Faleminderit
Ilir Seci: Sokol Arifi - rapsodi që trondiste skenat
E diele, 19.01.2014, 05:41 PM
SOKOL ARIFI - RAPSODI QË TRONDISTE
SKENAT SHQIPTARE…
Nga ILIR SECI
Shumë herë është thënë se trashëgimia kulturore shqiptare është e lidhur dhe i ka rrënjët në lashtësi me krijimtarinë orale, pra me folklorin popullor i cili si një lumë vërshoi shekujve duke sjellë në kohërat moderne atë pafundësi arti e krijimtarie në atë trajtë që ne njohim sot. Të gjithë mburremi me folklorin tonë kombëtar,me eposin e kreshnikëve,këngët e gurbetit,këngët për Skënderbeun, Lidhjen e Prizerenit e më radhë me etapa të tjera të historisë sonë kombëtare të cilat janë ngurtësuar përjetë në kujtesë falë këtij folklori e asaj krijimtarie të pamatë të gjeniut popull.
Thuhet “gjeniu popull” sepse në mungesë të dokumenteve dhe në kohërat në të cilat ka kaluar kombi jonë ku përjetoi pushtime pas pushtimesh,ishte e pamundur të ruheshin emrat e krijuesve që i thurën ato vargje apo të tjerëve që u dhanë edhe nga një “limë” artistikë dukë i sjellë në formën e përkorë që kanë sot. Emrat e përveçëm u harruan por vargjet mbetën duke u shkrirë në shumësin që njihet me emrin “Folklori Kombëtar” qe gjithsesi është një ngushëllimi madh se të paktën u harruan emrat e autorëve por erdhi vepra edhe pse në dëm të krijuesvë që shkrinë jetën e tyre në atë art.Sa herë ndalemi e shikojmë këtë krijimtari vetvetiu lind pyetja se si kanë mundur këta krijues të thurin vargje të tilla në kushte krejtësisht autodidakte në thellësitë e maleve pa asnjë kontakt me botën ku krijimtaria kish nisë të arshivohej e me shëkuj kish dalë e drejta e autorit?!
Natyrisht është një tipar gjenetik shqiptar,është një gen krijuësi që rrjedh nëpër gjakun e shqiptarëve i cili nëpër shekuj u përcoll gjenerata me radhë;artisti që thuri “Eposin ë Kreshnikëve” ish nga po ai gen që kish krijuar “Odisenë” apo “Iliadën”,ai ish i një soji më atë racë poetësh antikë,duke kënduar në të njëjtat vise për trimat që vinin e shkonin historisë.Është ky gen i gjëndur në këto troje që thuri nëpër shekuj atë folklor mahnitës shqiptar,ky gën që haset vetëm në Ballkanin e banuar nga shqiptarët,krijues anonimë,burra e gra me dellin e artistit të lindur sa e sa herë ngurtësuan në kujtesë përjetësisht ngjarje të cilave nuk iu dihet data e saktë kur ndodhën por dihet me saktësi si ndodhën pse përshkrimi popullor është i atillë që i bëri të përjetshme.Rapsodët endeshin nëpër fshatrat e krahinat tona dukë përcjellë këngë të vjetra e të rëja shpesh edhe të improvizuara aty për aty mbi një ngjarje të freskët që e pa më sytë e tij rtisti popullor!Ky gen i popullit shqiptar është shumë i veçantë,dëshmi e një autenticiteti të jashtëzakonshëm provë e një force të rrallë jetësore …
Ndërsa shekujt kaluan dhe rapsodet anonimë u shkrinë nëpër shumësin e kulturës kombëtare më ardhjen e kohëve moderne pasuesit e atij rodi poetësh popullorë patën një fat të madh sepse i shpëtuan anonimitetit,emri i tyre do të ishtë i përveçëm.Ishin të njëjtët poetë më të njëjtin dell që sillnin në jetë si një lloj inkarnacioni atë proces krijimtarie por që kësaj radhe kishin një fat të madh,krijimet e tyre do regjistroheshin,në libra, pllaka gramafoni,shirita kasetash...Krijimtaria e tyre vetëm sa përforconte atë trashëgimi të kaluar folklorike dhe dëshmontë se ky folklor është autentik,se gjeniu shqiptar është i përjetshëm.Në njëfarë mënyre brezi i rapsodëve të kohëve moderne mposhti tërë ata skeptikë dashakëqinj që pretendonin se krijimet e folklorit tonë janë “të huazuara” apo “imitime” të këtij apo atij fqinji.Ajo pasuri folklorikë që mban edhe emrat e përveçëm të krijuesve është dëshmi së në një mënyrë të tillë janë thurur edhe mijërat e vargjeve të shekujve të kaluar që në pamundësi dokumentimi u quajtën thjeshtë,popullore!
Kur përmenden emrat e përveçëm nga ajo brezni rapsodësh në kohën moderne natyrshëm spikatin disa emra të përvecëm siç mund të jenë ato të rapsodëve; Aziz Ndreu, Frrok Haxhia, Sokol Arifi, Sali Brari, Dedë Ndue Lazri, Fatime Sokoli, Sali Mani,etj, emri i të cilëve është ngurtësuar në folklorin tonë kombëtar ashtu si krijimtaria e tyre.Këta patën fatin të krijojnë në një kohë kur veprat e tyre u botuan dhe patën jehonë pavarësisht se regjimi i kohës u mundua të përfitojë me emrat e tyre duke dashtë t’i fusë në makinacionet e përdorimit për nevoja politike.Ashtu si tërë kultura kombëtare në kohën e regjimit komunist edhe krijimtaria e rapsodëve tanë që e shtërnguar të paguajë me hir ose me pahir haraçin e realizmit socialist,që ishtë e vetmja doktrinë ideologjike e kohës.Por nga ana tjetër nëse i hedhim një vështrim të vëmendshëm krijimtarisë së këtyre rapsodëve shohim së ata arritën të sjellin mjaft krijime të rralla folklorike duke dalë jashtë suazës që u përpoqën t’ua impononin teoricienët e specializuar në Moskë.
Rezultati është se mjaft nga ato këngë të shkruara në atë kohë janë edhe sot e kësaj ditë perla të muzikës sonë dhe këndohen anëmbanë,këngët për jetën,atdheun,shqiptarinë,vlerat e kombit tonë lirinë,besën,mikpritjen,motivet universale si dashuria, bukuria, poezia e jetës,etj ishin edhe mbetën,kurse indoktrinimet politike janë harruar tashmë bashkë me teoricienët që sollën atë frymë të helmët në folklorin shqipëtar. Kur e shohim vëmendshëm krijimtarinë e këtyre rapsodëve vërejmë se ata edhe pse paguan një haraç ndaj doktrinës ideologjike që iu imponua prapëseprapë lanë pas krijime që mbetën përjetë.Fundja në këtë kompromis ranë edhe ata që u shkolluan jashte vendit paten horizont shume here me te gjere,qe njohën shumë më tepër se rapsodët të cilët ishin edhe pa shkollim,në mjaft raste nuk dinin as shkrim e këndim! Një shembull përfaqësues nga ai numër rapsodësh është edhe Sokol Arifi,rapsodi popullor nga Tropoja i cili nuk është më mes nesh,artisti ndërroi jetë në mars të vitit 2005,në moshën 80- vjeçare.
Individualiteti i tij krijues,natyra e rapsodisë së tij përbën një prej shëmbujve më të arrirë në folklorin shqiptar të kohëve moderne,me talentin e tij të lindur ky rapsod është autori i mijëra vargjeve,të përmbledhura në tre libra që mbajnë autorësinë etij.Në rapsoditë e tij përfshihen tema të ndryshme,të gjithanshme aq sa mund tëjetë i gjithanshëm folklori,këngë për trimat që luftuan për pavarësinë,ku mundtë veçohen këngët për Mic Sokolin,Bajram Currin,e tjerë heronj të historisë kombëtare,te këto këngë theksohet respekti për trimërinë,evokimi i bëmave dhe ngjarjeve me peshë në historinë kombëtare, këngë ku evokohet dashuria për vendlindjen,këngë ku i këndohet jetës,dashurisë,bukurisë,etj. Sokol Arifi u lind me 10 shkurt të vitit 1925 në fshatin Markaj të rrethit Tropojë një trevë e cila tradicionalisht njihet per folklorin e pasur,krijimet,këngët dhe vallet e së cilës janë të njohura në mbarë kombin tonë.
