Faleminderit
Luan Myftiu: Nënë Tereza, misionare e dhembshurisë
E merkure, 22.01.2014, 08:44 PM
Nënë Tereza, misionare e
dhembshurisë njerëzore
Nga Luan Myftiu
Nënë Tereza nuk mendoi të bëhej shembull, as të fitonte lavdi, madjé, as të linte emër! Dhe u bë etalon i madhështisë, i krenarisë dhe i lavdisë së vërtetë njerëzore! Mrekullia e Saj qe përkushtimi, përvujtnia për hallet e të tjerëve. A ka, vallë, gjë më sublime se të ngushëllosh e të duash të mjerët? Këtë pyetje ka për t’i bërë Nënë Tereza në shekuj njerëzímit! Se vetë Ajo tërë kohën përshkoi ylberin më të lartë moral të njerëzimit. Se Ajo e dinte që asnjë shoqërí njerëzore nuk i ka edukuar njerëzit të duan vetëm veten. Se sa më tepër të çlirohen njerëzit nga egoizmi, aq më shumë ata do të ushqejnë dashurí për të tjerët!
Dhe koha ka për ta ndierë edhe më shumë nevojën e veprës së Nënë Terezës! Gjithmonë e më shumë njerëzimi ka t’u përkulur para kujtimit të Saj. Se nuk ka njerí të mos jetë i etur për dhembshurí njerëzore! Përkundrazi! Të gjithë harxhojnë kohë të mësojnë se kush i do! Kurse Nënë Tereza deshi me dashurí hyjnore të gjithë ata, ndaj të cilëve shumë të tjerë kishin edhe krupë. Ajo deshi gjithë jetimët, të braktisurit, nevojtarët e të përbuzurit, deshi lebrozët e neveritur dhe gjithë mëkatarët, që s’ua pranonte njerí pendesën, etj. Bilé, gjithë mjerimin njerëzor ajo e përqafoi me dashurí të vërtetë prej nëne. Ndoshta prandaj taní e tutje gjithë të mjerët do t’i mbajë gjallë shpresa se dikush mund t’u bëhet nënë. Prandaj kujtimi i shqiptares së madhe ka për të mbetur përjetësisht një shpresë e gjallë për gjithë të pashpresë ; një ngushëllim i pritshëm për gjithë të mohuarit; një ëndërr e besueshme për gjithë të fikurit nga mjerimi. Taní dhe gjithë të shpërfillurit do të kenë arsye të shpresojnë se dikush mund t’i dojë! Dhe Nënë Tereza kështu do të mbetet përjetësisht Nëna e Njerëzimit! Se nuk ka njerí të mos e dijë se si u përkujdes Ajo për të sëmurët! Si i mbajti në gjí jetimët, të braktisurit! Si i përdëlleu të vetmuarit! Si i mbushi me besim të pashpresët! Si u dha dinjitet të përçmuarve! Si u bë Ajo shenjtorja që lartësoi dashurínë e njeriut për njerínë!...Se kush mund të barazojë realizimin e ëndrrave të veta me fluturimin gazmor të shpirtit të Saj në çastet e qetësimit të dhimbjeve njerëzore?! Se Ajo nuk qe një “lypsare” dashurie, që lëngoi nga vetmía! Asnjëherë Nënë Tereza nuk kërkoi strehë ngushëllimi për veten! Jo! Tërë jetën Ajo u ndie një mbretëreshë lumturie nga dashuría për Zotin! Dhe s’pati nevojë për tjetër gëzim. I mjaftoi adhurimi i Perëndisë! Dhe ishte ky adhurim hyjnor që e shpuri Atë te njeriu, te krijesa e Zotit, te të mjerët! Asnjë lakmi e kësaj bote nuk e tërhoqi. Asnjë krenarí njerëzore nuk e joshi. Asnjë lavdí nuk qe nevoja të vadiste lëndinat e shpirtit të Saj gjithmonë të gjelbër. Nënë Tereza kishte fituar përfundimisht mbi veten! Kishte gjetur çelësin e kuptimit të kësaj bote. Zemra e Saj u pasurua me thesarin më të çmuar, me dashurínë për njeriun ! Kjo dashurí i dha natyrshmërínë qiellore të sakrificës, misterin e fisnikërisë, që la gojëhapur shekullin që jetoi. Dhe pa kërkuar asgjë, Ajo mbolli mirënjohje të përjetshgme!
O Ti, Nënë e gjithë botës! Rastësisht, vallë linde shqiptare? Rastësisht qe bijë e një populli, që shndërroi në mrekullí mbijetesën e vet dhe ruajti mes zjarrit të luftërave vlerat e tij!? Ti linde aty ku trimëria ka ndihur më shumë ata që kanë qenë duke rënë në humnerë! Ata që kanë qenë në rrezik e në nevojë! Jo, Nënë, nuk linde rastësisht në truallin e Arbërisë! Në truallin e grave, që kanë mbajtur ndezur zjarrin e dashurisë për lirí! Se sa “gjarpërinj” të hidhur janë larguar me bishtin zvarrë, të mahnitur nga vetmohimi patriotik i bijve të kësaj treve?!...Ti, Nënë, linde aty ku krerët e féve ishin miq me njëri-tjetrin. Ku, qysh në lashtësí, edhe robërit e luftës liheshin të lirë, ndërsa trimat e rënë për lirí, nuk vajtoheshin!
O Nënë e
të mjerëve! E díte, vallë, që nuk do të vdisje, kur vdekja të trokiti te porta?
Si i
verbëri i etur për dritë, ky shekull