i Shtajermarkut shperblen me mirenjohje z.Martin Marku nga Grazi.Ne te vertete, zt. Marku shquhet si aktivist i denje ne fushen e kultures dhe humanizmit. Ne kete rast duhet te permendim projektin e ngritjes se shtatores se Nenes Tereze ne Graz,si dhe aktivitetete te ndryshme humanitare ne ndihme te personave me nevoja per ndihme shendetesore nga Kosova.Te gjitha keto nuk kaluan pa u vrejtur nga nje komision nga kjo republike per te vleresuar nje pune nga viti 2003-2014.Ne nje konkurenc te forte nga miqte austriak dhe te huaj, Marku ishte padyshim nje konkurent i denje edhe pse propozimet ishin te dhena nga komisioni me miqe austriak.Ne kete aspekt dalengadale puna e shqiptareve po vehet ne pahe edhe nga te tjeret, nje dukuri pozitive e cila jep me shume motivim per pune te metejme.Puna e shqiptareve tani nuk po kufizohet vetem ne aspektin nacional por edhe ne aktivitete te ndryshme te organizuara nga vendasit.Kjo eshte nje shenje e mire se tani shqiptaret integrimin e tyre e shohin jashte levozhges nacionale duke u bere faktor i rendesishum edhe ne jeten e vendeve ku jetojne.Ky eshte nje shembull i mire i cili duhet te ndjeket nga e gjithe diaspora.

***

Ne nje takim letrar te organizuar nga shoqata ne Kaphenbert njeherit i organizuar nga organizatori i mirnjohur Zoti Vehbi Haliti .Ne ket takim kishte shum e shum njerz te te gjitha trojeve Austrijake po njeherit pat edhe nga Zvicrra.Ishte me te vertet gjithqka ne rregull ne te dy gjuhet pra ne gjuhen Shqipe dhe Gjermane e organizuar ne nje shkall shum te lart .Kurse sa i perket recitimeve te poezive ishin me te vertet paksa te zbehura perderisa nuk u shfaq ne bin Zonja e mirnjohur siq edhe e dim nena e leteresis ne poezi pra Zahide Marije Ukaj e cila me te vertet me nje poezi shum shum te bukur dhe paksa humoreske e ngjalli binen dhe i zgjoj pjesmarresit,pastaj nje presentim shum prekes nga nje qun i cili me fjalet e ti prekse beri hov dhe me ne fund me nje valle nga bisnica.Pra miq te nderuar mua nuk me mbetet adgje tjeter veqse komplimente ne organizatorin, falenderim ne Zonjen Ukaj qe na zgjoj nga gjumi dhe njeherit ju pershendes te gjithve deri en takimin e radhes flm shum ne mirkuptim.

Me 16 04 2015 per nje vizit Zyrtare te parit te Prishtines Shpend Ahmeti ne Graz te Austris u mireprit nga i pari i Grazit Sigried Nagell i shoqeruar nga Martin Marku dhe Mazelle,ishte nje takim shum i fryteshem po edhe shum tolerant. Bau Kultur Shteiermark ben ndarjen e çmimqve ne sektore te ndryshme per aktivitetet e bera ne ndryshimin e kultures dhe ndertimit prej vitit 2003 deri ne vitin 2013. Ne sektorin e kultures ndihem shume krenar qe zhirija e vendit si vlersim pune ne aktivitetin e ber ma ndau mua.E falenderoj shume vendin e Shtajermarkut. Faleminderit dhe Respekt per te gjithe!

Duke ju falenderuar organizatorve kryesor per ket mbremje te mrekullushme pra Zotit Naser Sherifit me bashkeshorten Adrijanen me ftesen e tyre ishim edhe ne present ne ket mbremje,ju falenderojm shum besoj se do te ket prap takime te keti lloj pershendetje nga Martini Baca Tahir Vehbija Islami Jahiri nga Grazi Kapfenbergu Knitellfelldi dhe Rotenman.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora