IN MEMORIAM
Ndërroi jetë meshtari ynë i dashur
Mons. Don Damjan Kurti (1937 – 2014)
Shkruan: Marjan Sebaj-SOPI
Me datën
07. 05. 2014 pikërisht në muajin Maj, këtë muaj të kushtuar familjes, lutjes së
rruzarës dhe Zonjës së Bekuar, të cilës edhe meshtari ynë i dashur ia kushtoi
tërë jetën e tij, këtë muaj të shenjtë ndërroi jetë meshtari ynë shumë i
dashur, punëtori i palodhur në vreshtën e Zotit, meshtar shembull nga bariu i
mirë, meshtar i afërt, i përshpirtshëm, i butë dhe përvujtë i cili shkriu jetën
në shërbim të Zotit dhe atdheut, shembullin e thirrjës së shenjtë të cilin e
ndjekën shumë të rinjë e të reja të Binçës (dhe famullinave tjera anë e mbarë
Kosovës e Shqipërisë) tani meshtar e motra nderi.
Lajmi mbi
kalimin e tij në amshim pikëlloi zemra të shumëta në Kosovë, Shqipëri e gjetiu,
e në veçanti të gjithë ata cilët patën rastin ta njohin këtë meshtar të
devotshëm, të prekin dhe ndiejnë ngrohtësinë, mirësinë dhe dashurinë e tij.
Pra,
ndërroi jetë në moshë 77 vjeçare, dhe shërbimit të devotshëm 49 vjeçar
meshtarak Mons. Don Damjan Kurti, priftë i cili shërbeu anë e kënd
Kosovës kurse pas hapjes së kufirit të Shqipërisë dhe arritjes së lirisë fetare
ai me sakrifica të mëdha dhe vetflijime shërbeu në Shqipëri deri ditën e fundit
kur edhe e thirri Ati qiellor tek vetja. Mons. Don Damjan Kurti ashtu si jetoi
shenjtërisht shpresojmë dhe besojmë se poashtu e gëzon tani jetën e pasosur në
amshim në prehërin e Atit qiellor.
Mesha e
dritës u mbajtë me 08. 05. 2014 në Kishën e famullisë në Binçë, në prezencë të
ipeshkvnijve, të shumë sivëllezërve meshtar nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e gjetiu, shumë motrave të
nderit dhe besimtarëve të shumtë të cilët pas meshe e përcollën të ndjerin Mons. Don Damjan Kurtin për në banimin
e fundit, në varrezat e famullisë së Binçës, ku edhe u zhvillua ceremonia e
varrimit.
Gjithë të
pranishmit u ndanë nga ky meshtar i dashur me lotë për faqe, duke kujtuar në
lutje të gjithë rrugën e tij meshtarake dhe kontriboutin e tij të
jashtëzakonshëm për fe e atdhe.
Biografia e shkurtër e Mons. Don Damjan Kurti
Mons. Don Damjan Kurti, u lind më 21
shtator të vitit 1937 në fshatin e lashtë Binçë në familjen e devotshme të
Gjergj dhe Gjyle Kurti lind. Nuiqi. U pagëzua me emërin Damjan në përkujtimin e
Shën Damjanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse gjimnazin klasik e
kreu në Seminarin e ulët në Pazin (Kroaci), gjersa fakultetin filozofi -
teologji i studioi në Zagreb.
Pas
përfundimit të sukseshëm të fakultetit Mons. Don Damjan Kurti u shugurua
meshtar me 4 korrik të vitit 1965 në Binçë, e shuguroi për meshtar ipeshkvi i
atëhershëm Mons. Smiljan Çekada.
Pas
shugurimit për meshtar dmth si meshtar i ri menjëherë emërohet sekretar i
ipeshkvisë. Në këtë shërbesë apo dërtyrë qëndroi për plotë tre vite në Ferizaj,
ku në atë kohë edhe ishte rezidenca e ipeshkvisë Shkup-Prizren. Më pas Mons. Damjan Kurti emërohet famullitar
në Famullinë e Velezhës afër Prirzenit ku qëndroi deri në vitin 1991.
Pas
ndryshimeve demokratike të vitit 1991 dmth ramjës së komunizmit dhe diktaturës
së egër të Enver Hoxhës, ai
vullnetarisht shkon dhe vepron si meshtar në Shqipëri gjegjësisht në Famullinë
e Durrësit, në argjipeshkvinë Durrës-Tiranë. Këtu ishte vikar gjeneral dhe
drejtor i Caritasit argjipeshkvnor.
Është
njëri ndër meshtarët e parë që shkoi në Shqipëri pas çlirimit nga komunizmi dhe dhënies së lirisë fetare.
Në shërbim të Zotit dhe njeriut!
Mons. Damjan Kurti u lind në një
familje të thjeshtë por bujare, në një familje jo të pasur materialisht por
shumë të pasur shpirtërisht, familje të devotshme, të lutjes…
Qysh si
fëmijë i ri ndjeu thirrjen e Zotit, thirrjen për tu bërë meshtar, për t’i
shërbyer Zotit dhe njeriut, atdheut. Këtë thirrje ai e ndjeku që nga mosha e
tij fëmijërore, pra 12 vjeçare. Mesiguri se nuk e kishte aspak lehtë që në këtë
moshë të ndahet nga prindërit, vëllezërit e motrat e tij, nga familja e farë e
fisi, mirëpo dashuria e flaktë për t’i shërby Zotit mbizotëroi ndaj të
gjithave, kështuqë me përkushtim të madh, me sakrifica të mëdha, pranë
varfërisë që mbretëronte atëkohë ai nuk u dorëzua. Vazhdoi shkollimin, tejkaloi
me ndihmën e Zotit dhe familjes të gjitha sfidat, baticat e zbaticat, përfundoi
shkollimin e më pas u shugurua meshtar. Meshtar u shuguruar vitin 1965 në
Kishën e fshatit Binçë, pra në vendlindjen e tij të dashur.
Ishte kjo
ditë madhështore, ditë gëzimi e lumturie, ditë e madhe dhe e paharruar ku pas
shumë vitesh pra që nga shugurimi i don Mark Sopit të parë (1838 - 1888) kjo
famulli nuk pati meshtar. Pra, rrugën e don Mark Sopit e ndjeku edhe Mons. Don Damjan Kurti, ku i cili do
trasoj dhe hap rrugë shumë e shumë të rinjëve e të rejave tjerë për thirrje të
shenjtë dhe shkollim e afirmim, ngritje intelektuale.
Edhe si
meshtar i ri menjëherë hasi në vështirësi të mëdha, meqë aso kohe në trojet
tona sundonte apo më mirë të themi pushtetin e mbante komunizëm-ateizmi që
aspak nuk ishte i disponuar mirë ndaj meshtarëve e në përgjithësi Kishës
katolike të cilën e konsideronte armike të përbetuar. Punën meshtarake aso kohe
e bënte të vështirë edhe mungesa e madhe e meshtarëve dhe motrave të nderit.
Vitet kur
Mons. Don Damjan Kurti bëhet meshtar
ishin vite të vështira, kohë tubullirash, kohë pa kohë, kohë kur njeriu kishte
filluar të harroj Zotin, pak shkaku i neglizhencës e pak frikës nga sistemi,
apo edhe ideologjia e cila propagandonte atëherë një jetë pa Zot. Ishin vite të
vështira meqë edhe mentaliteti ishte i ultë falë armiqëve të përbetuar të
shqiptarëve të cilët nuk dëshironin që të rinjët shqiptarë të shkollohen, e
vetdijsohen, pra edhe kjo ishte një sfidë e madhe për një meshtar intelektual,
të ri, plotë ambicie dhe të vendosur, ishin edhe ditë e kohëra të varfërisë,
skamjës…
Mons. Don Damjan Kurti pasi shërben tre
vite sekretar i ipeshkvisë Shkup-Prizren atëherë me seli në Ferizaj, emërohet
famullitar në Velezhë të Prizrenit. Qysh si meshtar i ri menjëherë i rrokët
punës në ndërtimin e objekteve fetare të cilat aso kohe ishin në mangësi, nuk
kishte Kisha, nuk kishte salla për zhvillimin e aktiviteteve fetare etj… kurse
për të ndërtuar ndonjë objekt fetar me këtë rast Kishë, pushteti i atëhershëm
komunistë bënte çmos për të ndaluar iniciativa të tilla. Në probleme të mëdha
hasi edhe meshtari ynë i dashur në Velezhë, fshat ky me besimtarë të shumtë, me
fshatëra për rreth por që i mungonte Kisha e objektet tjera fetare. Me mund të
madh, me sakrifica të mëdha e vetflijime mons. Don Damjan Kurti ia arrinë të
ndërtoi Kishën madhështore kushtuar shën Nikollës në Velezhë e më vonë edhe
Kishën në filialën Salagrazhdë si dhe shumë objekte tjera si kapela në Sërbicë,
varreza e salla pastorale e të gjitha në shërbim e dobi të vëllaut e motrës
njeri, në shërbim të popullit të stërvuajtur shqiptarë. Mirëpo, për meshtarin
tonë të dashur nuk ishte vetëm ky prioritet, sepse ndërprioritete të
rëndësishëm dhe primar kishte kujdesin ndaj njeriut, shpirtin dhe jetën e tij,
ngritjen e tij intelektuale, vetdijsimin, e në veçanti shkollimin dhe afirmimin
e rinisë Kosovare Shqiptare. Ai gjithnjë ishte për bashkimin e familjeve
shqiptare por për të arritur kjo atij i nevoojiteshin disa parakushte siç
thoshte; së pari duhet të pajtohen shqiptarët mes veti, të fallen të gjitha
vrasjet e ngatërresat, të arrihet pajtimi në familje, famulli si parakusht për
arritjen e pajtimit dhe bashkimit kombëtar. Për këtë ai gjithnjë theksonte se
familja shqiptare duhet të lutët shumë, të jetë e përshpirtëshme, devotshme, e
ndërgjegjshme, të sakrifikoj shumë për të arritur të mirat e nevojshme për një
jetë të mirë dhe në paqe me Zotin dhe të afërmin. Ishte gjithnjë me popull dhe
moto e kishte apo siç thoshte edhe vet ai:
“mos ia prish as gëzimin as
hidhërimin”.
Një jetë në shërbimt të edukimit
të të rinjëve!
Mons. Damjan Kurti ishte ishte i
vetdijshëm se pa edukimin dhe shkollimin e rinisë nuk ka perspektivë, ardhmëri,
kështuqë kujdesin ndaj rinisë e vënde të planë të parë. Nuk shiqonte shëndetin
e vet, nuk shiqonte kur është ditë e kur natë, nuk kishte ndoshta kohë as për
të ngrën e as për të pushuar, ishte i palodhshëm duke vizituar familje e
familje, duke mësuar e stimuluar prindërit e më pas edhe të rinjët për
vazhdimin e shkollimit. Ishte i palodhur por edhe stoik në qëndrime, i
pathyeshëm, dhe palëkundur. Ishte shumë i afërt me njerëz dhe gjithnjë spirituoz,
i buzëqeshur edhe në raste të vështira të jetës. Nuk dorëzohej askurrë para
asnjë sfide apo vështirësie.
Kështu me
ndërmjetësimin e tij shumë të rinjë nga ky fshat ku shërbeu një kohë të gjatë
të jetës së tij, morën e ndjekën rrugën e meshtarisë, shumë femra u përcaktuan
për jetë rregulltare dhe të gjitha këto i bërën pikërisht duke marrë shembull
nga jeta e shenjtë e Mons. Don Damjan Kurtit. Ai dërgoi në
seminar (gjimnaz e kuvende shumë të rinjë e të reja) të cilët vazhduan jetën e
tyre në shërbim të Zotit e njeriut, në shërbim të mirës, paqës e drejtësisë…
Shumë të
rinjë përfunduan shkollime të larta e fakultete që dua të them falë lutjeve dhe
ndërmjetësimit të meshtarit tonë të dashur, falë sakrificës së tij, falë
angazhimit të pashoq të këtij meshtari shumë të rinjë e të reja u bënë
vetvetja.
Ai gjatë
tërë rrugëtimit të shkollimit të rinjëve ishte në një mënyrë përcjellës i jetës
së tyre, gjithnjë i vizitonte të rinjët e të rejat kahdo ishin në shkollim ata,
i këshillonte, mësonte e mbi të gjitha i përcollte edhe materialisht edhe me
lutje e bekime. Një kohë të gjatë ishte kujdestar apo përgjegjës i nxënësve
kandidat për meshtar e të cilët studijonin anë e mbarë Jugosllavisë së
atëhershme si në Suboticë, Zagreb, Rijekë, Gjakovo, Sarajevë etj…, pra nuk ishte
punë e lehtë të ket në mbikqyrje të gjithë ata kandidat e të rinjë që
përgaditeshin për të qenë meshtarë, nuk ishte lehtë pranë gjithë punëve
meshtarake në famulli e që kërkoheshin e priteshin nga ai. Nuk ishte lehtë që
thuajse për çdo tre katër muaj ti vizitoj seminaristët e studentët e
teologjisë, por ai këtë prapë e bënte me kënaqësi dhe në prezencën e të rinjëve
ndihej shumë mirë dhe gjithnjë i disponuar.
Mirëpo,
pikërisht ky angazhim, ku kujdes i tij, bëri që me vetdijsimin e të rinjëve
arriti edhe e mira tjetër, kështu falë meshtarit dhe të rinjëve në famulli e
gjetiu filluan edhe falja e gjaqeve dhe ngatërresave, që ishin jo në numër të
vogël, me iniciativën e tij filloi edhe pajtimi i familjeve të ngatërruara,
pajtimi i popullit shqiptar të cilës qështje ia kushtoi tërë jetën ky meshtar
dhe bari paqëdashës. Ishte i palodhur kur ishte në pyetje ndonjë ngatërresë dhe
deri nuk bënte paqe ai nuk dinte të ndalej. Kuptohet për të arritur suksese në
këtë, siç potenconte shpeshherë gjatë jetës së tij ishte edhe lutja e rruzarës
së shenjtë, jeta e përshpirtshme, shembulli i mirë aduekuat, ndihma e Atit
qiellor i cili i gjente apo sillte gjithnjë edhe bashkpunëtorë e burra të mirë,
të fjalës e besës, burra që ia donin të mirën familjes shqiptare, popullit
shqiptarë në përgjithësi apo siç thoshte vet: “çelësi i suksesit për të fituar zemrat e të rinjve për të ndjekur
rrugën e zërin e Zotit ishte lutja për thirrje të reja!”. Ai ishte në
ndihmë të familjeve, në ndihmë të varfërve, në ndihmë të sivllezërve të tij
meshtar, ata gjithënjë i mësonte dhe këshillonte për një jetë të shenjtë, të
denjë meshtarake, për një jetë vërtetë kushtuar Zotit dhe njeriut, Kombit. Ai
gjatë jetës kontribuoi dhe nuk iu nda as punës intelektuale, ishte
bashkëpuntorë i ngushtë në themelimin e revistës mujore të ipeshkvisë Drita ku
me vite të tëra shkroi artikuj të shumtë veçmas lidhje me martirët e Binçë,
Stubllës…gjatë viteve 1846-48, martirët të cilët edhe ishin shembull i jetës
dhe sakrificës së tij.
Ishte i palodhur dhe shembull i
meshtarisë!
Dhe kur
ndoshta pas shumë e shumë punëve të bëra
në Ipeshkvinë e Kosovës, pas shumë sakrificave e vështirësive jetësore si
meshtar, pas shumë sfidave kur menduam se ndoshta I nevoitej pak pushim ai
punoi edhe më tepër! Pikërisht sikur një shqiponjë, ai luti e mezi pritëte
hapjen e shqipërisë, lirinë fetare për të cilin qëllim edhe lutëte shumë. Dhe
ndodhi ashtu, vitin 1991 kur u hapën kufijtë e shqipërisë diktatoriale,
shqipërisë komuniste, pra pas ramjes së diktaturës dhe arritjes së demokracisë
në vend, ai si shqiponjë krah hapur vullnetarisht kërkon të shkoi në shërbim të
vëllezërve e motrave në Shqipëri. Pra, është ndër meshtarët e parë që pranoi të
shërbej këtij populli martir. Këtë dëtyrë, shërbim e përqafoi me dashuri të
madhe, siç edhe shërbeu për vite të tëra pikërisht deri ditën e kalimit të tij
në amshim me dashuri e vetflijim. Mons. Don Damjan Kurti në një
intervistë thënë revistës Drita në tetor 2007 lidhje me shkurjen e tij në
shqipëri thot kështu: “Isha në pushime me
seminaristët diku në Budvë, më thërret në telefon Don Mark Sopi. Atë e kishte
kontaktuar një kardinal dhe e kishte lutur të shkonim në Shqipëri. Ende ishte
fillimi, e disa pjesë sado kudo kishin ndonjë meshtarë, por zona e Durrësit nuk
kishte asnjë, dhe sapo erdhëm në të gjitha anët na thirrshin besimtarët t’i
hapim kishat. I kemi hapur prej këtu deri në Rubik. Ishte një punë shumë e
rëndë. Edhe sot është shumë vështirë, sepse njerëzit lëvizin shumë, këta nga
Durrësi shkojnë për Itali, ata nga zonat malore vijnë këtu, e kështu assesi të
përfundohen pagëzimet e të rriturve, vazhdimisht rrjedhin si një lum. Për
shembull, një regjistër të besimtarëve që e kemi bërë dikur, më ai nuk vlen,
sepse komplet popullata është ndërruar. Por në përgjithësi është pak më lehtë
sepse ka meshtarë më shumë edhe pse është një numër i konsiderueshëm i
besimtarëve, mendoj mbi dhjetë mijë janë katolikë. Por jetojnë në kushte shumë
të vështira, një numër i madh jetojnë ende nëpër baraka. Edhe terreni këtu
është i pa përshtatshëm, sepse dikur ishte moçalishte, e kur Enveri i hapi
kanalet mendoj t’i bëjë tokë buke, por kishte harruar se kur të ikën uji këtu
mbetet kripa. Me të gjitha këto probleme ata drejtohen te kisha, mendojnë se
kisha është çelësi i të gjitha problemeve të tyre.
Edhe
gjatë luftës së fundit në Kosovë ai nuk u ndal për të dhënë kontriboutin e tij
vëllezërve të tij nga Kosova, kur ata gjindeshin në momentet më të vështira të
jetës së tyre, rreth refugjatëve dhe ndihmës e kujdesit ndaj tyre, Mons. Don Damjan Kurti kështu thot në një
intervistë: „Këtu kemi pasur një qendër
strehimi, ku edhe i pranonim, e përreth Durrësit i kemi pasur pesë pika, e së
bashku me shumë bashkëpunëtorë i kemi shërbyer mbi 80.000 refugjatë. Në fillim
kemi vuajtur të gjithë së bashku për ushqim, derisa nuk erdhën organizatat e
huaja, e pastaj ata i morën punët në dorë. Sot shumë njerëz nga Kosova që i
takoj, flasin me admirim për Durrësin. Këtu, te kisha, neve na kishin dhënë një
tendë të madhe ushtarët italianë që të shërbente si shkollë, e ne mirë e dinim
se Kosova ka nevojë edhe për lutje, e kështu atë tendë e bëmë edhe shkollë,
edhe kishë edhe xhami. Aty bënim lutjet, nuk thoshim meshë, unë u lexoja edhe
Biblën edhe Kuranin, i zgjidhnim pjesët më të bukura nga këto libra, bënim
lutje spontane për ata që kishin mbetur në Kosovë. Kështu kemi pasur gati çdo
ditë lutjet për Kosovën. Shumë të rinj më ndihmonin së bashku me disa mësues
nga Korisha. Këtu i kam pranuar edhe disa refugjatë të sapoçliruar nga burgu i
Mitrovicës, edhe pse nuk kishim vend të mjaftueshëm, prej Mitrovice në bregdet,
kjo ishte provania e Zotit!! Ishte verë e kishin mundësi me u la në det, me
pushu, e kështu sadopak me i harru ato brenga, ato mundime që i kishin
përjetuar ata njerëz. Pra kisha katolike në përgjithësi, kudo nëpër Shqipëri e
më gjerë, prej Shkodre e deri në fund të Shqipërisë e kudo nëpër Kosovë ka
dhënë një kontribut të madh në strehimin e njerëzve, grave, fëmijëve, pleqve e
të gjithë atyre që kishin qenë të detyruar t’i braktisin trojet e shtëpitë e
veta. E nga njëherë me dhemb
zemra kur dëgjohet se kisha
katolike nuk e ka dhënë kontributin e vet. Jo, kjo s’është e vërtetë. Kisha ka
kontribuar mjaft, aq sa ka pasur mundësi e hapësirë. Të gjithë meshtarët,
shqiptarë e të huaj misionar kemi bërë çmos që tu dalin në ndihëm refugjatëve.
