E hene, 29.04.2024, 11:38 AM (GMT+1)

Faleminderit

Florim Zeqa: Krismat pas shpine të kriminelëve

E premte, 25.04.2014, 08:05 PM


Krismat pas shpine të kriminelëve në 24 prillin e vitit 2001 vranë Ismet Rracin

Në 13 vjetorin e vrasjes së kryetarit të komunës dhe kryetarit të degës së LDK-së në Klinë, Ismet Rraci

Nga Florim Zeqa

Njëri ndër personazhet që la gjurmë të pa shlyera në historinë më të re të Kosovës është edhe Ismet Rraci, tribun e lider i shqiptarëve të komunës së Klinës, protagonisti i të gjitha ngjarjeve të rëndësishme kombëtare  të viteve të '90-ta jo vetëm në komunën e Klinës por edhe më gjerë.

Ishte ndër nismetarët e parë  të këshillit iniciativ për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Klinë, ku vetëm një muaj më pas nga themelimi i LDK-së në Prishtinë, më 23 janar të vitit 1990 formohet dega e LDK-së për Klinë, më mbajtjen e Kuvendit të parë zgjedhor në Shtepinë e Kuvendeve në fshatin Bokshiq, vend ky i cili për vite më radhë ishte bërë qerdhe dhe bastion i pathyeshëm i LDK-së për këtë Komunë.

Në këtë Kuvend të parë të LDK-së, më votat e delegatëve nga të gjitha aktivet zgjedhet kryesia e parë e LDK-së prej 11 antarëve, kryetar u zgjodh Anton Kolaj, ndërsa për Sekretar të saj zgjodhi Ismet Rracin, i cili pas shkuarjës së z. Kolaj në Prishtinë, në cilësin e nënkryetarit të parë të LDK-së, kryesia e degës për Kryetar e emëron Ismet Rracin.

Detyra e parë e Kryetarit Ismet ishte riorganizimi dhe ristrukturimi i degës së LDK-së, si dhe në vënja në binarë të shendoshë të punës së Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas së LDK-së.

Veprimtaria e Ismet Rracit është e gjerë dhe e gjithanshme. Përveq aktivitetit politik në Lidhjen Demokratike të Kosovës, kontribut të madhë kishte dhënë në arsimin shqip, në mësimdhënje e më vonë edhe si Drejtor në shkollën fillore të qytetit të Klinës, shkollë kjo që sot më krenari bartë emrin e tij.

Ishte pjesmarrës aktiv në aksionin e madhë të pajtimit të gjaqëve në Komunë dhe më gjerë, po ashtu merrej edhe më krijimtari letrare, me shkrime të botuara në gazetat e kohës.

Por ajo që e bënë më të dashur e të pa harruar për qytetarët e Klinës, është aktiviteti i tij politik në cilësinë e kryetarit të degës së LDK-së në Klinë.

Përveq se një lider politik, më urtësinë e tij, sinqeritetin dhe afërsinë më të gjithë bashkombasit e vet, ishte shëndrruar në një lider shpirtëror të Klinasve.

Ismet Rraci ishte një njeri i urtë e paqësor, fjalë pak e punë shumë, mbi të gjitha ishte guximtar dhe i vendosur në rrugën e lirisë.

Për këto veti të jashtëzakonshme që kishte, ishte bërë halë në sy të armikut (policisë serbe), të cilët e kishin ftuar më dhjetëra herë në biseda "informative", ku përmes torturave psiqike e fizike ishin munduar të zmbrapsin nga veprimtaria politike por pa sukses.

Ismeti disa here ju kishte thënë ndër sy pushtuesve serb se: "ajo për qka në po angazhohemi është shteti i Kosovës, dhe nga ky qëllim nuk do të ndalemi asnjëhere".

Kryetari Ismet ishte një bashkëpuntor i mirë, i afërt në biseda dhe shumë praktik, i aftë në zgjidhjen e problemëve dhe zbatimin e marveshjeve.

Rugova e ka çelësin e zgjidhjës së problemit të Kosovës !

Ismet Rraci kudo që shkonte reflektonte shpresë e optimizëm. Pas sulmit të policis serbe në fshatin Bokshiq të Klinës më 23 shkurt të vitit 1993, ku nga torturat fizike, të plagosur rëndë kishin mbetur dhjetëra burra të këtij fshati, njëri nga këta (Ali Zeqa) pesë javë më pas vdes nga plagët e marra.

Kryetari Ismet mënjëherë të nesërmen kishte ardhur në fshat më një pjesë të kryesisë së degës së LDK-së, për t'ju dhënë forcë e kurajo për shërim sa më të shpejtë të plagosurëve nga torturat serbe, duke ju ngritur lartë moralin më fjalët; "liria është shumë afër, së shpejti do të jemi të lirë".

Ja vlenë të përmendi edhe një detaj nga aktivitetet e përbashkëta që kam pasur më kryetarin Ismet; gjendeshim në një mbledhje të aktivit të LDK-së në fshatin Gremnik, pak ditë pas kthimit të Presidentit historik Ibrahim Rugova nga SHBA-të, kur njëri nga aktivistët e këtij fshati  e pyeti kryetarin Ismet: çka na solli Ibra nga Amerika ?

Përgjigja e kryetarit Ismet ishte kjo: më një gjest simbolik e futi dorën në xhepin e djathtë të setrës e tha: "Rugova e ka çelësin e zgjidhjës së problemit të Kosovës".

Kjo ishte metoda e tij e punës, për hjekjën e të gjitha dilemave e shqetësimeve, për krijimin e bindjës së fortë tek antarësia e gjerë e LDK-së, së janë SHBA-të, ato që do t'na ndihmojnë në çlirimin nga Serbia.

Vërtet fjala e tij ishte më peshë e më vlerë, ishte inspirim për të gjitha gjeneratat, ishte tolerant e unifikues, i arsyeshëm e burrëror.

Kryetari Ismet, qytetarët e vet nuk i harroj as në ditët më të vështira, gjatë periudhës së luftës, duke shkuar në këmbë nga fshati në fshat, shpesh herë duke e rrezikuar edhe jetën e tij,...për t'ju dhënë shpresë dhe kurajo për qëndresë,...siq e kishte zakon të thoshte: "okupatori i ka ditët e numëruara"

Kjo kishte bërë që në zgjedhjet e para të lira të pasluftës, në vitin 2000, Ismet Rraci të zgjidhet kryetar i komunës së Klinës më votat apsolute të qytetarëve, gjë e cila nuk ndodhi më vonë më pasardhësit e tij për këtë post në komunë.

Mirëpo një popullaritet kaq i madhë, vendosmëria, guximi, dhe qëndresa e tij ishin bërë pëngesë e madhe e caqëve kriminale, e shpirtëligëve, fatzinjëve të kombit shqiptar, të cilët në mëngjesin e 24 prillit te vitit 2001, liderit e tribunit të madhë shqiptar ja ndalën rrugëtimin më një atentat në shkallët e banesës së tij në Klinë, më të shtëna qyqare pas shpine, e qëllojnë duke e lënë për vdekje shpirtin e demokracisë, kryetarin Ismet Rraci, duke vrarë kështu lirinë e demokracinë në qytetin e Klinës.



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora