Kerko: a
Florim Zeqa: Shqiptarët ngritën flamurin në Rovereto
E enjte, 14.05.2015, 08:00 PM
Shqiptarët e bashkuar ngritën
flamurin kombëtar në "Këmbanën e paqes" në Rovereto
Shkruan Florim Zeqa
Ditë më
parë në Rovereto (Itali) u mbajt një manifestim briliant, i ideuar nga
themeluesi i shoqatës së parë shqiptare në këtë zonë, zoti Alfred Isufi i cili
e dhe pse tashmë me banim të përkohshëm në Gjermani, është i pranishëm për 5
vite radhazi në Vall di Colle në ceremoninë e ngritjes së flamurit tonë
kombëtar,...në një vend piktoresk që ndodhet ndërmjet liqenit të Gardës e
lartësisë me emrin "Këmbana e Paqës" në qytetin Rovereto (Itali), ku
bukuria e pejsazhit natyror shpalos edhe madhështinë e një sheshi të bukur me
një amfiteatër, ku përgjatë perimetrit të tij valëviten 92 flamuj të shteteve
të ndryshme të botës, që simbolizojnë lirinë dhe paqen ndërmjet kombeve .Të
ftuar nga drejtuesit e shoqatave Shqiptare “Besëlidhja” (Rovereto) me kryetar
Miltjadh Ziu, shoqata “Vatra”(Ala) me kryetar Sokol Abazaj, shoqata ”Shqiponja”
(Arco) me kryetar Shkëlqim Danaj, shoqata “Rinia” (Riva del Garda ) me kryetar
Erio Korani dhe shoqata “Artisti” (Rovereto) me kryetar dhe njëkohësisht
drejtues artistik i manifestimit Aleksandër Kolshi të cilët organizuan një
ceremoni të mrekullueshme në frymën kombëtare.Madhështia e këtij sfondi të
bukur mes malesh, me flamujt valëvites karshi këmbanës madhështore, me diametër
3.21 m dhe lartësi 3.36 m, e tëra e derdhur në bronx, me mbetjet e topave të 19
shteteve pjesmarrëse në luftë, e realizuar në Trento “Fonderia Colbaccini” në
vitin 1924 me peshë 22,6 tonë, shton kuriozitetin e shumë vizitorëve për të
shijuar dekoracionin e saj mahnitës.Timpanet e këmbanës me 100 goditjet e saja
ç’do mbrëmje përcjellin notën "Si bemol maxhor", në përkujtim të
dëshmorëve të rënë në luftërat për liri. Përmirësimi në punim i kësaj këmbane
ka përfunduar në vitin 1964 .Sheshi, ndër kohë mbushet me zërat e fëmijëve të
shumtë në numur e të shoqëruar nga prindërit e tyre të ardhur nga dhjetëra
kilometra larg për të festuar këtë ditë të shënuar.Ndjenjë dhe kënaqësi e
veçantë është të shikosh aq shumë fëmijë shqiptar, edhe pse të lindur në vend
të huaj (Itali),...prindërit e tyre i rrisin dhe edukojnë me dashurinë për
Shqipërinë dhe trojet etnike, duke i shoqëruar në shkollat dhe kurset e gjuhës
shqipe, të cilat funksionojnë në saje të vullnetit dhe atdhedashurisë, përkushtimit
të pandalshëm të prindërve dhe aktivistëve të shoqatave të kësaj zone .E
veqanta e këtij manifestimi ishte pjesmarrja e dhjetë shoqatave të tjera
shqiptare të ardhura nga provinca dhe regjione më të largëta; nga Fermo
kryetari shoqatès “Skënderbeg” z. Hamit Korogjafi, nga Treviso nënkryetari
i“UNIKOMB” për Diasporë me seli në Zvicër, z. Agim Mulosmani me veprimtarin e
devotshëm të çështjes kombëtare z. Selim Musaj (kryetar nderi i
"UNIKOMB") dhe veprimtarin z. Ilir z.Hoxhaj, e të tjerë, nga shoqata
“Shqiponja” Reggio Emilia, kryetari Klodian Cami dhe nënkryatari Haki Maze,
kryetarja e shoqatës “Dona Altrove “në Brescia, poetesha Valbona Jakova ,
përfaqësues të shoqatës “Interaction “(Brescia) Petrit Aliaj , Xhevit Tanushi,
nga fakulteti i gjuhëve të huaja nga Brescia studentja Lori Duka, shoqata e
"Shkrimtarëve dhe Artistève për Diasporën “dega Itali e përfaqësuar nga
Tonin Nilkiolli.Në këtë takim pjesëmarrës ishte edhe presidenti i
"Federatës së Shoqatave të Bashkuara Shqiptare në Itali" (F.N.A.I) z,
Ndue Lazri.Manifestimin me praninë e tij e nderoi kryetari Bashkisë Rovereto z.
Alessandro Miorandi së bashku me presidentin e "Këmbanës së Paqes" z.
