Faleminderit
Xhavit Çitaku: Portret i intelektualit Sokol Demaku
E premte, 25.04.2014, 06:11 PM
Gazetar, mësues, krijues e
veprimtar i mirëfilltë
Portret i intelektualit të shquar Sokol Demaku që jeton e vepron në Suedinë e largët
Me një energji, elan, vullnet e dëshirë për punë, ky intelektual me sukses po udhëheq kanalin shqip të radios, TV-së dhe gazetën “ Dituria”, pastaj QKSH “ Migjeni” me anë të të cilave komuniteti i këtushëm shqiptar po informohet për gjithçka e për shumëçka në interes të tyre si dhe po organizohen aktivitete të shumta kulturore, letrare e sportive.- Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Suedisë dhe anëtar i Kryesisë të asaj shqiptare “Papa Klementi XI Albani”.- Deri me tash ka botuar 16 libra të zhanreve të ndryshme
Nga Xhavit Çitaku
Në karvanet e gjata shqiptare që ia kishin mësyer shteteve në kontinente të ndryshme të botës për shkak të dhunës që shkaktonte regjimi fashist serb, kishte edhe shumë intelektual të fushave të ndryshme, të cilët më pastaj pas marrjes së lejeqendrimit me dijen dhe kapacitet e tyre të larta prej ekspertëve të mirëfilltë kanë dëshmuar e po dëshmojnë bindshëm se edhe pjesëtarët e këtij komuniteti kanë potencial të fuqishëm për të hap rrugën e perspektivës dhe të prosperitetit të shumë mjediseve punonjëse ku ata janë të kyqur. Me një fjalë, tashmë ekspertët shqiptarë në shumë fusha kanë bërë emër dhe se fjala e tyre është vendimtare për shumë çështje e projekte madhore e të rëndësishme në ato ambiente ku ata janë të punësuar. Kësisoj kontributi i tyre intelektual me admirim flitet në opinionin publik dhe shkruhet shumë në mediat e shkruara e elektronike.
Në mesin e këtyre njerëzve radhitet edhe intelektuali i shquar Sokol Demaku, i cili me sukses ka bërë të mundshëm një informim të plotë për gjithçka që ndodh në vendlindje, në Shqipëri dhe në të gjitha trojet etnike shqiptare, në organizimin e shumë aktiviteteve kulturore, letrare, sportive, të hapjes së ekspozitave të zhanreve të ndryshme si dhe të mbajtjes së kontakteve të përhershme me personalitete të shquara të pendës dhe dijes në mbarë hapësirën shqiptare. Veprat e tij, mendimi, projektet e programet dhe fjala e mençur të prezantuara në çdo takim me përfaqësuesit e organeve dhe institucioneve komunale dhe të nivelit qendror, ishin vendimtare për të dhënë dritën jeshile , përkatësisht për të plotësuar pothuajse në plotni të gjitha kërkesat e arsyeshme të komunitetit shqiptar që jeton me vite në komunën e Borosit të Suedisë. Është si një sihariq personal që veprimet e tij të jenë gjithnjë frymëzuese, por edhe shembull intelektual dhe udhërrëfyes për të tjerët.
Sokoli në këtë shtet skandinav erdhi në vitin 1999. Kishte studiuar në Fakultetin Filozofik- Dega e gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. I etur për dije dhe i nisur nga ndjenja dhe vendosshmëria se mosha kurrë nuk është përcaktuese për realizimin e qëllimeve madhore, përkatësisht të ngritjes së dijes nëpërmjet të arsimit të lartë shkollor, ishte një frymë, forcë e princip që e inspiroj këtë njeri që ta kryej edhe një fakultet dhe atë në gjuhë të huaj që kurrë më parë nuk e kishte dëgjuar fizikisht. Kështu, ai troket në dyert e Universitetit të njohur të Geteborgut dhe regjistron një fushë krejt tjetërfare , që dallon si “ nata me ditë”nga ajo e gjuhës dhe letërsisë shqipe - matematikën të cilën e mbaron në afatin rekord, përkatësisht në vitin 2009. Me marrjen e diplomës në këtë fushë ekzakte fillon punën në shkollën fillore “ Fjerdinskolan” në Boros, në ciklin e lartë,një qytet që shtrihet afro 60 kilometra në lindje të Geteborgut, që është qendra kryesore e prodhimit të tekstilit në Skandinavi. Me shembullin e një edukatori të shkëlqyeshëm, të një kolegu bashkëpunues në çdo kohë dhe të një aktivisti të dalluar në punë me nxënësit, ka bër që ky mësimdhënës shqiptar të jetë shumë i respektuar në këtë mjedis shkollor. Një vit e gjysmë ka punuar edhe si gazetar në gazetën “ Wimerby Tidningen”.
Aktivitet jashtëzakonisht përmbajtësor i QKSH “ Migjeni”
I prirë
të befasoj gjithnjë për të mirë komunitetin shqiptar Sokoli me disa
bashkatdhetarë tjerë në mars të vitit
2007 në qytetin e Borosit formoj QKSH “ Migjeni” e cila është bërë bartëse
kryesore e zhvillimit dhe organizimit të shumë aktiviteteve të rëndësishme që
janë të lidhura kryesisht me ruajtjen e traditës, zakoneve, kulturës e
historisë kombëtare si dhe kultivimin e gjuhës amtare si një obligim moral e
atdhetar. Pos përkujtimit të të gjitha datave të rëndësishme kombëtare, kjo
shoqatë një rëndësi të veçantë ia kushton punës me fëmijë duke marrë parasysh
faktin se në këtë qytet jetojnë rreth 400 familje shqiptare. Thënë me gjuhën e
fakteve, fëmijët shqiptar janë të kyqur aktivisht në të gjitha organizimet e
kësaj qendre si dhe po bëhen përpjekje të vazhdueshme që në mësimin e gjuhës
amtare të përfshihen sa më shumë sish. Një punë shumë e madhe është bërë edhe
në aspektin e bashkëpunimit të shkollës të këtij qyteti “ Fjerdinskolan”dhe “
Demokracia” të qytetit të Durrësit, të cilat tashmë janë binjakëzuar dhe janë
realizuar vizitat e para të pedagogëve të këtyre dy institucioneve arsimore. Do
përmendur edhe hapjen e ekspozitave të ndryshme në Shtëpinë e Kulturës e në
këtë kontekst interesim tëmadh kishte zgjuar ajo e Mimoza Veliut me titull “ Të
pathyeshmit” me më së 70 fotografi të fëmijëve dhe grave shqiptare në luftën e
fundit dhe pas saj në Kosovë. Mijëra dashamirë të këtij zhanri kishin vizituar
këtë ekspozitë dhe kishin çmuar lartë punën e kësaj femre shqiptare.
Shqiptarët me tri dritare informative
Nuk kaloi as një muaji të fillimit të punës të QKSH “ Migjeni”dhe Sokol Demaku ndërmerr edhe një hap të guximshëm e mjaft të qëlluar duke e nxjerr në dritë numrin e parë të revistës së përmuajshme “ Dituria” organ i kësaj qendre. Revista “ Dituria” është një gazetë për fëmijë, të rinjë dhe prindër shqiptarë që jetojnë e veprojnë në Suedinë e largët, e cila ka krijuar një rrjet të gjerë bashkëpunëtoresh në këtë vend skandinav, Kosovë, Shqipëri e po ashtu edhe në mesin e mërgimtarëve nga shumë shtete të ndryshme të botës. Kjo revistë shpërndahet falas për komunitetin shqiptar në Boros e rrethinë, por ajo mund të lexohet edhe në internet. Ajo dërgohet edhe në Gjermani, Zvicër, Finlandë, Angli, SHBA, Rumani e vende të tjera me të cilat QKSH ka një bashkëpunim të frytshëm. Ky njeri i punëve të mbara nuk ndalet me kaq. Ai vazhdon tutje dhe në shkurt të vitit 2008 hap kanalin e radios në gjuhën shqipe, zëri i së cilës dëgjohet pothuajse në gjithë Krahinën e Vestrajytalandit , në të cilën jetojnë mijëra shqiptarë. Programin e vet kjo radio lokale e shfaq çdo të mërkur nga ora 18- 19. Në valet e këtij mediumi mund të urohet e përshëndet çdo familje shqiptare, të dëgjohet muzikë shqipe e lajme më të reja nga gjithë hapësira shqiptare. Ndërkaq, me mjaft rëndësi është të përmendet programi për fëmijë, të cilin e përgatisin dhe e udhëheqin vetë ata. Sihariqi i tretë për komunitetin shqiptar është prapë i fushës informative. Në të vërtetë, Sokol Demaku vitin e kaluar pas një pune të pandërprerë arriti që të hap edhe kanalin televiziv në gjuhën shqipe, i cili për shumicën e komunitetit të këtushëm shqiptar në fillim iu dukej e pamundshme për t’u realizuar. Programi i këtij kanali është i larmishëm dhe shfaqet çdo të ënjte nga ora 18- 19. Të gjitha këto dritare të informimit shqiptar punojnë e veprojnë në kuadër të QKSH “ Migjeni”.
Të gjitha këto të arritura nuk do të mund të realizoheshin pa një bashkëpunim të mirëfilltë brenda vetë komunitetit shqiptar si dhe ndihmës materiale dhe të mbështetjes në çdo nismë të organeve dhe institucioneve komunale dhe të atyre qendrore, të cilën gjë diti aq mirë ta shfrytëzoj Sokol Demaku.
Bëri shumë edhe në rritjen e imigjit për shqiptarët
Në këtë artikull nuk kemi pretendime të tjera, pos asaj që në opinion dhe në media të prezantohet vërtetë ajo që i takon këtij intelektuali të vyeshëm. Sa bëri shumë e shumë punë të mbara për komunitetin shqiptar, po aq la gjurmë të pashlyeshme edhe në rritjen e “ imigjit” të shqiptarisë në përgjithësi në opinion, subjekte, institucione, media të shkruara e elektronike e organe komunale e shtetërore. Thënë konkretisht, duke njohur historinë dhe kulturën shqiptare, e cila gjë, siç duket, e cyste të inkuadrohet në rritjen e “migjit”të popullit shqiptar në mënyrën shumë dimensionale, të afirmoj para opinionit suedez në mënyrën e tij çështjen shqiptare si një intelektual, shkrimtar, gazetar e publicist. Në këtë aktivitet të pandërprerë e të palodhshëm të Sami Demakut vjen në shprehje shpërthimi i cilësive vetanake si në formimin dhe funksionimin e organizmave përkatës shqiptar po ashtu edhe në fushën afirmative të kombit tonë që është ndër më të vjetrit në Europë.
Punë të madhe bëri edhe një fushën e krijimtarisë letrare
Cilësitë prej një intelektuali të shquar erdhën në shprehje edhe në fushën e krijimtarisë letrare. Deri me tash ka botuar gjashtëmbëdhjetë libra të zhanreve të ndryshme, të cilët me mjeshtrin e të shkruarit kanë zgjuar interesim të kënaqshëm tek lexuesit. Është anëtarë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Suedisë, i Shoqatës së Shkrimtarëve të Vesterjytalandit dhe anëtarë i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve dhe artistëve Shqiptar “ Papa Klementi i XI Albani”. Është njeri ndër anëtarët më aktiv të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar dhe shlirshëm mund të thuhet promotor i lidhjes së kontakteve me personalitete të shquara të pendës dhe të dijes në mbarë tokën shqiptare. Me një fjalë, fal punës së tij të palodhshme po bëhet i mundur në masë të madhe afirmimi i këtij asosacioni krijues kudo dhe kurdo edhe në të gjitha mjetet e informimit dhe në opinionin e gjerë shqiptar kudo që ata jetojnë e veprojnë.
Dhe krejt në fund: Sokol Demaku u angazhua, punoi, dhe dha e po jep kontribut në ato fusha ku manifestohet , zhvillohet e afirmohet aktiviteti intelektual i komunitetit shqiptar, të cilat më parë ishin të panjohura për popullin mik suedez.