Faleminderit
Selman Etemi: Zekë Bërdyna - kundër copëtimit
E enjte, 20.03.2014, 09:05 PM
ZEKË BËRDYNA
NË LUFTË KUNDËR COPËTIMIT TË TOKAVE SHQIPTARE
EKSKLUZIVE NGA SELMAN ETEMI
Të pamohueshme janë faktet dhe ngjarjet historike kombëtare po t’i referohemi periudhës dhe rrethanave, që, dhe kur u zhvilluan ato. Ngjarje këto, që na paraqesin figura ndër më të ndritshmët të Kombit tonë. Ndaj patriotëve dhe luftëtarëve të çështjes kombëtare e atdhetare të kemi ndershmërinë e veçanërisht përgjegjësinë.
Kur flitet për zhvillimet e veprimtarisë së Nacionalizmës Shqiptare do folur me pietet të veçantë edhe për veprimtarinë atdhetare të Haxhi Mulla Zekë Bërdynës. Nisur nga fakti se kjo pjesë e historisë shqiptare ishte mbajtur e mbyllur në arkivat e kohës, e sidomos për figurat më të shquara qe vepruan, luftuan dhe u flijuan për Shqipërinë Etnike.
Ky trim e atdhetar u lind në vitin 1908, në Fierzë (Novosellë) të Pejës. Vjen nga një familje bujare e atdhetare, e cila u dëshmua sidomos në kohët më të vështira te kombit tonë.
Koha kur u lind dhe u rrit Mulla Zeka, përkojnë me kulmin e vuajtjeve dhe torturave qe i bëheshin popullit shqiptar. Trojet shqiptare ishin të copëtuara, kurse popullit i kanosej ekzistenca thuaja edhe fizike. Ishte kohë e tërbimit të çetnikëve sllavë, serbë e malazias.
Me hapjen
e parë të shkollës shqipe (mejtep) në Fierzë afërsisht në vitin 1924, Mulla
Zeka bëhet pjesë e saj. Edhe pse i kaluar në moshë, nga një delmer (
Për një kohë jo të gjatë, personaliteti i Mulla Zekës u bë i kërkuar dhe i domosdoshëm për kombin, e sidomos për brezin e ri. Kështu, në vitin 1938 në fshatin Radavc ndërtoi shkollën (mejtep) dhe duke e paisur me të gjitha mjetet e nevojshme për punën edukative e mësimore. Kjo u bë qendër jo vetëm për përhapjen e diturisë, por edhe për përhapjen e ideve patriotike e atdhetare te të rinjët e këtij mesi. Këtu mësohej (pos tjerave) edhe për vlerat kombëtare. Si te duhet por edhe te ruhej atdheu sidomos në ato kohë të vështira që ishte.
Si mësues i kësaj shkolle (mejtep), u bë simbol i shfaqjes së kulturës, diturisë dhe ndjenjave kombëtare dhe patriotike jo vetëm tek nxënësit e kësaj shkolle por në tërë këtë anë. Edhe si klerik i fesë muslimane, te ai kishte prioritet kombëtarja. Diti të bënte predikueshmërinë në mënyrën me të shëndoshë të mundëshme. Për te, prioritet çdoherë kishte kombi e pastaj feja.
Mulla Zekë Bërdyna ishte rrezistuesi kryesor që u përpoq por dhe ndikoi në një masë në mosshpërnguljen e popullit shqiptar për në Turqi, qoftë edhe në Azi të Vogël. Ky me këmbëngulje por edhe me sjellje e vepra konkrete ndikoi tek populli që mos te shpërngulej, përkundër dhunës që i ushtrohej atij (popullit). Për këtë u quajt nga populli edhe dorë e djathtë e lëvizjes për çlirimin dhe pavarësimin e vendit. U bë i njohur jo vetëm në Rrafshin e Dukagjinit por në shumicën e trojeve shqiptare.
Edhe pse i ri (në atë kohë që ishte) i kishte kuptuar fare mirë qëllimet dhe padrejtësitë qe iu kishin bërë më herët edhe nga qarqet ndërkombëtare popullit të vet shqiptar. Se si Fuqitë e Mëdha me projektet e veta, e në dëm të tokave (trojeve) etnike shqipëtare kishin aprovuar projektplanet për ngushtimin e teritoreve qoftë edhe atyre shqiptare, siç ishte me rastin e Londrës më 1913 dhe atë te Versajës më 1919. Projekte këto, të cilat ishin joshëse që edhe më tepër te ushtronin dhunë e masakra ndaj popullit shqiptar dhe trojeve të tyre nga shkijët e malazezët çetnikë. Kështu, Mulla Zeka shihte tek vetja një luftëtar të ardhshëm që edhe me armë në dorë dhe në mënyrë te organizuar t'i kundërvihet armikut.
Si pjesëmarrës i luftës qe, në periudhën 1941-1945, kuptohet, kundër hordhive barbare sllavoçetnike e sidomos të çetnikut Pavle Gjurishiqit. Mulla Zeka ishte komandant i Njësive Vullnetare dhe me sukses iu bëri rezistencë çetnikëve serbë dhe malazezë. U shqua si luftëtar por edhe si komandant i mirë dhe trim. Në çdo hap në front ishte me ushtarët duke luftuar dhe duke iu dhënë shpresën për fitorën, për një luftë të drejtë që po zhvillonin. Kjo luftë kryesisht ishte zhvilluar që nga Pazari i Ri e gjerë në Beranë, thonë se, mund të veçohen betejat e Pazarit të Ri, Razmanacit, Smilevicës etj. ku në luftimet e betejës se Razmanacit por edhe masakrës se Bihorit(1943) plagoset.
Në shumë raste rreziku, e ndihmuan dhe e shpetuan popullatën shqiptare nga masakrat e papara që mund t'u ndodhnin nga çetnikët e tërbuar, e sidomos pas kapitullimit që i ndodhi Italisë në vitin 1943 ku ishte krijuar një çorjentim pothuaj në një masë të madhe në trojet shqiptare ku ishin te "mbikqyra" nga kjo. Këtë u përpoqen që ta shfrytëzojnë çetnikët e Drazha Mihajlloviqit e të Pavle Gjurishiqit, por forcat vullnetare që vepronin në këtë pjesë, me sukses iu kishin përballuar këtyre.
Me përfundimin e luftës pushteti i asaj kohe (të re) të pasluftës e emëron kryetar për Komunën e Ozdrimit të rrethit të Pejës, por më vonë vjen në kundërshtim me qëllimet mashtruese të atij pushteti aktual dhe e largojnë nga kjo detyrë. Me të vërejtur dredhitë e këtij pushteti "të ri", Mulla Zeka rikyqet në Partinë Nacional Demokratike Shqiptare.
Edhe ky si shumë patriotë tjerë arrestohet dhe dënohet me kohëgjatje prej 16 vitësh burg. Çdokund në odat shqiptare flitej (nga dëshmitarët e kohës) për qëndresen burrërore dhe të paparë gjerë atëherë që Mulla Zeka e tregoi në gjyqin që u mbajt në Pejë kundër tij. Kështu një pjesë të jetës së vet e kaloi në burgjet, në atë të Pejës, Nishit, dhe një pjesë të madhe (8 vite) e kaloi në burgun më famëkeq, te Goli Otokut.
Edhe pse në burg, me qëndresën e vet ishte po ai Mulla Zeka i mëhershmi, i përpjekjeve për thellimin dhe mbjelljen e ideve patriotike e kombëtare te të tjerët. Ai edhe në burg iu kishte dhënë gjallëri dhe shpresë shokëve të vet te burgosur, se edhe kjo vështirësi e jetës do të kaloi dhe do të jenë ngadhnjimtarë ndaj atij ferri.
Nga burgu
kishte dalur edhe më i fortë idealisht.
Menjëherë pas lirimit nga burgu, kyqet në jetën dhe rrethanat e përditshme. U bë simbol i qëndresës dhe i fjalës se bukur dhe të mençur në shumë oda shqiptare.
Ishte pjesëtar i Këshillit të Pajtimit të gjaqëve, ku me angazhimin dhe ndërhyrjën e Tij u arrit të pajtohen shumë raste të gjaqëve e ngatërresave të ndryshme. Fjala e Tij me vëmëndje dëgjohej dhe respektohej nga të gjithë, kudo që fliste.
-- Shumë mirë figurën, apo më mirë të them, personalitetin e Mulla Zekës e paraqet Mehmet Kajtazi në librin " Shqiptarët në Goliotok". Këtu përshkruhet një pjesë e jetës së tij në këtë ferr të tmerrshëm. Pos vuajtjeve dhe mundimëve të veta fizike që ia bënin, ai gjënte forcë që t'i ndihmonte dhe mësonte shokët e vet të burgosur, se si të silleshin dhe gjindëshin para grackave që iu paraqitëshin në këtë burg. Ai i ndihmonte edhe shpirtërisht. Me Mulla Zekën ishin më të fortë. Por ishte kundër atyre që tregoheshin te urtë ndaj armikut.*
-- Edhe z.Iljaz Bicaj në librin " E lamë borë e gjetëm dimër ", Mulla Zekën na e paraqet si kritik dhe kundërshtar i së keqës. Përshkruan autoritetin dhe heroizmin që kishte. Na paraqet luftëtarin dhe dëshmorin e pathyeshëm në luftë për atdhe, si dhe ideologun e kohës dhe rrethanat kur ai jetoj, veproj dhe luftoj.*
Me gjithë forcën e një intelektuali dhe burri të mençur, diti t'i kundërshtoj propagandat e shërbetorëve të atij pushteti ku mendonin por dhe vepronin në dëm te kombit, sidomos kur ishte fjala për arsimimin shqip të popullit e sidomos te brizit të ri.
Kishte të tillë qe e kundërshtonin hapjen e shkollave shqipe, pastaj fëmijët lëre qe nuk i dërgonin, por përpiqeshin të ndikonin tek të tjerët, me arsyetimin se, kush shkon në shkollë ska fe e bile as komb etj. Mulla Zeka këtë e kundërshtonte me të madhe. Shkollën, apo të themi, arsimimin e fëmijëve shqiptarë e paraqiti si të vetmën dritë për ardhmërinë e kombit. Arsimimi shqip në shkollë dhe hapja e diturisë te fëmijët dhe tek të rinjët tanë, dhe lufta me pushkë në dorë për çlirim nga armiku i përbetuar sllav - kjo ishte motoja e tij kryesore, përsa e shifte popullin e vet para një terri kulturor e arsimor - pra zhdukja e anafalbetizmit nga njëra anë , dhe vendi të shpetohet nga kthetrat e armikut.
Rikrijimi i Shqipërisë Etnike ishte i vetmi pikësynim, sa i përket lirisë së plotë të Atdheut të shqiptarëve. Ai çdoherë e kishte theksuar se, pa ribashkimin e të gjitha trojeve shqiptare, nuk do të ketë shqiptar të lirë -në kuptimin e plotë te fjalës Liri. Për këtë edhe luftoj dhe u sakrifikua, i nderuari Mulla Zeka.
Për mençurinë që kishte, për punën që bëri , për luftën dhe udhëheqjen e saj , si dhe për fjalën e urtë e të respektuar nga të gjithë, rapsodët i thurën edhe këngë (rapsodi) lavdie, burrërie dhe trimërie e që këndoheshin nëpër odatë shqiptare dhe dëgjoheshin me një ëndje të thellë nga të gjithë.
E gjithë veprimtaria e Mulla Zekë Bërdynës ishte mëse e qartë për armikun dhe pushtetin e asaj kohe, andaj edhe familja e ngushtë e tij, por edhe ajo e gjërë e Bërdynajve nuk kaluan apo mbetën pa pasoja, ato ishin prezente, me shumë pasoja e bile në vazhdimësi, e gjerë në vitin 1999 pati shumë bastisje, të burgosur, të kindapuar, si edhe të vrarë nga familja Bërdyna të Radavcit.
Trimi dhe luftëtari i kohrave më të vështira që gjëndej kombi, ku për çlirimin e tij bëri çështë e mundur nga vetja e vet dhe, pa e gëzuar çlirimin ashtu siç e deshti ai vet, nuk arriti ta shijoj dhe gëzoj dhe, vdiq me 12 janar 1987 ku vet pjesëmarrja e njerëzve në varrim e deshmoi mësemiri vlerën dhe respektin që pati nga populli shqiptar i kësaj ane.
Do cekur se, shumë qendrime dhe tipare idealiste që kishte në personalitetin e vet Mulla Zeka, qenë identike me qendrimet dhe vendimet që mori më vonë Kuvendi i Lidhjës se Dytë të Prizrenit, siç ishin organizimi i arsimit në të gjitha trojet shqiptare, pastaj qe të mbrohen kufijtë e Shqipërisë Etnike etj.
Ky burrë, trim kombëtar e ideolog, që me kohë kishte kuptuar dhe me të madhe i kundërshtoi me veprim konkret elaboratet e V.Qubrilloviqit e të I.Andriqit te krijuara me përpikëri për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi, e ku jo tjetër, shkurt jasht trojeve të veta shekullore e që Kosova të bëhët " konak " për rajen e Karpateve.
Me mençurinë më të madhe diti ta gërshetoi veprimtarinë e vet, te një kleriku fetar me atë kombëtarën. Kombëtarja ishte ideali dhe qellimi kryesor i Tij.
Pra siç u
pa, Mulla Zekë Bërdyna ishte klerik i mirë, pedagog, pleqnar si dhe luftëtar
trim i asaj kohe, në të cilën jetoi dhe veproi - kohë në të cilën çdo gjë ishte
e ngulfatur nga armiqtë shekullorë. E lirë pjesërisht ishte vetëm frymëmarrja.
Liria dhe vlera kombëtare ishin te sakatosura. Kufijtë e Shqipërisë Etnike të
ndrydhur e të copëtuar. Pra, trojet shqiptare të pjesëtuara me dhunë në ca
shtete. Fjala shqipe dhe gjuha e saj shumë e kufizuar. Kohë kjo, në të cilën tokat
shqiptare ujitëshin nga gjaku i djemëve dhe burrave më të mirë te Kombit tonë.
Të gjitha këto, Mulla Zekën e bënë të kalitet “para kohe”,qe në rini. Ky shumë herët e kuptoi se, “ç’vlerë” kishte dhe kush ishte armiku, andaj edhe iu kundërvua me të gjitha format e rrezistencës, si me penë ashtu edhe me pushkë në dorë. Luftoi dhe mbeti simbol i rrezistencës për çlirimin dhe rikrijimin e Shqipërisë Etnike.
Ishte dhe mbeti propagandusi i ideve të pastra dhe të qarta kombëtare. Me një fjalë, ishte dhe mbeti aureola e fitoreve, në luftë, e deklarimit të Tij në gjyq, e qëndresës në burg, e fjalës se bukur dhe të mençur në odat shqiptare etj.
Për të gjitha këto, sot përkujtohet, nderohet dhe i këndohet kënga në Dukagjin e më
gjërë, dhe figura e Mulla Zekë Bërdynës zë vend te merituar në Historinë e Popullit Shqiptar.
Këtë shkrim të shkurtër dhe disi sipërfaqësorë e bëra për lartëmadhërinë e figurës se Mulla Zekë Bërdynës në shenjë nderimi dhe respekti për mundin dhe sakrificën që e bëri për te mirën e kombit dhe të atdheut në përgjithësi. Historianët dhe kompetentët për këtë pjesë te historiografisë shqiptare e cila përfshinë ngjarjet më frytdhënëse të kohës më te vështirë por, në te mirë të çeshtjës kombëtare e sidomos për figurat qe për qellim patën çlirimin, ribashkimin e trojeve shqiptare dhe bërjen e Shqipërisë Etnike, te shfrytëzohen burimet e të dhënave dhe të qiten në dritë bile tani, pas mbi 60 vitesh, jo vetëm për Mulla Zekën por edhe për të tjerët si ky. Përndryshe, vet ne po ua zgjasim qëndrimin e tyre ende në burgun e Goli Otokut dhe burgjet tjera - në errësiren e pafundme të "harresës". Andaj, të flitet e të shkruhet e asgjë mos të mbulohet e të ruhet sepse, ideali i tyre ka mbetur obligim në ne që te vazhdoj dhe, në një te ardhme jo të largët do shpërblehet me realizimin e qëllimit mbarëkombëtar, rikrijimin e shtetit Etnik Shqiptar.