Monsinjor Rrok Mirdita na pati urdhëruar që kishat t’i vejmë në disponim të
tyre për strehim. Nëse nuk keni ku t’i strehoni, strehoni nëpër Kisha, na pati
urdhëruar ipeshkvi. E sot jemi krenarë për ndihmën që u kemi dhënë njerëzve që
ishin në nevojë. Pra, këtij populli tragjik, kisha katolike ia ka dhënë ndihëm
që askush tjetër s’ia ka dhënë.“
Bashkësia
Ndërkombëtare për refugjatë për mundin dhe punë që bëri gjatë luftës në Kosovë
e shpërblen me një çmim. Por neve shpresojmë dhe besojmë fortë se për gjithë
punë dhe jetën e tij në sërbim të Zotit dhe njeriut, artdheut e ka shpërbly i
Madhi Zot me jetë të pasosur, dhe se qysh tani ai gëzon lumturinë e amshuar në
parajsë. Pushoftë në paqe.
Këtu ju sjellim në tërësi një
intervistë me tashmë të ndjerin mons. Don Damjan Kurti të cilën e kemi patur
disa kohë më parë për portalin e famullisë së Binçës.
Intervistë me Mons. Don Damjan Kurti
Vilson Marku: Mons. Don Damjan Kurti,
shkurtimisht na thoni diç rreth biografisë Tuaj? Kur vendosët të merrni rrugën
e meshtarisë, ku u shkolluat dhe përvojat tuaja nga ato ditë studentore?
Mons. don Damjan Kurti: Kam lindur në
Binçë me 21. 09. 1937. Sikurse familjet e tjera në Binçë ashtu edhe familja ime
ishte shumë fetare dhe qysh në fëmijëri më kanë edukuar në frymën fetare. Në
vitin 1950 si fëmijë 12 vjeçar jam nisur edhe kam udhëtuar dy dite për Pazin në
Istra ku ishte i vetmi seminar për përgatitje për priftë. Në fillim më ka
penguar shumë gjuha. Kur është vullneti i mirë, të gjitha përballohen.
Profesorët kanë qenë shumë të mirë dhe më prinin që të mësoj gjuhën, dhe këtë e
arrita me sukses. Vitet e para kanë qenë shumë të vështira sepse na mungonte
edhe ushqimi. Pavarësisht këtyre kushteve, vullneti i mire që ta ndiqja rrugën
e meshtarisë ishte qëllimi im kryesorë, pra në Pazin (Istra) kam kryer 8 vjet
gjimnazin klasik - pastaj 2 vjet në ushtri, edhe në ushtri kam hasur në shumë
vështirësi, sepse siç e dimë të gjithë në atë kohë Jugosllavia ishte komuniste
dhe ishin absolutisht kundër thirrjeve të reja. Por falë Zotit edhe këtë
vështirësi e kapërceva me sukses.
Vilson Marku: Me përfundimin e
suksesshëm të studimeve tuaja, ju si meshtarë i ri iu dhatë menjëherë punës në
pastoral e ndërtime të objekteve fetare, meqë kishte me siguri mungesë të
meshtarëve. Në ç’farë vështirësi hasët si meshtar i ri? Cilat ishin sfidat dhe
ballafaqimet që të pritnin , dhe ne cilat famulli shërbyet ?
Mons. don Damjan Kurti: Si prift i ri,
natyrisht se kisha sfida të shumta që duhej realizuar , në fillim fillova punën
si sekretar i ipeshkvit Franjo Smiljan Çekada në Ferizaj. Pastaj më dërguan në
Velezhë. Besimtarët në Velezhë ishin të mirë dhe të angazhuar rreth kishës,
porshumë familje ishin në hasmëri, ishin në konflikte për arsye të
shumëllojshme. Kam punuar shumë, natë e ditë, për pajtimin e këtyre familjeve
armike , gjithmonë nëpër shembullin e Jezu Krishtit: “ Falni e do t’ju falet“.
Përmbushja e këtij shembulli në familjet që ishin në hasmëri ishte shumë e
vështirë. Duhej punë dhe durim. Ishte sfidë e rëndë, të cilën mendoj se e
arrita ta realizoja me sukses.
Por
misioni im si meshtarë nuk përfundoi këtu. Duke parë nevojën e madhe për
ndërtime, së bashku me mons. Nikollë Mini e ndërtova një kishë të re. Populli
me ngulm të madh kërkonte ndërtimin e kishës, problem kryesor ishte pushteti
komunist. Ata në fillim nuk lejuan ndërtimin e kishës , por pas kërkesave të
famullisë e lejuan. Famullia nuk kishte shtëpi të përshtatshme dhe me leje të
pushtetit, ndërtova shtëpinë e re për priftin dhe për murgesha. Pengesa
kryesore ishte prap pushteti lokal komunist që pengonte çdo punë të mirë. Deri
edhe pajtimet në mes familjeve që ishin në hasmëri.
Vilson Marku: E dimë se shembulli
i juaj baritor bëri që shumë të rinj të ndjekin rrugën e meshtarisë dhe
rregulltarisë si në aty ku vepruar si nga famullia jonë? Ku ishte çelësi i
suksesit për të përfituar zemrat e të rinjve dhe të rejave për të ndjekur zërin
e Zotit?
Mons. don Damjan Kurti: Një ndër
kujdeset kryesore pastorale ishin thirrjet e reja, kam pas një kujdes të
posaçëm për të rinjtë, që të marrin rrugën e meshtarisë. I kam përcjell edhe me
vizitat e mia në seminar ku studionin, ishin të obliguara. Gjatë pushimeve,
lutjet i bënim në Kishë, të gjithë së bashku, çelësi i suksesit për të fituar
zemrat e të rinjve për të ndjekur rrugën e zërin e Zotit ishte lutja për
thirrje të reja. Kujdesi për ta, vizitat në shtëpitë e tyre dhe në seminar ku
mësonin.
Vilson Marku: Me hapjen e kufijve
dhe rikthimin e lirisë fetare në Shqipëri, Ju menjëherë vullnetarisht pranuat
të shkoni në këtë shtet i cili ishte i mbyllur me dekada dhe pa besim në Zot,
apo më mirë të themi të ndaluar të besojnë. Çka ju shtyri Juve të merrni këtë
hap e t'iu dilni në ndihmë vëllezërve në Shqipëri? A nuk pati meshtar të rinj,
meqë përvoja e juaj meshtarake ende na nevojitej në Kosovë?!
Mons. don Damjan Kurti: Pas komunizmit
agresiv dhe kriminal në Shqipëri, ishte nevoja e madhe për priftërinj. Atëherë
ne Vatikan ministri për punë të jashtme ishte Kardinal Rosi, i cili kërkoj prej
ipeshkvit tone Nikë Prela për priftërinj, që të punojnë në Durrës i cili nuk
kishte priftërinj. Na dërgoi imzot Nikë Prela ne që ishim më të vjetër, Imzot
Mark Sopin dhe mua, sepse situata në Shqipëri ishte shumë e vështirë dhe nuk
ishte për prifta të rinj. Shqipëria pas komunizmit nuk kishte as bukë. Unë e
kam blerë bukën në Tuz të Malit të Zi ose në Ohër në Maqedoni.
Vilson Marku: Në ç'gjendje e
gjetët Shqipërinë, kishën e stërvuajtur dhe martire atje?
