Speciale » Andrea
Fotaq Andrea: Zëri “Albania” në revistën franceze
E diele, 16.11.2014, 10:24 PM
Zëri “Albania” në Revistën Antropologjike franceze të vitit 1876
Nga Fotaq Andrea
Dy vjet para se të mblidhej Kongresi i Berlinit, në qershor 1878 ku, për herë të parë do shkëputeshin brutalisht nga trungu amë troje të tëra historikisht shqiptare për të kënaqur lakmitë e shteteve fqinje të Shqipërisë, revista e mirënjohur franceze Revue d’Anthropologie, e drejtuar nga shkencëtari Paul Broca (1824-1880), do botonte në vëllimin e pestë të saj, më 1876, zërin “Albania”, me të dhëna të hollësishme të karakterit historik, gjeografik, demografik, linguistik e antropologjik. Artikulli është i nënshkruar nga Bertillon e Guillard, dhe me sa duket, bëhet fjalë për çiftin bashkëshortor Louis Adolphe Bertillon e Zoé Guillard, të dy antropologë e mjekë të njohur, si dhe miq të historianit Jules Michelet e të Profesorit Paul Broca, pionier ky i antropologjisë fizike dhe themelues i Shoqërisë parisiane të Antropologjisë më 1859.
Nga vetë bibliografia e pasur që kanë shfrytëzuar autorët e zërit “Albania” vihet re serioziteti i tyre për të kapur e trajtuar çka përbën themeloren dhe thelbësoren e një kombi, vetë shpirtin shqiptar, dhe konkretisht: origjinën e tyre të lashtë, gjuhën e veçantë që zotërojnë, shtrirjen dhe përhapjen e tyre, karakteristikat demografike, tiparet fizike e antropologjike të shqiptarëve, doke e zakone dhe, më në fund, shumë përmbledhtas, disa elementë patologjikë. Burimet bibliografike nisin me Frang Bardhin dhe Fjalorin e tij latino-epirot, duke vijuar me Padre Francesco Maria da Lecce, me Ksilander, Hobhaus, Holland, Pukëvil, Ami Bue, De Reorn, X. Heuschling për të përfunduar me studiuesin frëng Hecquard.
Si bëjnë
një përshkrim të hollësishëm të shtrirjes gjeografike të vendit të quajtur
Më pas, jepen përimtësisht karakteristikat e gjeografisë fizike të vendit të përbërë nga nëntë vargmale me lugina të thella dhe me lumenj të shumtë (dymbëdhjetë lumenj të cituar një për një) që i përkasin periudhës së kretakut, me liqenet, kënetat (plot peshq), stacionet termale dhe elementët klimatikë të veçantë sipas vëzhgimeve termometrike të doktor Ami Boué-së. Nuk lihen mënjanë elementët karakteristikë të faunës dhe florës shqiptare, mjedisi pastoral, kafshët e ngarkesës, fushat e mbjella me drithëra, sidomos në Shqipërinë e Epërme që janë shumë pjellore, patologjitë kryesore, etj. Por çka tërheq vëmendjen e autorëve është vendosja e duhur e qyteteve të Shqipërisë nga ana shëndetësore, në përshtatje me gjeografinë fizike të vendit. Autorët theksojnë kështu se “... trevat e banuara të Shqipërisë gëzojnë përgjithësisht një lartësi të përshtatshme për shëndetshmërinë e banorëve. Përjashtim bëjnë këtu qytetet e bregdetit apo vendosur buzë lumenjve. Alesio [Lezha] nuk është veçse 11 metra mbi nivelin e Adriatikut; Skutari [Shkodra] i ka mbjellë portokajtë e vet në lartësinë 30 metra; ura e Beratit mbi Lum [Osum] është në lartësinë 42 metra. Por në Epir, (ndonëse cilësohet, thonë autorët, si Shqipëria e Ulët), lugina e Konicës e ka shkurrnajën e vet të boronicës në lartësinë 500 metra dhe qyteti i famshëm i Janinës ngrihet përmbi 500 metra.”
“Albanezët, që turqit dhe serbët i quajnë arnautë, i veshin vetes emrin Shkipëtarë, që në gjuhën e tyre do të thotë banorë të shkëmbenjve. Rrënojat qiklopike të Helës (Kastricë), të Kardhiqit, të Dovrës, të Shimarës [Himarës], të malit Spano, etj. mjaftojnë ndoshta për të vërtetuar se ata janë të racës pellazgjike; por, një provë edhe më e sigurt gjendet në lidhjen e ngushtë të gjuhës shkipe me gjuhët indo-europiane dhe konkretisht me sanskritishten. Kjo përafri shfaqet jo vetëm nëpërmjet përbashkësisë së rrënjëve të fjalëve, por edhe nëpërmjet lakimit të emrave dhe zgjedhimit të foljeve, nëpërmjet rasave, me apo pa nyje, zgjedhimit me dhjetë mënyra dhe në tri forma, si dhe nëpërmjet numrit të tingujve dhe të shqiptimeve bazë, që e bëjnë alfabetin e tyre të folur të jetë me një të tretën e tij më i plotë nga ai i grekëve, duke iu afruar pasurisë së alfabetit indian. Kur u desh të shtypej në Korfuz Bibla shqiptare me shkronja greke (meqenëse shkipëtarët nuk kanë alfabet të shkruar), u desh të shtoheshin nëntë germa... Gjuha shkipe ka tinguj grykorë si ajo e keltëve, fishkëllueset të llojit th të anglezëve dhe për më tepër ka bashkëtingëllore ndeshëse, mrp, ntr, ntzq, kth, gkr, të cilat e vështirësojnë shqiptimin për të huajt. Është nga ana tjetër një gjuhë e fuqishme dhe ekspresive. Ka dy dialekte kryesore, atë të gegëve, folur në Shqipërinë e Epërme apo në Gegëri, dhe atë të toskëve, përhapur në Epir.
Shihet
gjuha shqipe si e prejardhur nga ajo e ilirëve të lashtë. Dijetari Chavée thotë
se ajo ishte e folur në lashtësi në Maqedoni, në Traki dhe në Azinë e Vogël.
Historia e shkruar, që nuk ka ruajtur drejtpërdrejt monumente nga ekspansioni
fillestar i Arianëve, flet megjithatë për një stacionim të Albanëve në Kaukaz,
përgjatë detit Kaspik. Emri i kësaj treve ishte
Në mungesë të një administrate të rregullt dhe të regjistrimeve të vërteta janë formuluar vetëm hipoteza përsa i përket sasisë numerike të kombit shqiptar. Vetë hipotezat kanë qenë mjaft të kundërta.
X. Heuschling, si dhe Statistical Tables, paraqitur në parlamentin anglez (Foreing Countries, LVIII, sesioni 1857-58), përmendin, një census që do ketë ndodhur më 1844, dhe që e çonte numrin e shqiptarëve në 1.500.000 banorë në perandorinë turke. Doktori Ami Boué, që ka bërë në vend një qëndrim të zgjatur me studime të thelluara, mendon se shkipëtarët nuk janë më pak nga 1.600.000. De Reden jep gjithashtu po këtë numër. Në përputhje me këtë shifër, kemi si popullsi të veçantë 59 banorë për kilometër katror për Epirin, 27 banorë për Shqipërinë e epërme dhe të mesme. Është shifër shumë më e lartë nga Serbia, që ka 18 banorë për kilometër katror, ndërkohë që në Bosnje e në Kroaci kjo shifër nuk shon më shumë nga 16 (sipas të njëjtave vlerësime).
Veçse Albanianët nuk janë të përfshirë të tërë në kufijtë politikë të vendit që mban emrin e tyre. Ata shtrihen përtej Drinit të bardhë, në pjesën perëndimore të Mesisë së epërme, në fushën midis Prizrenit dhe Ipekut [Pejës], në atë të Prishtinës, dhe gjer në Vraninën serbe. Përzihen si popullsi me boshnjakët në malet midis Shqipërisë dhe Bosnjës, drejt Tarës dhe drejt brigjeve të epërme të Ibarit. Përgjatë kufirit maqedon, përzihen me zinzarët [vllehët] në jug të liqenit të Ohridës, në Thesali me valakët e Pindit dhe përtej Epirit me grekët.
