Faleminderit
Bedri Blloshmi: 37 Marse pa djemtë e Marsit
E merkure, 19.03.2014, 09:09 PM
Tridhjetë e shtatë Marse pa djemtë
e Marsit
Nga Bedri Blloshmi
Ditët, javët, muajt, vitet dhe shekujt kalojnë. Ne lindim, rritemi, marrim frymë, nganjëherë edhe buzëqeshim. Më pas vdesim ose nga Zoti ose nga dora e xhelatëve komunistë.
Në
fshatin Bërzeshtë të Librazhdit, në vitin 1941, më 23 mars do të lindte poeti e
mësuesi Genc Leka nga prindërit Bardho (Feim) dhe Nergjize Leka. Ndërsa më 18
mars 1948 në një familje tjetër patriote do të lindte Vilson Blloshmi nga
prindërit Sami dhe Nadire Blloshmi. Sot Genc Leka do të ishte 73 vjeç ndërsa
kushëriri i tij, shoku i tij, zemra e tij, oksigjeni i tij, Vilsoni do të ishte
plot 64 vjeç.
Jo, ata i vranë me një akuzë të stisur më 17 korrik 1977 në një përrua të thellë, të thatë e të fshehtë të quajtur me një emër po aq të çuditshëm “Përroi i Firarit”. Por kur kishte ndodhur ndjekja apo survejimi i Gencit dhe i Vilsonit nga sigurimi famëkeq i bandës komuniste?!
Në vitin
1950
Ndërsa familja jonë ka tjetër tragjedi, por po e rishpjegoj. Në vitin 1946 filloi grabitja e pasurisë së tundshme e të patundshme nga grabitqarët komunistë, të cilët gjatë luftës civile ‘43-‘44 vranë sa deshën nga fisi atdhetar i Blloshmëve. Në vitin 1950, një nga dajët tanë, Sabri Debrova arratiset bashkë me Bardho Lekën. Në qershorin e vitit 1952 në familjen tonë ia mbërrin Sigurimi famëkeq. Arrestojnë xhaxhanë tonë, Hasan Blloshmin me akuzën “takim me diversantët” (me dajën e tij Bardho Leka) dhe e dënojnë me 22 vjet heqje lirie dhe sekuestrim të pasurisë. Në këtë kohë ishim cilësuar si ‘kulakë”. Në vitin 1963 mbërrin prapë Sigurimi. Këtë radhë kishin arrestuar babanë në Qukës. Bënë kontroll e rrëmujë nëpër shtëpi. Ata na kërcënonin duke na thënë se ne të gjithë e kishim vendin në burg sapo të rriteshim, ndërsa ne duke qarë e të uritur dridheshim nga frika në cepin e dhomës, ku na kishte ngjeshur Sigurimi. Vilsoni ishte në shkollë në Elbasan, edhe kyi i strehuar tek një mik i familjes, vazhdonte si i jashtëm, si Genci. Vili e kishte marrë vesh se na kishin arrestuar babanë, vjen në shtëpi i përlotur dhe thotë: “Unë do e lë shkollën xhaxha Bukurosh, sepse nuk kemi mundësi, u bënë dy në burg”. Xhaxhai e “kërcënoi” Vilsonin: “Ti vazhdo shkollën, ke për detyrë të na zbardhësh faqen e familjes, vetëm mëso! Dëgjove? Të tjerat i dimë ne”.
Gjatë
kërkimit nëpër arkiv, gjeta dhe “Dosjen operative” të Vilsonit, tek e cila
ndjekja kishte filluar qysh në vitin 1963, kur vazhdonte shkollën në Elbasan
deri më datën 5 gusht, kur i hodhën prangat tek ura e Librazhdit. I hedhin
hekurat, e mbulojnë me një batanije ku herë pas here e zbulonin, i vendosin një
palë syze dielli e mbas disa orësh e plasin në birucën Nr. 20 tek “Mine Peza”,
në Tiranë. Mbas shumë kohe tortururash nga disa hetues (emrat janë në librin
“Terrori Komunist”), por dhe personalisht nga xhelati Kadri Hazbiu e kthejnë në
birucat e Librazhdit, me një krah të gjymtuar.
Torturë
pas torture, më 17 shkurt 1977 na dhanë akt-akuzën të formuluar siç deshën ata
bashkë me Dhimitër Beshiri, i cili vinte nga Tirana pothuajse përditë. Prisnim
siç pret
Unë po citoj fjalë për fjalë siç është shkruar në f.9, gërma ”g”dhe gj nga Subi Sulçe:
G : - Mbi jehonën që ka bërë ky gjyq në gjithë rrethin e Librazhdit dhe pjekuria politike dhe ideologjike që manifestuan pjesëmarrësit në gjyq.
Gj : -
Mbi diskutimet e pjesëmarrësve në gjyq për dënimin kapital të dy të pandehurve;
Vilson Blloshmi e Genc Leka. Plani i masave për gjykimin e çështjes penale në
ngarkim të pandehurve, datë 28.4.1977.
Ne kemi
dalë në gjyq më datë 6 qershor deri më 12 qershor 1977, gjyqi ishte formal se
vendimi ishte marrë në Komitetin e Partisë. Ishte vendosur që Genc Leka dhe
Vilson Blloshmi nuk duhet të jetonin më. Edhe Gjykata e Lartë me kriminelin
Aranit Çela, ishin dakort që të pushkatoheshin.
Edhe pas tridhjetepesë ditësh, të lidhur kokë e këmbë në qeli, nën vapën përvëluese të korrikut, një tjetër xhelat urdhëron dhe firmos se me datë 17 korrik, në orën 00.00 duhet të ekzekutohen Genc Leka dhe Vilson Blloshmi në vendin e caktuar.
Ja marsi i vitit 2014! Janë plot tridhjeteshtatë vjet që Genc Leka me Vilson Blloshmi nuk janë më. Duhet thënë se gjithë kriminelët e sigurimit dhe terroristët komunistë, gëzojnë shëndet të plotë dhe përkrahje politike dhe ekonomike. Të gjithë atyre që e realizuan këtë skenar askush nuk u kërkon llogari. Gjithashtu të gjitha krimet që janë kryer në Shqipëri, janë pa autor se nuk i detyron askush të japin llogari.
Genci dhe Vilson, jua kam thënë dhe herë të tjera se të gjithë hartuesit e kësaj tragjedie janë shëndoshë e mirë sepse i ka përkrahur dhe pasuruar partia debatikase e udhëhequr nga një sekretar partie, i zgjedhuri dhe i besuari i Sekretarit të Parë, Ramiz Alia, të cilin edhe kur ndali frymëmarrjen partia debatikase, e ka përcjellë në shtratin e topit, në banesën e fundit. Tani po përfundoj o Genci e Coni, është vonë, do ju kujtoj gjithmonë dhe kurrë s’kam për t’ju harruar.