Mons. don Damjan Kurti: Shqipëria
ishte në gjendje shumë të vështirë. Ipeshkvijt e shumë meshtar ishin të vrarë.
Në Durrës argjipeshkvin Imzot Vinçenc Prenushin me tre priftërinj të tjerë i
vranë. Kishën e Shën Luçisë e bënë teatër kukullash. Ashtu edhe mbijetoi dhe
shpëtoi prej rrënimit. Ne këtë Kishë për 25 vjet ka punuar i famshmi Don
Nikollë Kaçorri i cili punoi shumë për pavarësinë e Shqipërisë. Besimtarët
ishin të etur për Fe, për Meshë. Kishat ishin përplot me besimtarë. Feja nuk
mund të vritet, as nuk mund të zhduket.
Vilson Marku: Kemi dëgjuar se në
Shqipëri ju kanë pranuar shumë mirë besimtarët. E dimë se jeni meshtarë dhe
keni edhe shumë obligime tjera në ipeshkvinë e atjeshme? Si arrini ti
përballoni të gjitha ato angazhime?
Mons. don Damjan Kurti: Natyrisht,
edhe këtu kam hasur nëpër vështirësi të mëdha. Ecja nëpër rrugën e meshtarisë
nuk është e lehtë, por përhapja e fjalës së Zotit, është çelësi kryesor. Vullneti
i fuqishëm dhe besimi i plotë, bënë që të gjitha vështirësitë kalohen shumë
mirë. Është nderi i madh të punosh në një popull martirë.
Vilson Marku: E pashmangshme është
pyetja; Keni qenë shumë të lidhur me të ndjerin Imzot Mark Sopin (së bashku
edhe shkuat në Shqipëri). Ju lutem na thoni disa fjalë për bashkëpunimi tuaj me
të? Dhe cilat mbresa nga jeta e Juaj meshtarake me Imzot Mark Sopin e ndjerë, i
kujtoni me mall?
Mons. don Damjan Kurti: Imzot Mark
Sopin e kam djalë daje. Me Imzot Mark Sopin kam qenë shumë i lidhur. Natyrisht
kujtimet e bashkëpunimit mes meje dhe Imzot Mark Sopint i kujtoj me mall. Pasi
që të gjithë jetën e kemi kaluar së bashku, që nga fëmijëria e deri në
meshtari. Mendoj se ka qenë një bashkëpunim i mirë dhe i frytshëm.
Vilson Marku: Si e kujtoni Binçën
tuaj të cilën e vizitoni me mallëngjim dhe kurrë nuk e harroni? Ka ndryshuar
shumë nga dalja e juaj kur zgjodhët e morët rrugën e shenjët të meshtarisë?
Porosia e juaj për famullinë tonë, në veçanti për rininë tonë dhe lexuesit e rregullt
të portalit tonë dhe revistës sonë famullitare?
Mons. don Damjan Kurti: Para se te zgjidhja rrugën e shenjtë
të meshtarisë, Binça ishte fshat i varfër , me kushte shumë të rënda ekonomike
dhe sociale. Mirëpo pavarësisht kushteve të vështira, ishte fshat i bukur, të
cilën e kujtoj me mall, dhe s’do ta harroj kurrë. Tani Binça është duke shkuar
shkallës së zhvillimit dhe po përparon vazhdimisht. Të rinjtë do t’i këshilloja
që asnjëherë të mos harrojnë kontributin e martireve tanë. Ata sakrifikuan
jetën e tyre për të ruajtur fenë e Jezu Krishtit. Prandaj ne duhet të krenohemi
me martiret tanë, dhe martirët e famullisë sonë, nuk duhet harruar kurrë.
Vilson Marku: Dhe për fund, ju
lutem për një mesazh (porosi) të cilat si zakonisht kanë qenë dobiprurëse për
meshtarë të rinj, për rregulltar dhe rregulltarë këtu në Kosovë.
Mons. don Damjan Kurti: Mesazhi im
është krejtësisht fetar. Jeta jonë e krishterë me fryte të mira shpirtërore me
fe, dashuri dhe shpresë. Jeta e jonë e krishtere deri në martirizim.
Intervistoi
: Vilson Zef Marku