Faleminderit
Luan Kalana: Dritëro Agolli, Nderi i Kombit
E premte, 14.03.2014, 08:19 PM
Dritero Agolli, Nderi i kombit Shqiptar..
gjeniu i letrave shqipe,homeri i gjallë i Shqiperisë...
"Kur nga gjumi do të zgjohesh dhe nuk do të shohësh më diellin: O do të kesh vdekur [por jo ti se je i pavdekshëm] O je Dielli vetë!" - Jim Morrison
Nga Luan Kalana
Të shkruash për të madhin Dritero, është shumë pak, pasi vepra e tij madhore e voluminoze me vlera te pasura e te pakrahasueshme per te sotmen e te ardhmen e kombit tone e te njerezimit, eshte nje thesar i cmuar kulturor, ne plejaden e shkrimtareve moderne, te ers se re.
Dritero Agolli, kollosi gjigandi, gjeniu i letrave shqipe, homeri i gjalle e i vertete jo vetem i Shqiperise por i mbare qyteterimit modern, qe ka bere epoke, ne kufijt e dy shekujve, e qe i ka kenduar tere jeten njeriut si qenia me e pasur e planetit, qytetarit modern e te civilizuar, shqiptarit, vendlindjes e shoqerise, me te gjitha plaget e saj, e qe i ka thurrur hymne poetike Shqiperise nje hallemadhe shekullore, si nje Iliade e diteve tona, me vlera madhore, nje vend i vogel, por me nje komb te madh e ne zemer te Europes..
Duke biseduar me nje nga mesueset amerikane Mrs. Johenn, ketu ne Amerike, kur shkonin ne shkolle per anglisht iu lutem asaj por edhe vete ajo ishte e interesuar per Shqiperine, vecanerisht per letersine, nje hulumtuese, per autoret tane e krijimtaria e tyre sa njihen e sa jane te perkthyer ne gjuhet e huaja, si Gjergj Fishta, Naim Frasheri e vellezerit e tij, Mjeda e Cajupi, De Rada e Asdreni, Migjenin, e te tjere te diteve tona. Ajo pas nje jave na permendi, Faik Konicen, Fan Nolin ne anglisht, Sejfulla Maleshoven ne frengjisht, Petro Markon ne spanjisht e te tjere.
Me te
perkthyerit ne disa gjuhe te huaja jane Ismail Kadare e pastaj vijne me rradhe
Dritero Agolli e te tjere. Per kete ajo
Nje talent gjigand, dhunti e mecurise njerezore, nje gjeni i letrave i ndjenjave shpirterore, i fjales se arte, qe flet me gjuhen e zemres, nje lider urtesie i paqes mbitoke, nje qytetar i thjeshte shqiptar, vellai i gjithe vellezerve.
Ralle gjen ne bote nje shkrimtar nje gazetar maratonist qe ta kete shkelur pellembe per pellembe vendin e tij e qe te jete ulur me ta per te qare hallet e varferise, si hallet e shtepise, e pastaj te shkruaje e t’i ngere ata ne pediestal, personazhet e veprave te tij, nje Milosao i diteve tona.
Nje mendjenditur e trim, ralle bashkohen keto dy cilesi tek nje njeri, per te drejten, per paqen. Poeti i historise se Shqiperise te shenjte te shtrenjte, te lashte e etnike, te pasur e krenare per cdo kombas.
Nje nder lideret e demokracisete vjeter e te re, udheheqesi shpirteror i masave te ulte te medha te popullsise qe ka bere e bejne historine e kombeve e te shteteve te planetit toke Prandaj jemi krenare dhe e therasim babai i letersise se re e moderne, i letersise e i pozise popullore, i madhi Dritero!
…Ai eshte nje muze i gjalle tipk i popullit shqiptar, me krijimtarine e tij voluminoze e te pa shtershme, nje shiptar i mencur, trim e paqedashes, per liri paqe e demokraci, shembull per tere njerezimin e sotem e te brezave te ardhshem.
Nje artist i kalibrit boteror, qe me gjuhen e penes, ka levruar te gjitha llojet e gjinite e letersise, te artit te madh te popullit, njohes i thelle e realist, qe kritiket me me ze e kane veshtire ta kategorizojne, shkrimtar apo gazetar, publicist, poet e apo prozator, novelist apo romancier, komedian apoi fabulist, dramaturg apo skenarist filmash qe produceret mefamoze sot ne bote, do ta kishin zili te prodhonin filma me skenaret e tij poetike e letrareteper njerezore e realiste, e jo te fabrikuara.
Keto jane vetem disa vleresimejo pasionante,por modeste nga nje qytetar i thjeshte te nje lexuesi, te nje ish nxenes e student i tij qe tere jeten s’mund ndane se lexuari librat e tij, si buka qe hame krijimtaria e poetit si nje ushqim i shpirti, qe as s’mund te krahasohen me vleresimet e njerezve te medhenje, lidereve e personaliteteve te letrave e te letersise, te kritikes e te historise boterore.
Dritero Agolli bashke me bashkekohesin e tij, I. Kadare jane dy kolloset me te medhenj te letrave shqip, te letersise moderne boterore, qe po bejne epoke ne kufijte midis dy shekujve, te cilet meritojne vemendjen e interesin per cmimin Nobel, pavaresisht se jane te dy binjake te historise, apo nga nje vend i vogel, apo se fame e tyre zbehet nga hija e megallomaneve te evropes plake...
Le t’i leme vleresimet tona, le te gjykoje historia e brezat e ardhshem, por as edhe ne bashkekohesit e tij, s’duhet te rime goje mbyllur.
Le te zbresim me kembet ne toke, si nje poet gjeni, flala e tij ne poezi, ne varg, eshte si note e nje pentagrami pa mbarim, ai kendon nuk shkruan, flet shpirti, zemra e tij, prandaj ai eshte i lexueshem i kuptueshem, komunikues me masat e gjera te popullsise, me hallet e tyre. per brengat e vet.
As i thuri ai himn Shqiperise, ne poemen madhore "Nene Shqiperi" (paçka me ca fryme partishmerie,kjo nuk i zbeh vlerat), me mire se kushdo tjeter deri me sot, qe eshte me shume se nje dokumente me vlera historike se sa letrare, nje thesar i pasur e i trashegueshem, kulturor e e artistik, moral e politik, per ne sot bashkeudhetaret e tij, por edhe perbrezat qe dote vijne.
As i kendoi ai baballareve si asnje tjeter, si nje birbesnik i saj, duke na dhene nje mesazh edhe per te ardhmen, per dashurine, respektein e krenarin per prinderit tone te shtrenjt.
Nje filozof, nje sociolog qe mbron shoqerine e sotme, duke ruajtur familjen e prinderit, si berthama esaj, e paprekshme, si nje progres per shoqerine ne te ardhmen.
Eshte nje shkrimtar shume dimesional, nje gjeni i vertete qe ka skalitur e pikturuar shpiritin e njeriut e kesaj qenie me te larte njerezore .
As eshte ai nje shkrimtar i madh qe ruan e dashuron origjinalitetin, vendlindjen, e i kendon asaj me pasion, e ne menyre brilante si nje kengetar ze embel, Devollit.
Ne poemen e tij te dashur edhe per vete poetin, ”Devoll, Devoll” duke e ngritur ne pediastal ate e devolliun ne nje monument madheshtor, nje obelisk yjnor….
As eshte ai nje shqiptar, nj devolli me taban, e teper krenar per vendlindjen duke deklaruar se eshte devolli, se kjo toke, kjo fushe, ky lume, keta fshatare bujq mjeshtra, keta baballare e nena mjeshtra te medhenj artiste e punetore, e bene ate shkrimtar, kjo toke, ky plis, e qe vete e deklaron ecdo here e prehet per te e per ata.
As eshte ai devolli, ai shqiptar, kur thote per lumin e vogel Devoll, per gurgullimen e tij, qe eshte me forta se ajo e
lumenjeve me te medhenj te botes, se Nili, se lumenjte e Rusise e te Amarikes.
As eshte ai nje patriot e atdhetar i madh, edhe kur thote qe deshira ime ka qene te behesha mesues, profesor qe te mesoja femijet e fshatit, tua mesoja gjuhen e bukur shqipe qe s’ka me te bukur ne bote se ajo. (Kete deshire ia plotesouan me qindra e qindra mesues qe sherbyen jo vetem ne fshatin e tij por edhe ne fshatra te tjere te Devollit).
Ashtu sic ndjehem edhe une krenar e modest qe kam sherbyer ne shkollen e Menkulasit disa vite, si mesues i gjuhes e i letersise duke i mesuar niperit e mbesat e tij], Si nje shkrimtar i vertete, ai ngrihet, me lart se poltikat e sistemet, se i tille eshte shkrimtari, sic pohin edhe ai vete, nje qeniee vecante. Shkrimtaret e artistet nuk i perkasin sistemeve e politikave e partive, por historise, e, ata ndikohen vetem nga rymat e epokat letrare qe jetojne, sic eshte edhe ai nje shkrimtar i ndikimeve letrare e te autoreve te lindjes e te te perendimit ...
Nuk duhet ngaterruar me ate punen e rendomte si qytetar, per te marre nje roge, per t’u ushqyer e per t’u veshur, per te ritur femijet, duke i sherbyer nje shteti a nje bisnesi, nje partije a nje pronari, se ne fund te fundit sic thte edhe fjala e urte popullore shqipe, nje pervoje e mencurise shekullore, njeriu matet nga puna, nga veprat e jo nga guna….
As eshte Dritero Agollinje parashikues i mençur i se ardhmes.
Vetem njerin krijim te tijin te permendim romanin “Shkelqimi i e renia e zotit Zylo” qe ironizon e satirizon me nje humor te thelle grotesk, personazhet e situatat, na pershkruan hapur s’eshte shume veshtire per te kuptuar, renien e mbarimin e te ashtuquajturi sistem socialist-komunist, jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Europe ne te gjithelindjen.
Per ne vishocaret ka vlera specifike, pasi Dritero Agolli, si shume artiste e shkrimtare te shqiperise si Fatmir Gjata, Dhimiter Shuteriqi, Sterjo Spase, Sotir Andoni e te tjer. kane erdhur e vizituar ne fshat, kane ndenjur jo vetem me dite e jave por me muaj te tere qe benin punen prodhuese( nje rutine esitemit te kaluar), duke u miqesuar aq shume me fshataret e duke u bere si banoret e saj.
Mbajme mend ne femijte kur rendnim pas nje traktori me goma qe kish erdhur per here te pare ne shqiperi dhe e mesonte Driteroi, sa mire ngiste, e mesoi, menjehere, pa le kur shruanin per Vishocicen, per ne, ne shtypin e kohes sa kenaqesi ndjenim e mbureshim me te..
Me krijimet, me artikujt e shumte ne shtypin e kohes, dhe me fjalen e gjalle, ai bie me force kembanave dhe jep alrmin per shkaterimin e sistemit te vjeter e per kalimin paqesor ne sistemin demokratik duke u bere keshtu nje nga lideret e aktivistet kryesore e te mencur te demokracise, qe me pas do te behet edhe kryetari parlamentit te pare demokratik ne shqiperine re.
Mbete nje pishtar udherefyes i mendimit demokratik paqesor dhe i urtesise popullore ne te gjitha proceset demokratike e ato te tranzicionit, duke qene realist i cilter, i guximshem e i hapur, e largpames per te ardhmen, nje lider i paqes e i pajtimit kombetar e mbare boterore..
Le te gjendemi prane, mendimit e fjales se tij sa e kemi gjalle, megjithese ai na ka lene testamentin e tij, amanetin e tij nepermjet vepres e krijimtarise se arte e te pasur me vlera te medha kombetare, qe mund te krahasohet me nje thesar perrallor per Shqiperine.
Le te hedhim pas perden e herret qe jetoi dhe krijoi poeti, dhe te gjykojme e te vleresojme krijimtarine e tij, si nje pasuri me vlera kombetare, per kulturen, letersine, artin dhe historine ne teresi.
Per te gjitha keto qe permenda si nje qytetar e lexues i veprave te tij, mendoj qe jane vleresime te thjeshta e modeste per te, te krahasuar nga vleresimet e kontributet e tij per Shqiperine e per paqen ne bote, nepermjet letersise, krijimtarise se tij madheshtore e shume te pasur boterore, nga ato te autoriteteve e personaliteteve e larta, e te liderve boterore.
