E shtune, 27.04.2024, 03:30 PM (GMT+1)

Faleminderit

Gjon Neçaj: Metaliaj, poeti i parë i Tropojës

E hene, 23.06.2014, 07:55 PM


IDRIZ BASHË METALIAJ,  POETI DHE PUBLICISTI I PARE I TROPOJES

Nga Gjon Neçaj

Idriz Bashë Metaliaj u lind ne vitin 1938 në Dragobi të rrethit të Tropojës. Qysh në moshë të re shquhej për zgjuarsi të rrallë. Ai në shkollë ishte nxënës i shkelqyer. Idriz Metaliaj pati fat tragjik homerian. Ne moshen 9 vjecare i ndalen sytë.

Idrizi e priti me urrejtje pushtimin fashist të Shqipërisë. Ai shprehu vazhdimisht mospajtimin e tij me pushtuesit dhe filloi të bënte propagandë kundërfashiste. Një qëndrim të tillë mbajti edhe kundër pushtuesve nazistë. Një rast, teksa vizitohej për sytë tek një mjek gjerman në Prizren, sa hyn brënda ngre grushtin dhe therret : “Vdekje fashizmit!” Mjeku gjerman egersohet dhe me një herë ai njofton autoritet naziste.

Në vitin 1944 arrestohet nga nazifashistet dhe internohet në kampin famëkeq të shfarosjes në Mathauzen, por me në fund shpeton dhe kthehet në Atdhe.

Një tablo të ç`njerëzorë të atij tmerri ai e përshkruian edhe në letrën që i shkruan së motrës me 12 shkurt 1944, duke shprehur optimizmin se : "ka me ague edhe për ne dielli”.

Pas climrit të vëndit zhgënjhet nga përndjekjet politike që regjimi monist i bën pjesetarëve të familjes së tij e të afermve. Pushteti I ri për të cilin luftoi dhe premtonte shumë, i ofroi disa poste dhe detyra, por nuk pranon dhe terhiqet nga jeta politike dhe shoqerore.

Jeta, vepra dhe krijimtaria e Idriz Bashë Metaliajt paraqesin një figurë emblematike dhe mjaft komplekse.

Përvec kontributitit në fushen e poezisë, Idriz Bashë Metaliaj mbetet edhe themeluesi i parë i medias së shkruar në Tropojë. Ai në vitin 1946 boton gazeten “Zani i Dragobisë”, e cila sherben si gurthemeli për gazetarinë në Tropojë (Malesia e Gjakovës).

Me gjithë tmerret që përjetoi në kampin famëkeq të Mathauzenit dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai nuk u ligshtua. Kthehet me entuziasem në Shqiperi. Mbresat dhe kujtimet nga vendlindja, Tropoja e tij e dashur, nga lufta dhe përpjekjet që po bënte populli ynë për rimëkëmbjen e vendit, e frymezuan të shkruante poezi. Në vitin 1956 boton vëllimin poetik me titull mjaft domethënës dhe prekës, që shpreh fatin e tij të dhimbshem,  ”Sytë mi”.

 

Po lexuesit po paraqes dy poezi të nxjerra nga libri " Sytë e mi"

 

ERDH PRANVERA

 

Kaloi dimni, erdh pranvera,

Shpejt e shpejt bora po shkrin;

Sa e kandshme po fryn era,

Lule të bukra se c’shpërthyen!

 

Mal e fushë janë zbukure,

Degë më degë këndon bylbyli,

Gjeth e bar se c’ka gufue,

T’knaq me erë dhe trandafili.

 

E ndër fusha plot hijeshi

Tuba-tuba dhëntë kullosin,

I bjen fyellit një bari,

Qëngja e keca kcejnë e lozin.

 

Erdh pranvera, erdh pranvera,

Ngjyrat s’mundem me i pa!

Një pranvere por unë përhera,

Shoh me zemër pa ja da.

 

Asht pranvera e Atdheut,

Një pranverë që s’ka të dytë!

Erdhë pranvera ! Shpejt gjithë dheut

O pranverë , ia hapsh ti sytë!

 

SYTË E MI

 

Sytë e mi

Janë shoqnia!

Për mua janë

diell dhe hanë!

Për mua janë

Babë dhe nanë!



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora