Faleminderit
Haki Zllami: Nokshiqasi tropojan i rrallë!
E hene, 03.03.2014, 09:04 PM
Nokshiqasi tropojan i rrallë!
- Shaban Bali Nokshiqi-
Nga Haki Zllami
Përgjigjja është mase e qartë: e njeh i madh e i vogël, e njeh Plava, Gucia, Malësia e Gjakovës, Shqipëria dhe Teksasi. ..Një njohje vetëm për të mirë . Shaban Balia u bë i tillë me punën e tij, me karakteristikat e veçanta, nga rrethi i tij familjar si një nokshiqas tropojan i rrallë.
Si ta kuptojmë këtë ?
“ Si dy male do i rrijnë historisë
Nokshiqi e Vlora e Pavarësisë”…
Një lidhje nyje e këtyrë trevave që bënë Pavarësinë. Nokshiqasit e fisit të fortë të Plavës e të Gucisë kelmendas, matën fjalët me shpata e grykhollat në kuvendet, duke gdhënë historinë. Nokshiqi, ” ky fshat emblematik në natyrë dhe në jetë i ka hyjnit dhe realisht gjithë të mirat e mundshme në krahshtrirjen luginore alpine të tij: lumin me shtratin e thellë përbri dhe liqenin në afersi, rrafshina e malin, vrrinin e bjeshkën, Vraçevë. Rrugët kalimtare me rëndësi për rajonin kryqzohen nga të katër anët, përmes Kroit të Ibishit, e kopshtijeve, pyjeve me drurët e mjaftueshëm për zjarr, ka bletën, peshkun e kaprollin, gurët e kullave”, shkruan autori.
Nuk ka se si të shkruhet më bukur e saktë për një fshat të trevave shqiptare!
Libri ka vlera ideoartistike të gërshetuara mrekullisht me realën përmes një vështrimi objektive, ku mësova shumëshka për historinë e vendit tim. Mësova për shtrirjen e 26 brezave kelmendas gjer ne shek.Xll, fiseve të hershme. Mësova për katër vllazërit e Nokshiqit; Mekulaj, i njohur për mua përmes figurës së Esat Mekulit, Mehaj, Bruçaj dhe Selimaj. Sa herë dëgjoj toponimin Nokshiq, më pëlqen shume preardhja shqipe, mbasi shumë të tilla janë me prejardhje serbe ose janë sllavizuar në rrënjë apo në prapashtesa.
I jati i Shaban Balisë, Bali Bajram Hyseni, ishte djaloshi trim mekulas u shqua për trimërinë e tij të pashoqe që lau me gjak trojet e veta. Shkuar në vendlindje, në vitin në 1944. Më pare ishte vendosur e jetonte për shumë vite në Llugaj tëTropojës. Enigma më e tmerrshme për të birin dhe familjen, ishte vrasja këtij trimi nokshiqas. Nuk i dihet as varri, dihet vetëm se se gjashtëdhjetvjecarin e vranë serbomalazezët. Familja mbeti duke e vajtuar në Llugaj, duke pritur e përcjellë njerëzit që vinin për ngushëllime.
Autori Ramiz Lushaj, në këtë monografi dhe në veprat e tjera
artistke, na paraqitet një krijues
dinjitoz. Mjaft mirë gërshëtoi realen me
trillin artistik. Mongrafia është
mbështjellë me vlera artistke, ka qindra përsonazhe real, secili është i portretizuar me mjeshtëri. Ka
gjëra që duhet veçuar e përmenduar si vlera.Vet titulli “ Nokshiqi i
historisë”, një gjetje e menduar, një togfjalësh metaforë. Mjafton të vështrojmë
më vëmendje kopertinën: me siguri, Bali
Bajrami i legjendarizuar. Një kreshnik serioz që lexon fletët e historinë. Ndoshta, Bali Nokshiqi, ka shumë për të folë…Është i pathyeshëm
si Maja e Hekurave me shallën karakteritike
rugovase mbështjellë kokën dhe qafën, të
cilën e mbante të bardhë si rreze dielli që mbase do t’I nevoitej në një çast sublim. Me një fytyrë të ngrysur që
shpreh urrejtje gati-gati patologjike.Vetullat e vrënjtura e mustaqet si hënë
në mbarim e bëjnë edhe më të hieshëm, më burrëror…
Ky ishte kryetrimi që prezanton librin treqind e njëzetë e shtatë faqesh !