Qysh në fëmijërinë ë tij njohu poezinë e jetës malësore,falë kombinimeve të rralla natyrore që ka vendlindja e tij,mes Alpevë të mahnitshme e bjeshkëve më kullota,fyejve të barinjve e këngëve për jetën në ato vise.Aty i mori edhe frymëzimet e para dhe ndonëse kurrë në jetën e tij nuk pati fatin të shkollohet,prapëseprapë mundi të bëjë emër dhe të mbetet në lëminë e folklorit shqiptar si një nga emrat më të njohur të saj.Sokol Arifi është një nga rastet unikale që pa patur arsimim mundi të thurë me mijëra vargje,të botojë tre libra dhe të jetë në mesin ë artistëvë shqiptarë,me një krijimtari 50-vjëçare,duke ngjitur gjithë skenat eShqipërisë dhe më zërin e tij të mahnisë mijëra e mijëra njerëz anembanë vendit…
Si rapsod Sokol Arifi spikat që në vitin ’47 kur del në skena,nëpër aksionet e rinisë së asokohe,drejtues dhe organizatorë te atyre skenave vërejnë talentin natyral të rapsodit tropojan dhe sugjerojnë emrin e tij te studiues e njohës folklori.Janë disa studiues folklori që i dhanë shtysa Sokol Arifit,por në veçanti ngulmuan Zihni Sako dhe Qemal Haxhihasani të cilët që në fillim panë te ai mjeshtrin e rapsodisë,inkurajuan kete artist popullor dhe në atë menyre ai mori atë drejtim që edhe pat në jetën e tij.Sokol Arifi është kryetari i parë i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Tropojës,është ndër të parët autorë të botuar ne Tropojë,pavarësisht se nuk pat ditur shkrim e këndim! Për këtë artist mund të thuhet se është proverbiale kujtesa e tij,arrinte të kujtonte rreth 3-4 mijë vargje,njihte permendesh tërë poemën “Lahuta e Malcisë”,kudo ngjitej nëpër gjithë skenat në Shqipëri e jashtë saj mahniste artëdashësit me kujtesen e tij,forcën improvizuese,mjeshtërinë e thurjes së vargjeve.Po ashtu një tjetër aftësi e tij ishte edhe mjeshtëria interpretuese,kishte nje zë të fuqishëm,tronditës,që kujtonte monologjet e dramava antike,deklamacioni i tij ishte i jashtëzakonshëm.Gjatë aktivitetit të tij 50-vjeçar Sokol Arifi pati fatin të ngjiste thuajse tërë skenat e Shqiperisë,zëri i tij jehoi edhe jashtë kufinjve,kur në Festivalin Ballkanik të Ohrit ansambli i Tropojës merr edhe vendin e parë.
Ka qene pjesëmarres në gjithë festivalet folklorike te mbajtura në Shqipëri,roli i tij në themelimin dhe mbajtjen gjallë të Ansamblit “Dardania “ të Tropojës është vital,tekstet e këngëve që njihen tashmë anembane nëpër trevat shqiptare jane meritë e forcës së tij krijuese,dëshmi e një talenti të rrallë… Pas 50 vitesh krijimtari,me barrën e 80 viteve mbi supe,me një aktivitet jetesor të dendur,rapsodi ndërroi jetë ne vitin 2005 duke lënë pas tre libra,i nderuar nga artëdashësit e shumtë që e ndoqën gjithë jetën.Për aktivitetin e tij krijues është shpërblyer dy herë me urdhërin “Naim Frashëri i Artë”,ishte përherë i pranishëm në gjithë përkujtimet,festat ose ngjarjet me karakter lokal apo kombëtar,emri i tij përfshihet në studimet e Insitutit të Studimeve Folklorike në Shqipëri e Kosovë.Në gjithë krijimtarinë e tij tema e Kosovës është konstante,rapsodi gjithmonë gjente vend për të evokuar shkëputjen e dhunshme te trojeve etnike nga Fuqitë e Mëdha me 1913,në çfarëdo teme ai me mjeshtëri arrinte të fuste vargje për Kosovën dhe dramën shqiptare.Krijimet për Kosovën i përjetonte shumë thellë,gjithmonë vërehej një lloj patosi i veçantë me të cilin deklamonte vargjet mbi Kosovën,aty artisti gjithmonë përpiqej të jepte maksimumin e aftësive të veta krijuese dhe recituese… Rapsodi Sokol Arifi ndërroi jetë duke përmbushur në 50 vite aktivitet,nje arritje që edhe artistë profesionistë e kanë zili,duke bërë emër,jehonë,la pas krijime të perjetshme edhe pse fatkeqësisht shumë krijime të tija mbetën të shpërndara pamundur të mblidhen e të mbajnë edhe ato emrin e tij,ashtu si tre veprat e botuara më përpara...