Alberto Robol etj.Hapja e manifestimit filloj me ngritjen e flamurit tonë
kombëtar nga Alfred Isufi, në sfondin e qiellit që kaplon malet për rrethë
duket sikur shqiponja me flatra gjatë shpalosjes së flamurit kombëtar me
shkabën dykrenare, duke i treguar botës se bijtë e saj edhe pse në dhe të huaj,
i kanë rezervuar asaj një vend në altarin e nderit pranë "Këmbanës së
paqes".Gjatë ngritjes së flamurit kombëtar, bashkarisht të gjithë
pjesmarrësit me emocione e kënduan hymnin tonë kombëtar; "Rrethë flamurit
të bashkuar...."Pas ngritjes së flamujve fillon pjesa e programit
artistik. Moderatorët e programit fillimisht e ftojnë poetën Lumturi Plaku e
cila reciton poezinë e legjendës së flamurit.Laramania e kësaj feste të bukur,
e drejtuar nga mësuesja e gjuhës shqipe Cristina Xhakolli i lë radhënn grupit
të fëmijëve që këndojnë këngën patriotike: "Dua më shumë Shqipërinë",
për të vazhduar me një valle çame e vajzave me kostumet e përgaditura nga vet
ato dhe nën koreografinë e të palodhshmës, mësuesës Cristina Xhakolli .Magjepse
dhe dhe me një harmonizim të shkëlqyer u vazhdua me polifoninë labe të kënduar
nga grupi i burrave, ku iso e tyre mer rrugën luginave si një dallgë e lehtë
vallëzuese tejë e tejë hapësirave të luginës në Colle .Grupi i valleve të
përziera shqipe, nën interpretimin e artistit Edvin Picalli me të shoqen
elektrizoi atmosferën ku shumë të pranishëm vallëzuan së bashku vallet
bogonishte, napolon..etj.Në këto momente dallojmë kryetarin e bashkisë z.
Miorandi i cili fotografohet nga mjeshtri i fotografsë Llesh Pjetri duke pozuar
me miqte tij shqiptar me duart e kryqëzuara..Të gjitha këto janë shprehje e konsideratave
për ta dhe familjet e tyre, ku z. Miorandi i citoi në fjalën e tij
përshendetëse me respektin dhe konsideratat më të larta ndaj emigrantëve
Shqiptar, në mardhëniet e e shkëlqyera dhe bashkëjetesën multietnike në këtë
mjedis.Në përfundim të manifestimit, disa anëtar të këshillit drejtues të
"Federatës së Shoqatave Shqiptare në Itali", nën drejtimin e
presidentiti të saj z. Ndue Lazri arritën të realizojnë një takim të frytshëm
me përfaqësues të shoqatave “Besëlidhja”, “Vatra “, ”Shqiponja” , “Rinia",
“Unikomb”, “Shkrimtarët dhe artistët “ si dhe me kandidatin për në këshillin e
komunës Rovereto z. Ilirjan Xhakolli..Nga përfaqësuesit e shoqatave të
sipërpërmenura, zotërinjët; Miltjadh Ziu, Shkëlqim Danaj, Sokol Abazaj, Erio
Korani, Petrit Aliaj, Selim Musaj etj. u fol për objektivat e bashkëpunimit me
Federatën e sapo formuar të shoqatave për një angazhim të përbashkët në
mbrojtje të interesave të emigrantëve shqiptar si edhe zgjerimit të mëtejshëm
të Federatës.Pas programit artistik, përfaqëesuesit e shoqatave ftohen në
ambientet e shoqatës “Besëlidhja” nga zonja Cristina Xhakolli dhe bashkëshorti
i saj Italian Renzo Bonafini .Hyrja në këto ambiente, befasoi me odën burrave,
të shtruar si një herë moti me sofër e postiqe, oxhak tradicional e vegla
muzikore popullore si; çifteli, lodër, dajre e orendi të ndryshme shtëpiake si
komplete kafeje, xhevze, ibrikë etj ,E gjithë kjo është rezultat i një pune
pasionuese, vullnetare dhe shprehje e dashurisë për vendlindjen. Ishte kjo një
copëz e Shqipërisë me vlera të pa llogaritshme të traditës dhe artit të bukur
shqiptar. Cakërrimi i gotave të rakisë ishte një tjetër suprizë që ofroi Renzo
Bonafini, i cili gjithëçka të tijën e kishte vënë në përdorim të shoqatës
"Besëlidhja".Vizita në lokalet e mësimit plotësues të gjuhës shqipe,
në klasën e fëmijëve, aty ku mësohet dhe kultivohet gjuha e bukur shqipe,...nuk
mund të mos admirosh përpjekjet e emigrantëve tonë që më përkushtim të
jashtzakonshëm krijojnë kushtet për mësimdhënie dhe mësimxënje në përpjekje të
vazhdueshme për të dalë fitimtar në luftën kundër asimilimit të gjeneratave të
reja.Darka e përbashkët me të ftuarit dhe me familje të komunitetit shqiptar
përmbyllë ditën e bukur festive në Rovereto Itali).