Faleminderit
Beqir Cikaqi: Pavdekësia e një artisti!
E premte, 14.02.2014, 09:20 PM
Në vend të lamtumirës.
PAVDEKËSIA E NJË ARTISTI !
Skënder Sallaku ( 25.01.1935 – 11.02.2014 )
Nga Beqir Cikaqi - Treviso, Itali
Si dhe kur u njoha me artistin…
Me
artistin e mirënjohur, tashmë ikona e humorit shqiptar kam filluar të njihem
herët, qysh kur isha në shkollë të mesme. Kuptohet njohja ishte e njëanshme, unë
e njoha por ai jo, sepse s’kishim mundësi ndryshe! Fillimisht u njoha me zërin
e tij përmes valëve të Radio Tiranës, e
herë herë edhe valëve të Radio Kukësit. Me kalimin e viteve, përveç zërit, filloja
ta njihja edhe pamjen e artistit përmes
Televizionit Shqiptar, ani se e
ndryshonte pamjen, varësisht nga roli që paraqitej, zakonisht të shtunave në
“Koncert variete”, mandej”Teatri në ekran”, si dhe në mbrëmjet festive që
emitoheshin në RTSH. Vazhdoi njohja edhe përmes videokasetave, e me përparimi e
komunikimit përmes internetit, etj… Por, u deshtë të kalojnë shumë vite e të takohem “live” me aktorin e
madh, ikonën e teatrit, filmit e të humorit shqiptar, të madhin Skënder Sallaku. Duke e falemenderuar
“Nënëloken e Triestes”, zonjën Vitore
Stefa –Leka, artistin e madhe, së bashku me zonjën e tije e takuam në Kopër, për
të vazhduar mandej edhe në
I lindur me 25 janar të vitit 1935 në Tiranë, ku ka kryer fazat e para të shkollimit, mandej ka mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës fizike”Vojo Kushi” dhe ka kryer dy vjet specializim në akrobaci dhe humor në Kinë, pranë cirkut të Pekinit. Ka punuar si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si kloun akrobati në cirk duke e ushtruar një profesion sa të vështirë aq edhe të bukur. Ka vazhduar paralelisht edhe në film, humor, dramë, etj.Ka një karrierë artistike të bujshme në skenë për të cilin është shkruar e folur në shumë gazeta, radio, televizione e mjete tjera elektronike e të shkruara. Është i martuar me artisten e cirkut znj. Vitore Sallaku (Rasha), ku kanë një djalë e një vajzë të trashëguar edhe me nip e mbesa. Përveç çmimit “Artist i Popullit”, ka edhe çmimet”Artist i Merituar”, “Mirënjohja e qytetit”, “Urdhri i punës i klasit të dytë”, etj.
Ndërroi jetë në orët e para në ditën e marte, të datës 11 shkurt 2014, pasi kishte vite që vuante nga një sëmundje e rëndë. Artisti vetëm ndërroi jetë, nuk vdiq. Skënder Sallaku është i pavdekshëm! Sepse ka lënë një bagazh të madhe të veprimtarive artistike. Pas homazheve të bëra nga kolegët, artistet, qytetaret, politikan... trupi i pa jetë u vendos në banesën e fundit ne varrezat e Tiranes me 12 shkurt të vitit 2014.
Mendonim serish të takohemi në këtë fund muaj..!
Pata
fatin të takohem e të njihem me
artistin e pavdekshëm Skënder Sallaku, me
të cilin komunikuam pas asaj interviste
edhe disa here, kur edhe pse nuk ndihej mire me shëndet, nuk ankohej.
Mendonim të takohemi serish në këtë fund shkurt, këtu në Treviso, kur do të
vijë grupi i artisteve, si Margarita
Xhepa, Tinka Kurti, Rosa Anagnosti, Vitore
Sallaku, etj, për të bërë promovimin e disa librave dhe për të formuar
degën e fondacionin që drejton zonja Zenepe Lluka me të tjera. Por ja që
artisti, Skënder Sallaku për herë të parë nuk na doli në besë, nuk do të vjen
në
Beqir Cikaqi: Intervistë ekskluzive me “Artistin e Popullit” Skënder Sallaku