Faleminderit
Luan Maloku: Detyrë e shenjtë ndaj kombit
E diele, 14.09.2014, 06:35 PM
Shqiptari që kryen në mërgatë një detyrë të shenjtë ndaj kombit dhe atdheut
Nga Luan Maloku
Vlera
reale e një njeriu ndërlidhet me lartësinë e realizimeve të tij. Duke u bazuar
në suksesin dhe një varg komentesh pozitive me të cilin u prit libri i parë
“Bubullima e Bukureshtit në 65 vjetorin e tij”, kemi nderin të vijmë para
opinionit edhe me monografinë e dytë “Kosova e Bubullimës së Bukureshtit”,
botuar në një cep të Kosovës historike (Preshevë). Çka dimë mbi mitin serb për
Kosovën? Përgjigja vjen në kuadrin e artikullit të parë (Festa pansllaviste në
Kosovë të Shqipërisë): “Për çudi është kjo festë ndër shqipëtarë, vëllehtë dhe
turqit nga ujdhesa e Ballkanit...: Kjo festë që
Baki
Ymeri që ka shkrirë një jetë të tërë për kauzën shqiptare, madje edhe për
Kosovën, është modest. Derisa të tjerët botojnë libra me artikuj apo ese që i
kanë shkruar gjatë viteve, ky njeri ma besoi mua këtë punë, dhe atë, sipas
kërkesës sime. Shqipërinë, respektivisht Kadarenë, e prezantoi te Cronica e
Jashit më 1974, dmth. para 40 vitesh.
Libri
strukturohet kronologjikisht me artikujt e tij për Kosovën, por edhe me disa
shkrime të huazuara nga shtypi i kohës.
Njohim nga shkernca se planetat që vendosin fatin tonë në jetë kanë një rol vendimtar. Deshifrimi i karakteristikave dhe i shoqërimit të planetave, na determinon të pregadisemi më mirë, të evoluojmë dhe të kuptojmë rolin e tyre në vallen e bukur qiellore. Planetat kryesore janë: Dielli, Hëna, Merkuri, Venusi, Marsi, Jupiteri, Saturni, Uranus, Neptuni dhe Plutoni. Bakiun e qeveris zodiaku i Luanit, Dielli duke e shtyrë gjithmonë përpara. Në alkimi, Dielli simbolizon mëndjen dhe intelektin. Shenja planetare e Diellit është poashtu një simbol alkimik, që reflekton Veprën e Madhe. Kjo përfaqëson Vetëveten në relacion me tërësinë kosmike. Pozita e Diellit në astrogamën e lindjes sonë na dhuron një ndriçim special, që don të thotë se ylli shkëlqen dhe na bën më të dukshëm në botë.
Duke qenë burim i pashterrshën i Shipkovicës krenare në qytetin e Asdrenit, Neki Lulaj e falënderon nga zemra për punën dhe kontributin e gjallë që ka dhënë për afirmimin e Kosovës në Bukuresht, për pasurimin dhe mbarëvajtjen e publicistikës shqiptare në përgjithësi: ”Atdheu dhe vendlindja na frymëzojnë së bashku për të vajtur nga drita në dritë. Nderimet tona për pedantërinë e intelektualit që ngjitet i sigurtë shkallëve të publicistikës dhe kritikës letrare, si dhe poetikës Suaj të veçantë, ndaj shpreh kënaqësinë time edhe për Gëzim Markun e Zemrës Shqiptare që përfaqëson sofrën e shtruar për mysafirët e nderit, për gjithë lexuesit e kësaj tribune të mirëfilltë publicistike, kulturore, shkencore, artistike e shpirtërore. Ju falënderojmë dhe jetofshi sa bjeshkët e larta të Alpeve shqiptare!” (Neki Lulaj, 01/08/203)
Baki Ymeri shndrit me shkrime briliante kushtuar Kosovës, të botuara edhe te Bota sot, si dhe në faqet e një tribune briliante (Zemra Shqiptare). Ai kryen në mërgatë një detyrë të shenjtë ndaj kombit dhe atdheut. Është detyrë e shenjtë ta duash atdheun që të ka ritur dhe ushqyer si një nënë. E pakufishme është dashuria jonë ndaj atdheut, sepse rëndësia edukative e atdhetarizmit është e hatashme. Patriotizmi është një shkollë ku njeriu pregaditet për të kuptuar nocionin e njerëzimit.