E shtune, 27.04.2024, 02:57 PM (GMT+1)

Faleminderit

Nehat Jahiu: Lulet që nuk vyshken asnjëherë

E hene, 14.07.2014, 07:58 PM


LULET QË NUK VYSHKEN ASNJËHERË

“Arsimi është një bimë tejet kryeneçe,

E cila nuk gjelbëron as që lidh kokërr,

Nëqoftë  se nuk ujitet me lotë e me gjak”.

Arturo Grof

NGA NEHAT JAHIU

Profesioni i mësuesit është mjaftë i mirë , por edhe shumë i vështirë.Kjo thënie aq kuptimplote dhe aq e thellë mund të kuptohet seriozisht vetëm nga ana e atyre arsimtarëve apo edukatorëve, që këtë profesion e konsiderojnë si të tillë: të mirë, të vështirë dhe shumë me përgjegjësi. Që të edukosh të tjerët duhet vetë të jesh i edukuar , që të ndikosh drejtë te brezi i ri , duhet të jesh shembull i mirë. Mësuesi me punën dhe shembullin e sjelljes së tij ndikon drejtëpërsëdrejti në trajtimin e personalitetit të brezit të ri, prandaj ai duhet të jetë i sinqertë , i drejtë, i ngritur dhe i arsimuar në shkallë të duhur, të ketë pikëpamje të drejta e të kjarta, kulturë të gjërë shkencore, të luftojë primitivizmin dhe të kontribojë në ngritjen arsimore e kulturore. Mësuesi siedukator i gjeneratës së re, të cilit i është besuar kjo detyrë shumë erëndësishme , duhet të jetë shembull për nga cilësitë e karakterit, ndër të cilat në radhë të parë duhet të numërojmë modestinë, si vyrtyt shumë i lartë i njeriut. Ky profesion, profesioni i mësuesit, edukatorit është i rëndësishëm,sepse mësuesi i mëson dhe edukon lulet më të bukura – të vegjëlit dhe tërinjtë, brezin e ardhshëm.

Mësuesi duhet të arsimojë dhe edukojë brezin e ri, ta paisë me tërë atë që do t’i kontribojë zhvillimit të mëtejmë të shoqërisë. Nisur nga kjo, duhet thënë se para mësuesit – mësimdhënësit,edukatorit dhe profesorit shtrohen detyra të rëndësishme. Mësuesi, jo vetëm që është transmetues i shkencës dhe kulturës , i traditës dhe historisë njerëzore,por edhe i vlerave materiale e morale. Puna e mësuesit nuk është punë e rëndomtë të një punëtori apo të një nëpunësi, punë e një zejtari, por është punë që kërkon para së gjithash, ideal. Sepse, ai ka në duart e veta forcën subjektive të zhvillimit të mëtejmë të shoqërisë, ka në duar dhe duhet tëcedukojë gjeneratën e re, e cila duhet ta zëvendsojë të vjetrën. Në duart e mësuesit nuk do të jenë vetëm punëtorët dhe ekspertët e ardhshëm të

veprimtarive të ndryshme, por do të jenë edhe shkencëtarët edhe letrarët, edhe piktorët dhe skulptorët e shumë e shumë talentë të tjerë të profesioneve të ndryshme. Prandaj, është detyrë e mësuesit, që këta talentë t’ i zbulojë dhe t’u japë mundësi për zhvillim të plotë. Mësuesi duhet të punojë jo vetëm për aftësim intelektual të nxënësve, po redhe për aftësimin e përgjithshëm, për zgjërimin e kulturës në të gjitha fushat, t’ i aftësojë për të kuptuar dhe për ta adhuruar artin, sepse atë mund ta kuptojnë vetëm njerëzit e ngritur në këtë pikëpamje.

Funksioni i mësuesit gjatë jetës nuk do të jetë vetëm dhënia e mësimit, por edhe edukimi i drejtë i brezave të rinj. Do të mbështeten në synimet dhe idealet e zhvillimit shoqëror, duke mbjellë kështu farën e ardhmërisë më të mirë dhe më të lumtur.

Dihet mirëfilli se, të gjithë mësuesit e mirë, njëkohësisht kanë qenë njërëz me ideale dhe e kanë dashur arsimin dhe punën edukative, kanë dhënë gjithë mundin për arsimin dhe edukimin e drejtë të gjeneratave të reja. Mësuësit e vyeshëm edhe nëse nuk kanë lënë vepra të shkruara, kryevepra e tyre është puna edukative me brezat e rinj, me masat e gjëra popullore. Mësuesi gjithmonë ka qenë edhe mbetet njeriu më i afërtë i masave popullore . Edukimi i atij brezi të ri do të bëjë punën e mësuesit të përjetshme. Sa do e vogël dhe e thjeshtë të duket kjo punë e mësuesit, ajo shkruhet në analet e shkollës, edhe pse mësuesi atë nuk e shkruan me laps, por me punë dhe me mund. Pikërisht për këtë arsye, mund të them se puna e mësuesit gjatë jetës do të mbështetet në ideal dhe në pasion për përparim kombëtar…

Në këtë rast të nderuara lexuese dhe lexues më lejoni që të ju prezentojë në fjalë shumë të shkurtëra dy personalitete të arsimit shqip që tërë jetën ia përkushtuan arsimit shqip e këta janë çifti bashkëshortorë Lumnije Vokshi – Ramadani dhe Xhemalk Ramadani.

Xhemal Ramadani u lind në Preshevë më 1923 dhe vdiq më 1999 në Shkup. Gjatë viteve 1955,56,57,58  punoi si mësimdhënës në shkollën fillore “ Emin Duraku” në fsahtin Orizare. Ndërsa,gjatë vitit 1959,60,61 punoi në shkollën fillore “ Jeta e re” , tani “ Faik Konica “ në fshatin Sllupçan. Mësuesi Xhemal ishte njëri ndër pishtarët e arsimit shqip që aq shumë kontriboi në lëmin e arsimit dhe edukimit sa që edhe sot me një pietet të lartë e përkujtojnë gjeneratat e nxënësve të kësaj shkolle që patën fat ta kishin si mësues dhe edukator të tyre.

Për jetën dhe veprimtaritë e pishtarëve të arsimi duhet shkruar shumë, sepse ata  ( ato) këtë e meritojnë. Këta qirinj që hapën dritën e diturisë në kohërat më të vëstira kurr nuk duhet harruar. E njëri ndër ata ishte edhe tani i ndjeri dhe shumë i respektuari mësuesi z. XhemalRamadani.

Lumnije Vokshi – Ramadani u lind më 1929 në Tiranë. Gjatë viteve 1955,56,57,58 punoi si mësimdhënëse në shkollën fillore “ Emin Duraku “ në fshatin Orizare.

Ndërsa,gjatë viteve 1958,59,60.61 punoi në shkollën fillore “ Jeta e re”, tani “ Faik Konica” në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës. Mësusja Lumnije vdiq më vitin 2012 në Shkup.

Kujtimet e gjeneratave që i mësoi dhe edukoi do të mbeten të paharruar derisa të jenë gjall, ndësa mësuesen e dashur z. Lumnije Zoti e shpërbleftë me parajsë për gjithë atë kontribut që dha në lëmin e arsimit shqip për ti mësuar dhe edukuar gjeneratat e reja. Kujtimi im si nxënës i saj në klasën e parë do të mbetet i pashlyer thell në shpirtin tim deri sa të jem gjall, sepse kisha shumë fat të madh që në klasën e parë të më mësoj dhe eduakoj mu kjo mësuese kaq e zellshme dhe kaq e dashur.  Mësueset e para që aq shumë kontribuan nëvçashtjen e arsimit dhe... në kohërat më të vështira për arsimin shqip ishin dhe mbetën Afërditat e romaneve të Sterio Spasses. Një gjë nuk mund të mos e përmendi në këtë rast kur pas 50 viteve vizitova mësuesen tim shumë të dashur Lumnije. Në bisedë e sipër ajo më përmendi se si mësues i saj në shkollën normale në Tiranë kishte qenë mu Sterio Spasse. Para 30 viteve unë si nxënës i saj  në shenjë falëmnderimi i përkushtova një poezi të cilën edhe e botova në revistat për fëmijë të kohës qe botoheshin  në Shkup siç ishin “ Gëzimi dhe “ Fatosi” Poezia mbante titullin  “ Mësuesja ime” që sot e kësaj dite e ruaj si kujtim të paharruar për ta përkujtuar me shumë mall e dashuri mësuesen time të parë z. Lumnije Vokshi - Ramadani.

 

MËSUESJA IME

 

Shumë vite me radhë kanë kaluar,

ty mësuesja ime unë nuk të kam harruar,

shumë mbresa në jetë ti më ke lënë

që në zemrën time thell rrënjë kanë zënë.

 

Ti më ke dhënë gjithnjë këshillime

shumë të kam dashur, oj mësuesja Lumnije,

shumë vite kaluan e unë nuk të kam parë

por,nuk të kam harruar prej klasës së parë.

 

Të kam dashur dhe kurr nuk do të harroj

ti më ke mësuar të shkruaj dhe të lexoj,

mësuesja e dashur, oj mësuesja Lumnije

kurr nuk do ti harroj tuat kujtime.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora