Faleminderit
Cakolli: Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka
E merkure, 15.01.2014, 08:48 PM
JUSUF E BARDHOSH GËRVALLA ME KADRI ZEKËN EMRA QË NË HISTORINË TONË DO TË LAKOHEN NJË GJITHA RASAT E KOMBËTARIZMIT
Shkruan: Shaban Cakolli
Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka ishin bërthama e çështjes sonë kombëtare, nderi , dhimbja dhe krenaria shqiptare. Ata ishin burra të cilët arritën unifikimin e mërgatës shqiptare, përpjekësit e angazhuar me tërë qenien në internacionalizimin e çështjes shqiptare në Evropë dhe botë. Trima të cilët i njohi dhe i bëri të pandashëm çështja madhore kombëtare. Asnjëherë nuk i ndau as lodhja, as veprimtaria e pashembullt, as vapa, as acari, ashtu si nuk mund i ndau as breshëria e plumbave të pushtuesit sllav. Ata ishin themelues së Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e vendit. Ishin strategët më të stërvitur për themelimin e platformës më të qartë kombëtare. Vizioni i tyre ishte të i bashkojnë gjithë shqiptarët, pa dallim feje, krahine apo gjinie. Vizioni i tyre në të folur e shkruar gjëthnjë ka pasur parasyshë edhe opcionin e çlirimit të Kosovës nga okupatori, pa përjashtuar edhe rezistencën e armatosur, kur pushtuesi nuk do të njihëte tjetër formë. Dalja e tyre në skenë në mërgatën shqiptare pati bërë jehonë të madhe. Ata ishin guximtarë të veprimeve kombëtare, edhe pse UDB-ja, sllave vepronte lirë në perendim dhe i përcillte kudo. Ata ishin edukuar në frymën jo vetëm të duan atdheun në të cilin u lindën dhe edukuan, por edhe të sakrifikojnë të e mbrojnë dhe shpëtojnë ate me çmimin më të lartë(gjakun)
Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, ishin pishtarë të lirisë së Kosovës, pa veprimtarinë e të cilëve Kosova nuk do të kishte lirinë të cilën e gëzon sot. Ata vunë themelet e tyre në këtë drejtim, duke kundërshtuar guximshëm pushtimin sërb mbi Kosovën, Një formë të ngjajshme kundërshtimi të pushtuesëve e patën nisë edhe studentet e Univerzitetit të Prishtinës në vitin 1981.
Gërvallajt
dhe Kadri Zeka sakrifikuan çdo gjë për lirinë të cilën po e gëzojmë sot. Ata me
veprimtarinë e tyre paralajmëruan
Sërbinë, ish-Jugosllavinë por edhe mbarë botën e civilizuar, se
shqiptarët e Kosovës më kurrë nuk do të
lejojnë të jetojnë nën tutellën
serbo-sllave. Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu ishin simbole të qëndresës kombëtare,
që burimin e kishin nga familje me tradita kombëtare patriotike. organizon
likuidimin e tyre në mënyrën më barbare dhe tinzare duke organizuar mbi
ta atentat klasik. Janaret për shqiptarët ishin janare të kobshme dhe të zeza ,
ku mbi ta dora e zezë tinëzare likuidoj
shumë veprimtarë të shquar. Kështu ndodhi edhe më 17 janar 1982 në
Untergrupenbach të Gjermanisë dora e zezë e pushtuesit i vrau tinëzisht Jusufin,
BaDuhet të thuhet se prej tyre më tepër
shquhej Jusuf Gërvalla, dallohej për prirëjet dhe orientimet kombëtare në të
gjitha fushat. Jusuf Gërvalla ishte poet,
këngëtar, publicist, veprimtar i devotshëm i
çështjes kombëtare, intelektual i guximshëm e luftarak për çlirimin e
Kosovës, i cili veprimtarinë e vet atdhetare e zhvilloj në ilegalitet në Kosovë dhe emigracion. Ishte në rrezik të
arrestimit, por pasi i shpëton arrestimit, migron në Gjermani, ku më parë jetonte dhe vepronte i
vëllai Bardhi, ku e vazhdon me një intenzitet edhe më të shtuar veprimtarinë e
tij patriotike për çlirim e bashkim
kombëtar. Në Gjermani arrinë të bashkojë faktorin shqiptar të emigracionit në
një front të përbashkët kundër shtypjes, burgosjes, vrasjeve e shpërnguljes së
shqiptarëve nga forcat sërbo-jugosllave. Ai së bashku me Bardhoshin, Kadri
Zeken e disa veprimtarë të dalluar, ishte
në ballë të frontit të gjërë për sensibilitetin e opionit botëror për çështjen e pazgjidhur të
shqiptarëve në ish-Jugosllavi e Ballkan. Pushteti i atëhershëm serbo-jugosllav
tek Jusufi e shihte nyjen kyçe të
organizimeve anti jugosllave, prandajrdhoshin
dhe Kadriun. Me 17 janar Kosovës iu trazua qielli, shqiptarëve iu
trazuan zemrat, atë natë të zezë janari dëbora u skuq me pikat e gjakut të
trimave tanë të lirisë, Agu i mëngjezit i gjeti pikat e gjakut të tyre të
ngrira, por as acari as breshëritë e plumbave nuk mund i ndanë trimat. Ata ranë
në altarin e lirisë për të shënuar pavdeksinë. Shembulli i Jusuf Gërvallës, mbeti dhe mbetet i gjallë ndër
intelektual të kohës moderne, si krijues dhe atdhetar i shquar për liri. Shqiptarët
kishim të bënim me një armik të pacipë, i cili tinëzisht na i vriste
trimat dhe nuk i linte të varroseshin në atdhe. Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu, ishin
varrosur në Gjermani. Më kujtohen ato vite dhimbjesh, kur çdo përvjetor bënim
homazhe tek varrezat e tyre. Sikur më dukej se u bënim dëm, sikur i shkilnim
varrezat e tyre, e trupi i tyre nuk prehej pa i kthye eshtrat e tyre në atdhe, për të cilin kishin rënë heroikisht. Tani
fatbardhësisht ata janë në tokën e tyre, janë bërë dritë, diell e shkëndijë e
lirisë dhe kombit. Edhe ne mërgimtarët pas tyre jemi mundue të bëjmë
veprimtarinë kombëtare, po rrugën e kishim të trasuar nga ata, shtigjet i
kishim më të hapura dhe krahërorët më të mbrojtur, si rezultat i veprimtarisë
së tyre. Ashtu si Jusufi, ashtu nga prirëjet për orientim kombëtar
dallohet bija e saj Donika Jusuf Gërvalla, në organizimet e veprimtarisë së
tyre pata marrur pjesë dhe aty shihja ringjalljen e Jusufit, nga se Donika ishte veprimtare e paepur e çështjes kombëtare, ashtu
si babai i saj Jusufi, ishte e zëshme
dhe zëdhënëse e cila veprimtarinë kombëtare e zhvilloj në Gjermani dhe zëri i
saj i fuqishëm, i guximshëm e intelektual, internacionalizoi çështjen shqiptare
nëpër Europë. Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe
Kadri Zeka, janë personalitetet më të çmuara të cilët u flijuan për
çlirimin e Kosovës, Ata janë nderi, dhimbja dhe krenaria jonë, vetëm se ata nuk
duhet të i përkujtojmë vetëm në përvjetorin e rënjes, duhet të gjejmë forma më të shpeshta organizimesh
për të i përkujtuar dhe nderuar këta pishtarë të lavdisë, qoftë në Kosovë e
kudo në mërgatën shqiptare.