Faleminderit
Rrustem Geci: Sejdi Gashi - Mësues i Merituar
E merkure, 02.04.2014, 07:44 PM
MËSUES I MERITUAR, SEJDI N. GASHI
Portret i mësuesit të dalluar; Sejdi N. Gashit
Nga Rrustem Geci - Dortmund
Hallet e
vogla dhe të mëdha kanë prekur gjithë Kosovën. Mërgimi, kjo plagë e lashtë e
njerëzimit, s´ka lënë vend pa e prekur edhe popullin tonë të shtypur e të
copëtuar. Njeriu lind i mërguar, shkruan në librat e shenjtë. Mërgimi i parë,
ndodhë, kur fëmija shkëputet nga barku mëmësor i mamasë. E krejt mëpastaj,
fillojnë hallet dhe mërgimet e pareshtura. Luftërat, humbjet dhe pushtimet,
janë ( prodhuesit ) më të mëdhenj të mërgimit. Mërgata shqiptare në Evropë,
Amerikë, dhe Australi, numerikisht është tragjike. Hemorragjia e popullit tonë
përmes mërgimit, vazhdon të jetë shqetësuese. I mërguari kudo që ndodhet,
shprehet mësuesi, shkrimtari dhe patrioti, Sejdi N Gashi, e merr atdheun dhe
betimin për liri me vete. Janë hallet e vogla dhe të mëdhatë, që unë mora
vendim ti bashkohem vëllëzërve të mi, mërgimtarë. Jeta e mësuesit në mërgim,
është përplotë akte dramash të rënda. Humbja e gjuhës, zvogëlimi i shprehjeve
të fjalës shqipe nëpër familjet e mërgimtarëve, e veçmas tek fëmijët e tyre,
vazhdon të jetë e dhimbshme. Mërgimin kurrë s´e kam dashur më thotë mësuesi,
Sejdi N Gashi, por, mërgimi më ndoqi gjithë jetën. Kontributi im, dhënë
arsimimit të fëmijëve tanë në mëgrim më thotë Sejdi N Gashi, kujtoj se është i
vlerësuar. Janë shumë mirënjohje për punën time. Por, ajo ma kryesorja është
mirënjohja e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosvës, dhe e prindërve të
nxënësve me mësim plotësues në gjuhën shqipe. Biografia e punës dhe veprimtarisë
të mësuesit Sejdi N Gashit është e gjerë. Ai për 44 vjet mësues nuk reshti
kurrë të mbjellë dritë e dituri tek ma të vegjëlit, tek ma të ndjeshmit, tek
shpresat e Kosovës. Sejdi Gashi u lind më 12 shkurt 1947 në Peran të
Besianës-Kosovë. Familja e tij vjen nga fshati Buzëllap ( Doberdol ) i Besianës
të cilët ishin shpërngulur në Turqi në vitin 1925. Pas dy vitesh qëndrimi në
Turqi, kthehen dhe vendosen në Prishtinë, ku jetojnë edhe tani. Sejdi N Gashi,
shkollën fillore, të mesmen, dhe Shkollën e Lartë Normale i kreu në Prishtinë.
Ndërsa, gjermanishten, në Institutin Gëte në e mëdha në Kosovë, mësuesin Sejdi
Gashi, do ta bëjnë edhe më të fortë.
Në
Gjermani, mësuesi Sejdi N Gashi, për 24 vjet nuk reshti kurrë së punuari. Për
24 vjet Sejdiu nxjorri 24 gjenerata nxënësish shqiptarë, në Gelsenkirchen, Münster, Bocholt, Dorsten,
Herten dhe Varendorf e Recklinghausen. Për punën e bërë mirë dhe si duhet,
Sejdiu ishte i adhuruar nga nxënësit dhe i vlerësua nga prindërit e tyre. Vlen
të theksohet se me dhjetëra nxënës e nxënëse të mësuesit Sejdi, janë në
Universitete dhe kanë mbaruar Universitetet. Me punënë e bërë dhe angazhimin e
tij, nxënësit e Sejdi Gashit, u shpërblyen disa herë në konkurset e diturisë,
dhe konkurset letrare, si në Këln, dhe në