Kam mendimin qytetar, si nje bashkeudhetar me te, qe po ben epoke ne kufijte e dy shekujve, te koheve moderne, me rastin e ditelindjes se tij, eshte ne nderin, kenaqesin e krenarine tone kombetare, per t’i bere nje sherbese te vogel poetit e kombit, Shqiperise, ne krahasim me ate trashegimise te pasur qe po na le, ku mediat duhet te thone me shume fjalen e tyre..
Jo vetem ne prag te pervjetoreve te ditelindjes se tij [13 tetor 1931],por gjithnje qe kujtojme , urojme jete te gjate me ate mendje te ndritur e largpamese qe ka edhe sot, duke i treguar edhe nje here Europes plake, e botes se qyteteruar, se nga ky truall e vatan kane dale gjeni e njerez te medhenj qe kane bere e bejne epoke, histori per te miren e njerezimit e paqen ne mbare boten.
....pas
dekadsh, në
me poetin Dritero Agolli,kur e kemi gjallë...
Ditero
Agolli,priti keto dite ne
Takimi ishte emocionues i permallshem,i ngrohte e miqesor.Biseda u perqendrua per Devollin e shenjte e devollinjte e mencur ,trima e punetore te medhenj,me kujtime e mbresa nga jeta,duke e perifrazuar Devollin,muze i gjalle kulture ne bote,ne rrugen e gjate e te mundishme te devollinjve, ne emigracion te tre gjeneratave,per vendlindjen e tyre,fshatrat binjake me tradita te njejta historike e kulturore, Menkulasin e Vishocicen.
Poeti Dritero Agolli, e ngacmoi biseden ne fushen e krijimtarise e letrare dhe ne ate te letrave,midis te tjerave,permendi e vleresoi,shokun,kolegun dhe bashkefshatarin e Luanit,ne profesion e ne krijimtari,poetin e madh lirik e modern vishocicar te Shqiperise se sotme, Skender Rusin, pa haruar dhe devolliun tjeter ,romancierin e talentuar ,Thani Naqon,fabulistin komediograf Skender Demolli,poein e talentuar Luan Xhuli, studjuesin e kritikun letrar,mjeshterin Kosta Nake,e shume te tjere te cilet perbejne nje plejade te ndritur ne letersine tone mbare kombetare.
Me pas
autori i dhuroi poetit librin "Devoll
Poeti Dritero Agolli,i cili ka ndjekur me interesim komentet e vleresimet e librit ne mediat letrare,dhe promovimet e librit,ne Bilisht, Korce dhe ne Tirane, ne Akademine e Shkencave, e ka cilesuar librin , nje mozaik i ri € ¦çmuar,qe i shtohet thesarit kulturor e letrar kombit tone.
Biseda kaloi pa u ndjere, ne aspekte e jetes ne vend dhe te ardhmen e Shqiperise ne rrugen e gjate te demokracise,dhe disi familjare duke bere dhe humor.
Poeti Dritero Agolli,mosha e ka renduar,por e ka fisnikeruar, ajo e ka rinuar ne memorie e kujtese,me nje krijimtari te moshes djaloshare,dhe te ben te ndiesh krenar me Te,nje nder figurat me te shquara te letersise tone dhe lider historik i kombit tone
Te dyja bashkeshortet ,znj.Sadije Agolli dhe znj.Zhuljeta Kalana,bene nje bisede intime e familjare,duke uruar fejesen djalit te familjes Kalana,me nje vajze tiranase , devolleshë.
Ishte i pranishem ne takim z.Guri Seferi,Sekretar Bashkie ne Tirane.Mbreselenese dhe simbolike ishte dhe dalja fotografi midis te dyja familjeve,Agolli dhe Kalana.
Gjate ndarjes ,poeti Dritero Agolli ,i uroi rruge te mbare miqve, dhe pene te begate ne krijimtari , z.Kalana,per te ngritur me lart,emrin e Devollit e te Shqiperise,ne opinionin letrar , ne mediat amerikane e ne diaspore.
(marre nga shtypi i ditës)
Luan Kalana,USA
ish mësues i Gjuhes Shqipe
Menkulas, Devoll...