Faleminderit
Luigj Sopi – Luzi: Përkujtojmë Imzot Mark Sopin
E diele, 19.01.2014, 12:33 AM
PËRKUJTOJMË IMZOT MARK SOPIN NË
PËRVJETORIN E VDEKJES
Me 11.01.2006 në moshën 67 vjeçare
ndërroi jetë
Imzot Mark Sopi ishte në shërbim të zotit dhe popullit duke predikuar dashurinë, mëshirën, pendesën dhe faljen, vyrtyte këto shekullore ndër popullin shqipëtar.
Imzot Mark Sopi, në moshën 67 vjeçare ndërroi jetë me 11. 01. 2006, pak pas orës 15,00 nga një sulm kardiak, sulmë në zemër. Ndërroi jetë në spitalin e Prishtinës ku ishte në një takim për ndërtimin e Katedrales me ish kryetarin e Prishtinës z. Ismet Beqirin. Para trupit të pajetë të tij me dhembje e pikëllim, falënderim e respekt, u lutën e u përkulën, meshtarë, rregulltarë, besimtarë, miq e dashamirë të shumtë nga e tërë Kosova e trojet etnike shqiptare dhe më gjerë.
Më 14 janar Katedralja e Prizrenit dhe oborri i saj ishin mbushur përplot me besimtarë, që kishin ardhur ta përcjellin bariun e mësuesin shpirtërorë për në banesën e përjetshme. Pasë meshës së dritës të gjithë të bashkuar në lutje për shpirtin e të ndjerit e duke ngushëlluar njëri-tjetrin, u nisën për kah qendra e qytetit të Prizrenit, për të vazhduar mandej për në fshatin e lindjes në Binçë, ku dhe u bë varrimi i të ndjerit.
Imzot Mark Sopi u lind më 26. 02. 1938 në Binçë, në një familje shumë fetare dhe patriotike, në një familje të madhe, e pasur dhe bujare, pasardhëse e “Martirëve të Karadakut (1848-18480), e cila Markun qysh nga fëmijëria dhe rinia e kishte edukuar dhe frymëzuar për flijim, vetëmohim dhe shërbim ndaj Zotit dhe popullit.
Imzot Mark Sopi u shugurua për meshtar në Romë, më 29. 06. 1968. U emërua famullitar në Ferizaj dhe qe sekretar i ipeshkvit, imzot Nikë Prelës në vitet 1968 -1974. Në vitin 1974 u emërua famullitar në Zllakuqan, ku qëndroi deri në vitin 1991. Prej vitit 1991 shërbeu në Durrës si meshtar “fidei donum”. Në vitin 1995 Ati i Shenjtë, Gjon Pali II, e emëroi ipeshkëv të Kosovës me kompetenca të ipeshkvit rezidencial. U shugurua për ipeshkëv nga Papa Gjon Pali II, më 06. 01. 1996, në Kishën e Shën Pjetrit në Romë.
Ipeshkvi ynë shumë i dashur, Imzot Mark Sopi kur populli katolik dhe në përgjithësi populli shqiptarë i Kosovës kishte nevojë më së shumti për te, ndërroi jetë duke qenë gjithëmonë në shërbim të popullit të tij, duke i dal zot këtij populli, për ardhmërinë e tij fetare dhe kombëtare, duke kërkuar me këmbëngulësi të drejtat që i takojnë si shoqëri e hapur ndaj botës së civilizuar. Fjala e Imzot Mark Sopit kishte peshë tekë gjitha Institucionet ndërkombëtare që vepronin në Kosovë, por kishte edhe më shumë peshë në Presidencën e Kosovës që e udhëhiqte i pavdekshmi Dr. Ibrahim Rugova president, fjala e tij gjithmonë merrej në konsideratë sepse ai gjithmonë kur fliste vinte gurthemel, për ardhmërinë e popullit shqiptarë në Kosovë.
Imzot Mark Sopi nuk duronte torturat e pushtetit Serbë mbi popullin shqiptarë, ku ai në predikimet e tij në çdo Meshë të shenjët alarmonte institucionet ndërkombëtare se është shëmtia më e madhe e shekullit, ajo që po ushtron Serbia mbi shqiptarët e Kosovës. Ai nga Katedralja e Prizrenit shumë herë ju ka drejtuar botës së qytetëruar, se shqiptarët nuk po ka kush ti mbrojë nga një ushtri e egër serbe, që nuk respekton shpirtin e popullit shqiptarë, një popullë autokton në Kosovë, i cili është ndër popujt më të vjetër në kontinentin e Evropës. Që nga data 11 janar 2006 mediat e Beogradit njoftonin se vdiq njeriu i Zotit, që në Meshën e shenjët në Kosovë lutej së pari për krijimin e shtetit të Kosovës së Pavarur dhe sovrane.
