Udhëpërshkrim
Asllan Dibrani: Festivali poetik i krijuesve
E merkure, 13.05.2015, 06:57 PM
Festivali poetik i krijuesve në
Mërgatën Shqiptare pjesë e thesarit të letërsisë shqipe
Ky dhe këto mënyra takimesh janë origjinale në llojin e vet të krijimtarisë. Ky takim dhe ata pasues kanë synon të rizgjojë vlerat për artin ,kulturën dhe letërsinë tonë dhe mbarëvajtjen e Mërgatës Shqiptare . Takimet e këtij lloj pa dyshim do të jenë edhe një pjesë e thesarit tonë në zhvillimin e artit dhe letërsisë shqiptare.
Nga Asllan Dibrani
Edhe
gjatë këtyre ditëve u festuar dita ndërkombëtare e punës,1 maji
kudo në Botë. Kjo ditë është festuar edhe në mesin e kombit tonë
në Shqipëri në Kosovë dhe ma gjerë në trojet tona .Kjo festë krijuesit e
Mërgatës Shqiptare i gjeti krejt në aktivitete tjera jo të festës,por të punës
aty ku ju rrah zemra çdo ditë dhe vargu
që e shkruajnë. Me këtë se cili ja
mësyu takimit tradicional orës se madhe
poetiko-letrare në
Pjesëmarrës që nderuan këtë takimi pati edhe nga
institucionet e Shtetit të Kosovës (përfaqësues nga Ministria
e Mërgatës Shqiptare), si Përfaqësia Diplomatike në
-Pra në ditën e këtij takimi krijuesit bënë me
mijëra kilometra rrugë për t'u takuar
me miqtë dhe vëllezërit e vete nëpër Evropë që janë yjtë
gravituese të vlerave dhe artit
shqiptar. Vet fotoja e marrë se bashku
në këtë takim ishte një pasqyrë dhe logo e
orës letrare tradicionale "Pavarësia" në
Takimi tradicional i filluar para 8 vitesh po merre përmasa çdo vit ma shumë me bashkimin e krijuesve të rinj , shkrimtarëve, dhe artistëve anembanë Evropës.
-Lidhja e shkrimtarëve çdo vit po shton fondin e veprave të veta në gjinitë letrare prozë dhe poezi. Hapjen e tubimit e bëri zoti Hasan Qyqalla ndër të tjera po shkëpusim disa pjese nga teksti permajtsor kushtuar këtij takimi madhor. Pos përshëndetjes se të pranishmeve dhe urim mirëseardhje ai për artin dhe vlerat e krijuesve në Mërgatë tha:
"Arti i mirëfilltë e mban çelësin e portës, përtej dëgjimit e vështrimit tonë, përtej asaj që njohim në komunikimin tonë me qiej e hyjnorë. Mbase, epokat janë dëshmitare “kryeneçe”, do të thoja, që nuk ka fuqi në botë që mund t'i pengojë integrimet shpirtërore. Prandaj, integrimi shpirtëror është çelës në duart tona, që ne krijuesit mërgimtarë kujtoj, ia dolëm, e që si proces duhet t’ju paraprijë edhe integrimeve tjera, si integrimit ekonomik, politik apo fiziko-gjeografik. Ndryshe është arkitektura e pasioneve, ëndrrave, e mrekullive, bardhësive dhe humanitetit. Tani, nuk dijë se ka mjeshtri më të përkryer se arti kur nxjerrë vargje, piktura apo skulptura që komunikojnë në heshtje me publikun, me kritikën apo me artdashësit. Ta nxjerrim për një çast kryepersonazhin e mirësisë globale “Nënë Terezën”...! Shtohet pyetja a dinë të më thotë njëri sa vargje i janë shkruar, sa piktura gjegjësisht portrete i janë bërë, sa monumente i janë ngritur “Nënës së “vogël”, por me shpirt të madh”!?
-Janë të panumërta...! Prandaj kisha arsyen që mora “Nënëmadhen”si shembull , pasi jo vetëm na zgjoi krenarinë kombëtare, por edhe na mësoi me urtinë e saj humane, ose të jem më pragmatik, ne morëm mësime drejt realizimit të synimeve dhe objektivave tona në botën perëndimore.
Arti i qeverisjes është organizim i adhurimit”!
Rrjedhimisht, gjithnjë kundruall këtij “Arti të qeverisjes...” në shtetet ku jetojmë, veprojmë e krijojmë, sot kemi arritur të ngrisim ura miqësie, bashkëpunimi e identifikimi, padyshim, jo vetëm në fushën e artit, por kujtoj në çdo pore të jetës...! Këtë funksionalizim strukturor e socio - institucional, do të donim ta jetësojmë edhe në shtetet e origjinës prej nga vijmë..., e të mos shohim akoma skena të llahtarshme trafikimi deri të tragjikja...! Mbase nuk është rastësi se të urtit thonë “Arti i prinë politikës...” e përfundoj nder te tjera z.Qyqalla! Pos zotit Hasan Qyqalla fjalën morën edhe zoti Fran Tanushi,Mentor Thaqi z,Seveme Fetiqi,që e udhëhoqën takimin. Pastaj përfaqësuesit e Konsultës së Kosovës z. Astrit Zemaj dhe Fatmire Musliu i përshëndeten të pranishmit që lanë mbresa të mëdha entuziazmuese për vlerat e takimeve të tilla ,por edhe sinjalizuan procese pozitive në të ardhmen e Diasporës Shqiptare. Ata u zotuan ti shtyjmë përpara këto parametra dhe ta ndërtojmë shtetin tonë te përbashkët. Në vazhdimin e seancës së parë të takimit pati edhe përshëndetje nga përfaqësuesit e Lidhjes së Krijuesve Shqiptare nga Austria , Zvicra ,Italia, Greqia,Hungaria , Çamëria,nga Unioni i Biznesmenëve Shqiptarë në Gjermani etj. Mjaft kontribuuan në rezymetë e tyre lidhur me ecurinë e krijimtarisë në Mërgatën Shqiptare. Qëllimi i takimit ishte edhe "Festivali poetik" gara poetike qe konkurruan mese 21 poet me poezitë e tyre.
Pas një pauze 20 minutëshe u bënë edhe 4 promovime librash nga krijuesit e Mërgatës dhe u ndanë shpërblimet e 4 poetëve ma të mirë. Në përfundim të takimit bënë foto të përbashkëta miqësore.
Le të mbesin ky dhe takimet e tilla në të ardhmen "Odë" e gërshetimit të zhanreve të letërsisë në Mërgatën Shqiptare. Takimet e këtij modeli le të mbesin mesazh t'i bashkoje artistët shqiptar ngado dhe kudo që ndodhen pavarësisht nga kufijtë që na ndajnë!.
Oda e mërgatës shqiptare të jetë mikpritëse e penave të reja. Ky dhe këto mënyra takimesh janë origjinale në llojin e vet të krijimtarisë. Ky takim dhe ata pasues kanë synon të rizgjojë vlerat për artin ,kulturën dhe letërsinë tonë dhe mbarëvajtjen e Mërgatës Shqiptare . Takimet e këtij lloj pa dyshim do të jenë edhe një pjesë e thesarit tonë në zhvillimin e artit dhe letërsisë shqiptare.