E enjte, 24.07.2025, 10:04 PM (GMT+1)

Faleminderit

Luigj Palushaj: Lavdi Sinan Racit

E premte, 11.04.2014, 07:55 PM


Lavdi Sinan Racit

''Shko ti se une do vi''- i tha Endritit birit të tij, por ai më su kthy.?, atëdheut ja fali të gjitha, gjakun ja dha lirisë, jetën Pavarsise, por jo kurre eshtrat Serbise.

Nga Luigj Palushaj

Kthenani eshtrat e mësusesit tonë Sinan Racit, kthenani eshtrat e mikut, e prindit e më të dashurit  tonë.

Europë dhe politikë kosovare lulet në Kosovë po qelin, por të zymta e pa aromë, janë këto lule,përderisa eshtrat e më të dashurve tanë nuk dimë ku i kemi. Shpirtat e martirëve nuk pushojnë të qetë, deri sa eshtrat nuk dihen ende ku i kanë,nuk pushojnë ne vendin e tyre,e shtrenjtë  ishte jeta e tyre që ja falen Atdheut.

Mësues  Sinan Raci përkulem para teje , para shpirtit tënd në qiell,shpresoj që shumë shpejtë  të përkulem dha para eshtrave tua, e rëndë është të themi të përkulemi para eshtrave, edhe pse ju ende nuk jeni në token e dheun tonë për të cilen ju e flijuat vehten, vepra dhe mësimi yt është prezent në cdo nxënës  të Kosovës së lire që aq shumë e deshët. Mësues Sinan jeni  njëri ndër  të zhdukurit, as ju as të tjerët nuk e merituat vdekjen, vdiqët për liri,ju dhe familjet e juaja paguat cmimin më të shtrenjtë  Atdheut,por të japësh eshtrat për ju dhe familjen është e pa pranusheme.

Mësimi juaj ishte  i niveleve të lartë, patët një mendim rilindasi, ishit me ideali i kohes, ishit  mësues i shumë sukeseve, nga ju o mësues nxënësit tuaj  mësuan si duhet atdheu,si luftohet për të, mësove për historinë dhe kulturen tonë mësove për  Skenderbeun,për Azemin e Shoten, për Avni Rrustemin, tash ata mësojnë  ashtu sic deshët  ju, është kjo vepra jote që asnjëherë  nuk largohet nga nxënësit tuaj.

Nxënësit mësues të kujtojnë, edhe ata si familjarët tuaj shpresojnë që eshtart tuaja  të kthehen, që shpirti juaj të jetë i lirë,të pushojë i qetë në vendin e vetë.

Do të thurim vargje e këndojmë për jetën që i falët atdheut,të këndojmë për vepren tuaj, të vajtojmë për eshtrat e humbura që nuk ja patët  borgj as Atdheut e as Serbisë.

Mësues ,Sinan, jetoni  i lirë në qiell sepse falë jush  jetojmë ne të lirë në vendlindjen tonë. Nuk do të ketë qetësi deri sa eshtrat e juaja dhe te flijuarëve tjerë nuk kthehen në Atdhe.

Vrasja është shumë e rëndë, dhunimet, përdhunimet,terrori  e gjenocidi është  i  pa pranueshëm, gjitha  i bëri mbi ne gjakatari serb, të vrasësh dhe ti zhdukësh dhe eshtrat është shumë, shumë rëndë,këto i ka bërë shteti i Serbisë që sot është kandidat  për BE, ky shtet thirret si shtet i paqes,jemi në negociata me të për paqe, nuk ka paqe e marrëveshje me anti-paqësoret.

Serbi e poshtër bollë ke vjedh popullin Kosovar, na vjedhe tokën, kulturen,historinë, njerëz të lavdishem si Konstadinin e Madhe, Millesh Kopiliqin etj., more jeta  njerëzish bëre e cka nuk bëre në këtë popull, kthej eshtrat, kthej eshtrat moj e ndyta Serbi, i ndyti popull e ndyta pjellë Karpatiane...

Lavdi Martirëve të Kosovës.

Lavdi Sinan Racit



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx