Faleminderit
Skënder Hoxha: Mësuesi dhe veprimtari Metë Qerreti
E diele, 03.08.2014, 01:13 PM
(Me vetreranët e
arsimit)
MËSUESI DHE VEPRIMTARI METË QERRETI
ME KARRIERË TË NDRITSHME
- Gati gjusmëshekulli në edukim brezash…
Rexhep Qerretin e Kryshecit pak kush në krahinën e Lugut të Baranit e njeh me këtë emër. Këtë veteran të arsimit, jo vetëm në vendlindjen e tij, në Kryshec, e në Lug të Baranit, por, gjithandej e njohin si Metë Qerreti…
Saktësisht
më 10 korrik 2014, aty rreth mesditës, e thirra në cellular mikun dhe
kushëririn tim, Metë Qerretin, për t’i treguar se po nisem për tek ai. Më tha
se është në shtëpi dhe se me kënaqësi më pret në shtëpi të tij. Pa vonuar
arrita në Kryshec dhe drejt e në lokal të Metës, ku, si kohë pune që ishte,
gjeta shumë pak mysafirë. U përshëndeta me Halilin e me Dautin, miq të mi, dhe
u ula praën tavolinës ku ishin ata. Sapo kam porositur një ujë natyral, apo ujë
të kronit, siç i them unë, ia mbërrini
Pasi u
përshëndetëm, e njoftova Metën se preteksti i shkuajes sime aty, ishte biseda
që do ta bëja me të, si një veteran i arsimit, për gazetën “Botapress”. Gjatë bisedës, ku e nisa që nga shkollimi
fillor i tij, shkollimet e tjera, puna në arsim, aktivitetet… e deri tek
pensionimi në vitin 2011. Biseda rridhte mirë.
Kush është Metë Qerreti, alias, Rexhep Qerreti?
Metë (Ali) Qerreti u lind në vitin 1946 në katundin Kryshec i Lugut të Baranit, komuna e Pejës. Shkollimin fillor e kryen në vendlindje dhe ishte i gjeneratës së parë të shkollës “Fan S. Noli” të Kryshecit si shkollë e plotë fillore, ngase deri atëherë kjo shkollë kishte qenë paralele e ndarë fizike e Shkollës së Baranit.
Duke qenë
nxënës i dalluar dhe ambicioz, në vitin shkollor 1962/63,
Pas një
vit pune në edukimin e fëmijëve,
Në vitin
shkollor 1972/73 Metës i tregohet mundësia dhe kalon të punojë mësues në
shkollën e vendlindjes së tij, në Kryshec. Në ndërkohë, pa shkëputje nga puna,
mbaron edhe një shkallë më të lartë të mësuesisë, drejtimi klasor të Akademinë
Pedagogjike në Prishtinë. Pas këtyre sukseseve dhe rezultateve që arrinte meta
në procesin mësimor, për disa vjet me radhë, në vitn 1989 emërohet ushtrues i
detyrës së drejtorit të shkollës, me mandat dy – vjeçar. Edhe në këtë pozitë
tregohet pedagog dhe udhëheqës i dalluar, kështuqë pas dy vjetëve si ushtrues
detyre, Drejtoria e Arsimit të komunës së Pejës, lëshoi Vendim sipas të cilit
Metë Qerreti emërohet drejtor i shkollës fillore “Fan S. Noli” në Kryshec. Në
postin e drejtorit të kësaj shkolle
Nga viti 2003 deri në vitin 2005, sipas asaj që kërkuan rrethanat, Metën e gjejmë sekretar të shkollës.
Ndërkaq, në vitin 2005 sërish i kthehet procesit mësimor dhe punon mësues deri më 2011, kur kalon në pensionin e moshës.
Vlen të
theksohet se gjatë karrierës së tij
Duhet
përmendur se gjatë kohës së paraluftës (1998 – 1999), kur
Ishte
fillimi i viteve ’90, kur shkollat shqipe në Kosovë ishin nën okupim, ndërsa
nxënësit shqiptarë ishin të dëbuar dhunshëm nga shkollat e tyre. Veprimtarët
angazhoheshin për të siguruar kushte që edhe në ato kushte të rënda shkolla
shqipe të mbijetojë. Në ato aktivitete, një rast më i veçantë që kishtë
përjetuar
“Të gjitha këto që i kam bërë për kombin tim dhe për shkollën shqipe, nuk jam penduar kurrë. Mburrem dhe jam krenar. Atdheut i kemi borxh edhe shumë më shumë” – thotë Metë Qerreti në përmbyllje të kësaj bisede.
Bisedoi: Prof. mr. SKËNDER R. HOXHA