Shkëlqesia e tij, Imzot Mark Sopi në fjalimin përpara Kongresit Amerikan më 18 Maj 2005, mori në mbrojtje popullin mysliman të Kosovës, që propaganda Serbe i quante fundamentalistë. Ai ceku se Pavarësia e Kosovës s’do të dëmtoi asnjë vend dhe askënd, por do të shërbejë për të mirë, gjithë popullit të Kosovës, dhe rahatisë në Ballkanin e trazuar.
Më tutje në këtë seancën dëgjimore vazhdoj duke thënë: „Është e rëndësishme që Feja të jetë e ndarë nga politikat ditore, dhe është e pa pranueshme përfshirja e eksponentëve fetarë në ushtrimet e politikave të shtetit, bashkë me liderët e politikës“. Shqiptarët kurrë s’kanë sulmuar objektet fetare, sepse shqiptarët kanë qenë edhe vetë të Krishterë dhe konvertimi i tyre ka ndodhur në shekullin 17 e 18 nga pushteti Otoman. Nëse sot në Kosovë ekzistojnë monumente Serbe të kultit që kanë moshë disa shekullore, kjo nuk u dedikohet Serbëve, por shqiptarëve të cilët i morën në mbrojtje ato, deklaroi në atë Konferencë Imzot Mark Sopi.
Me rastin e ndërrimit të jetës të Imzot Mark Sopi, një zyrtar i huaj i akredituar në Kosovë, z. Lari Rosin përveç fjalëve ngushëlluese që i shprehu familjes Sopi dhe Kishës Katolike shqiptare e mbarë popullit shqiptarë, duke iu drejtua tërë popullit shqiptarë të Kosovës, tha: „ Popull i nderuar ju keni humbur një lider të zgjuar shpirtërorë, dhe ne kemi humbur një këshilltar të zgjuar për Kosovën…, ne çmojmë shumë kontributin e tij që ka dhënë për Kosovën dhe për Kishën Katolike shqiptare, e kryesisht për jetësimin e planit për Katedralen Katolike të Kosovës „Nëna Terezë’ në Prishtinë. Ai me tërë fuqinë e tij njerëzore e fetare dhe intelektuale, dhe me shpirtin e tij të shenjtë e diellorë luftoi në jetësimin e këtij projekti madhorë, deri sa dha shpirt, apo ndërroi jetë duke thënë; „… me përfundimin e kësaj Katedrale edhe eshtrat e mija do të pushojnë brenda saj deri në Amshim. Njerëzit duhet të mësojnë nga këshillat e tij, nëse dëshirojnë që populli shqiptarë të mbetët ai popull që ne e njohim nga historia e tij, që kur ka lindur Krishti!“.
Fjalët e tij me karakter kombëtarë, fetarë, burrërorë dhe themeltarë, pastaj fisnikëria e tij e lartë dhe e pa shoqe, do të jenë gurëthemel për gjeneratat e ardhëshme, do të jenë pasuri e pa mbarim për gjithë ata që i kushtohen çështjes së Kosovës dhe asaj kombëtare në përgjithësi.
Imzot Mark Sopi ndërmjet konfesioneve mbolli farën e Urtisë, marrëveshjes e tolerancës fetare, e cila ishte e trashëguar me shekuj të tërë nga Kisha Katolike shqiptare, me parimet kombëtare fetare të besës, nderit e burrërisë.
Me
dashurinë, ndaj popullitë dhe me aftësinë e madhe të treguar,
POROSIA E MONS. MARK SOPI-T NË BEKIMIN E KATEDRALËS NË PRISHTINË ISHTE; „Zoti të na bekoi të gjithë shqiptarët kudo që gjendemi, në botën mbarë, të na bekoi gjuhën shqipe dhe kombin Shqiptar“.
Përgatiti: Luigj Sopi – Luzi
Zvicër 2014
(Përzgjodhi për ZemraShqiptare Marjan Sebaj-Sopi)