Monografia
ka shumë nëntituj interesantë, ka detaje që të bëjnë të meditosh, të shkruara me fjalë e shprehje që të mbesin
në mendje si toponimet: “Livadhi i shpatave”, ”
Për të shkruar këtë libër, Ramiz Lushaj punoi shumë. Eci gjer në Plavë, Guci…në Teksas, u njoh nga afër me fiset etnike shqiptare. Ndërsa unë mbase iu referova direkt librit dhe ato që bisedova me bac Shabanin sepse Nokshiqin e kam vështruar vetem nga rruga Podgoricë - Rozhajë, bregut Lumit…bile kujtoj një bisedë me një bashkudhëtar, kur i thashë : ‘’ … ah po të isha atje tek kroi i Ibishit sa për të pi një grusht uji të fresktë si lëngbore. Në ato shkrepa, ku rrinte “Ora e bardhë e shqiptarisë”, sipas të madhit, Gjergj Fishta’’. ..
Qëllimi im për të shkruar këtë shkrim ishte ndoshta më shumë për të thënë diçka për mikun tim, Shaban Nokshiqin se sa për t’i bërë një analizë këtij libri me vlera të mëdha sepse, kjo këkonte me deomos, një preokupim më të thellë. Një herë kur po pinin pinin një kafe me Shabanin dhe tre poetët e Bajram Currit: Lulzim Logu, Gjon Neçaj dhe Asllan Osmanaj, në bar “Amerika” i thame duke pasë edhe librin në dorë, se do të shkruanim diçka.Dhe ja, disi me vonesë po e kryej këtë premtim. Duke komunikuar drejtpërsedrejti me Shabanin: “ Mos kujton se të harrova, se të dua dhe kam respekt për ty sa të marrim frymë.” Dhe, s’kam se si t’i harroj ata njerëz të forte e të nderuar të familjes nokshiqase, si tropojanë të rrallë !
Megjithëse shumë larg po përpiqem ta kujtoj ashtu siç është: Lisin e Bjeshkëve të Namuna me atë trup të gjatë basketbollisti që s’ka luajtur kurrë, i drejt si një pishë e ngulur në shkëmbinjt e Plavës. T’a ka ënda të mos ia ndash sytë, Shaban Balisë, i cili sikur ka diellin në balle, që flet pak, vetëm kur e dëgjon dikush. Njeriu që sado që të rrish me të, nuk dëgjon qoftë edhe një fjalë të papranuar për askënd.
Shaban Balia është njeri nga ata që jeta e vuri në provë dhe që diti të orientohet në të dy sistemet. Ai diti ta pres kohën dhe ta masë atë. Zemra e tij jeton në të sotmën dhe gjithnjë mendon e jep medime me rëndësi për të ardhmen. Lëvizi shumë që të jetë i gjallë. Vet jeta e tij, vet qënia e tij, ia gjetën të hapura shumë dyer, shumë miq e shokë. Edhe mua, ashtu si edhe të madhit e të vogëlit në Malësinë e Gjakovës, na “hëngër zemrën”e na bëri të pandarë.
Le të më falin pjesëtarët e familjes që po ndalem më tepër tek Shabani, po e bëj sepse po shkruaj për të dhe jo sepse nuk jeni edhe ju shumë të mirë, sepse Shabani është fisniku juaj, është më i madhi juaj. Ramiz Lushaj, besoj se shkroi për secilin nga ju… Dua që të evidentoj, aq sa mundem, të veçantat e njeriut tuaj, për nokshiqain tropojan të rrallë. Dhe kam të drejtë ta quaj kështu.
Jeta e tij dhe e pjesëtarëve të familjes pati vështirësitë e veta. Ai tregon: “…Jam krenar për njërëzit e familjes time. E them me plot gojën se linda në Llugaj të Tropojës. Në Tropojë hodha shtat dhe nuk do të isha rrit asnjë pëlqik me tepër as në Nokshiq. Prindërit e mi të zbritur nga Nokshiqi, të braktisur nga
Serbomalazezët, u
ballafaquen me njëmijë një halle, por munden të mbijetojnë edhe në saje të
bujarisë së vendasve, të cilët i
falenderoj shpirtërisht. Flas me
respekt të vecante për Isufajt, për Met Faslin…për burrat e Kolgecaje. Në këtë
trevë mikpritëse e bujare, fati më lidhi
me një familje të Bujanit, me Bashajt që
më dhuruan shoqen time të jetës, Qamilen. Po, tregoj edhe si ia nisëm të
ndërtonim kasollen tone: ndërtuam stanin e drunjtë, ndërtuam një si punë avllije në një lëndinë të
paçelur. Ishte pyll njëcope gjer në
Dunishë…Në ato vite të rënda për Tropojën, mësova në shkollë.Ecja nga Llugaj
deri në Kolgecaj…Mësova në Plavë, në Durrës, në Shkozet..etj. Punova një jetë të tërë në
Tropojë, duke u vlerësuar nga të gjithë
si shef llogarie, brigadier i maqinerive
të rënda. Në Tropojë gjeta gjithshka:
miq, shokë, kolegë.Vite të tëra punova në
Shaban Balia
me bashkëshorten, Qamilen, lindën tetë fëmijë, dy djem : Sylën dhe Fatmirin dhe gjashtë vajza:Hasimen, Dylberen, Meremen, Fiqiretën, Valdeten
dhe Sadeten, secili më i mirë se
tjetri.
Sa gjë e mirë, të keshë tetë dyer krahapur, pa llogaritur të tjerat !
Nuk thonë kot: “Të ardhte pleqnia e bardhë !“ ashtu siç u erdhi Qamiles dhe Shabanit. Duhet pohuar se familja e Shaban Nokshiqit është sot për t’u admiruar si më dashamirësja, më e lidhur me njerëzit e saj dhe me miqtë. Ajo që kërkon ose e ka vetëm në mendje Shabani Balia: ajo bëhet, ajo as që diskutohet. Një shtëpi robi edhe nëqoftëse s’e ka nje “zot “shtëpie si Shabanin, pa tjetër duhet “blerë”. Kjo është për t’u përgjthësuar si diçka e domosdoshme, është një mesazh i qartë për brezat, për komunitetin .
Një mirënjohje e veçantë për Shaban Balinë është dhe përkushtimi i tij për të bërë një libër për familjen e vetë. Për këtë, ai ka bërë gjitheçka duke hulumtuar e mbledhur dokumenta e foto, të cilat e ndihmuan autorin për të bërë të mundur botimin e monografisë. Besoj se nuk e teproj të shpreh se i madhi i nokshiqasve, baca Shaban, bëri shumë për ta bërë “të gjallë”, babain e tij, Bali Bajramin, duke e bërë që të njihet, të lexohet në Europë e SHBA…Po, Qorr Ilazi çfarë bëri më tepër që përmes vargjeve me sharki, veçse e “nxori” prej bugut?! A mos edhe Shabani, babain ia mori nëpër thonjë vdekjes…
Shaban Balia është zotni burrë !
I moshuar është, por mendon e flet si një i ri. Thjeshtësia e tij, xhymeria e pashoqe e mbi të gjitha intuita e zgjuarësia i dhuruan atij: kaq shokë, miq zemre. Ai bën një jetë të thjeshtë. Ai gjithnjë zgjodhi shpresën për të mposhtur vështirsitë. Mund të pohoj me sinqeritet se ai mban në “valixhen” e tij, gjithë familjen. Virtytet e larta morale, shkëlqejnë në trupin e tij të bukur.
Të vetëm” vërejtje” për të kam: se na i shkuli me traktor, lisat shumëshekullor në Cerrnice, Bukovë apo në malet e Kasaje, mbasi do të na nevoiteshin, sa për të thënë se edhe ne, kemi pasur dikur pyje të njohura…Dhe kjo një mahi sa për të qeshur një herë sepse Shabanit edhe i shkojnë për shtat.
Rrugëtimi i Shaban Balisë gjatë viteve të jetës, ishte me mend në krye sepse kryet e këmbët i
mbështeti
-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga Bajram Curri, më 28 shkurt 2014-