X. Heuschling thotë se ata përbëjnë një të pestën e popullsisë së Greqisë dhe se banojnë tërësisht ishujt e Hidrës, Specias, Parosit dhe Salaminës. Hasen koloni të tyre në Rodopin lindor përgjatë luginës së Ardës në Bullgari, në Arnautkoj pranë Razgradit, në Dalmaci në Borgo-Erizzo pranë Zarës, në kufijtë ushtarakë të Austrisë, në Klementiner pranë Hertkovës dhe Nikinës. Ata që thërriten grekë [të fesë greke] në Siçili, janë vendosur aty disa herë me radhë përgjatë dy a tre shekujve. Janë sot rreth njëqind mijë vetë, dhe ruajnë gjuhën, doket, zakonet e atdheut të tyre të lashtë, Shqipërisë. Ka gjithashtu shkipëtarë vendosur në Rusi. Ka edhe në Azinë e Vogël.
Shqiptarët janë ndoshta raca më e bukur e perandorisë turke: tipa të pashëm, me fytyra ovale, hunda mjaft e gjatë dhe e hollë, trupi i hedhur e i fuqishëm. Janë të gjallë, gazmorë, shpuzë, krenarë për kombin e tyre, fuqimisht të lidhur pas dokeve që kanë. Dogma e gjakmarrjes zëvendëson tek ata gjykatat ndëshkuese. Pëlqejnë të mbajnë armët dhe të vishen me kostumin e tyre të ndritur. E shesin gjakun për t’u vënë në shërbim të atij që paguan më shtrenjtë. Por jo gjithmonë mikpresin në mënyrën antike.
Gegët janë të fuqishëm, leshtorë, fjalëpakë.
Mirditasit (fis prej 200.000 katolikësh), që qeverisen vetë, janë famëmëdhenj. Malsorët (banorë të maleve), e kanë zakon, sikurse sllavët, të jetojnë brez pas brezi nën të njëjtën çati. Hasen në disa konakë gjer në pesëmbëdhjetë familje që jetojnë së bashku.
Janë krahasuar gratë shqiptare me ato çerkeze për nga bukuria. Por kjo bukuri tek to është kalimtare, sepse të trajtuara keq, ato janë të detyruara të bëjnë punë aq të mundimshme sa vyshken që herët.
Nuk dihet asgjë e saktë për jetëgjatësinë tek shqiptarët. Është vënë re megjithatë një vdekshmëri e lartë tek foshnjat. Në Shqipëri, sikundër në Greqi, martesat bëhen që në moshë shumë të re; vajzat martohen duke filluar nga mosha 12 vjeçe, dhe djemtë nga mosha 18 vjeçe. Pukëvili thotë se lodhjet e vijueshme, zakoni i të tepruarit në jetën e përditshme, mungesa e një pune të qëndrueshme, e një ushqimi të bollshëm dhe të shëndetshëm u japin të rinjve shpesh një pamje të brishtë dhe në moshën tridhetë e pesë vjeçare sheh të rinj me mjekër të thinjur, dhe nuk është çudi që pleqëria tek ta fillon nga mosha 45 e vjeçe. Veçse, duhet vënë në dukje se shpesh Pukëvili i vesh vëzhgimet e tij me shprehje të ekzagjeruara dhe me një gjuhë poetike, pa mbajtur parasysh se vetë vendi dhuron një shkallë të lartë shëndetshmërie që ka të bëjë me pozicionin e tij, përgjithësisht mbi nivelin e detit dhe me karakteristikat kryesore të periudhës kretake të terrenit.[...] Murtaja, që goditi mizorisht Bullgarinë, Maqedoninë e Trakinë në vitet 1837-1838, nuk e preku Shqipërinë.
Këtu dhe
kështu, përfundon zëri “
________
*Studimet
e mëpasshme nxorën në pah pavlefshmërinë e kësaj teze.