Faleminderit
Xhavit Çitaku: Pesë dekada në shërbim të kombit
E marte, 29.04.2014, 07:09 PM
Mbi pesë dekada në shërbim të
kombit e atdheut, arsimit e krijimtarisë
Nga mosha 17 vjeçare Prof. Fetah Bahtiri nuk e ndali aktivitetin e tij për të mirën e kombit dhe të atdheut.- Në vitin 1961 në vagonin e trenit ndërkombëtar kishte vendosur Flamurin Kombëtar, të cilin beogradasve ua kishte dhuruar si “ peshqesh” nga shqiptarët.- Prof. Dr. Anton Çetta, asistent i të cilit ishte Fetah Bahtiri, në vitet e shtatëdhjeta ndër të tjera kishte shkruar: Prof. Fetah Bahtirin e dallonin katër karakteristika: trimëria, sinqeriteti, niveli i lartë intelektual dhe patriotizmi të cilin e mbante në shpirtin e tij
Nga Xhavit Çitaku
I ka mbushur 70 vjet. Nga pamja e jashtme nuk mund të ia japësh as gjashtëdhjetë, ndërkaq për nga aktiviteti, angazhimi e vullneti i madh për punë ua kalon edhe atyre që janë shumë më të rinj se ai. Është zemërgjerë, i urtë, i sjellshëm, i afërt dhe komunikues me të gjitha moshat. Emri i tij është Fetah Bahtiri që në Suedinë e largët ka ardhur në vitin 1991 nga qyteti i minatorëve- Mitrovica, siç thotë, për të shpëtuar kokën dhe mbrojtur familjen nga sigurimi i regjimit fashist serb. Këtë rrugë kurbetçare e përjetoj rëndë, shumë rëndë. Mirëpo, me punën e madhe, aktivitetin e jashtëzakonshëm që zhvilloj në dobi të çështjes kombëtare këtë personalitet të shquar e bëjnë krenar.
Nxiti entuziazmin e ndjenjave atdhetare të mërgimtarëve
Fetah
Bahtiri zhvilloi një veprimtari të dendur patriotike duke nxitur entuziazmin e
ndjenjave atdhetare të mërgimtarëve tanë në momentet më të vështira por edhe të
rëndësishme për fatin e kombit. Motoja e veprimtarisë të këtij veprimtari të
paepur ishte liria dhe çlirimi i Kosovës nga okupatori barbar serb. Ai mori
pjesë në të gjitha protestat e organizuara nga ai dhe të tjerët për t’ua bërë
me dije të gjitha shteteve demokratike se Kosova është tradhtuar nga komunisti
Tito, duke ua lënë fatin e shqiptarëve në duart e bishave që erdhën nga
Karpatet. Gjatë punës së tij të pandërprerë bëri përpjekje që të forcojë
pozitën e komunitetit shqiptar në Suedi duke favorizuar rreth vetës figura të
dalluara nga fusha të ndryshme intelektuale. Si një intelektual dhe patriot me
ndikim Fetah Bahtiri arriti aq mirë të organizoj mërgatën shqiptare për të
arritur rezultate të rëndësishme në sensibilizimin e situatës së rëndë që
mbretëronte në Kosovën e okupuar, në organizimin dhe përmbushjen e obligimeve
të trepërqindshit nga shumica e bashkatdhetarëve tanë, në organizimin e shumë
protestave dhe të aktiviteteve kulturore, artistike e sportive e sidomos tehu i
aktivitetit të tij ishte i orientuar tek fëmijët shqiptar për mbajtjen e
mësimit plotësues në gjuhën amtare. Kishte dhënë me dhjetra intervista për
gazetat qendrore, rajonale e lokale. Me një fjalë, ai u inkuadrua aktivisht në
Lëvizjen e patriotëve të mërguar shqiptar këtu në Suedi dhe mësimin e gjuhës
shqipe, që si kudo në komunitetin shqiptar, ishte bërë armë e fuqishme e
organizimeve. Kishte një karakter të
Ishte shumë i ri kur në shpirtin e tij frymonte atdhedashuria
I
brymosur me ide patriotike Fetah Bahtiri qysh në moshën 17 vjeçare kishte
filluar aktivitetin e tij praktik. Në vitin 1960 ai në shtëpi kishte vizatuar
Flamurin Kombëtar dhe e kishte vendosur në trekëndëshin e rrugës që shpinte për
Vlerësimi i bashkëpunëtorëve dhe i komunitetit shqiptar
Rizah Sheqiri, shkrimtar,thekson: Fetah Bahtiri si i ri u dha pas dritës së diturisë, si burrë herët e vërejti se pa liri ska ardhmëri dhe pa arsim e dituri s’vjen kurrë as liria, as zhvillimi, as pavarësia. Hysni Syla, ish-nxënës: Në vitin 1968 u organizuan demonstratat studentore në kërkim të të drejtave të shkelura nga pushtuesi serb. Ishim të rinj dhe ne nxënësit e gjimnazit për të mos mbetur të painformuar, ishte profesori ynë i nderuar për jetë e mot, që na foli hapur për kërkesat e arsyeshme të studentëve dhe të rinisë shkollore duke na thënë edhe këtë: “ Nesër ju do të jeni studentë, do të vazhdoni me këto kërkesa nëse ato nuk realizohen deri në atë kohë”. Afërdita Avdyli- Dolovci: mallëngjehem shumë kur përmendi emrin e të nderuarit Prof. Fetah Bahtiri. Ai dha shumë për kombin e tij, timin dhe të gjithë shqiptarëve. Lebibe Zogiani: Vepra e profesorit të nderuar na mësoj shumë si të ecim drejt mirësisë, respektit dhe me aromën e atdheut kahdo që të shkojmë. Prof. Dr. Anton Çetta, asistent i të cilit ishte Fetah Bahtiri, ndër të tjera kishte shkruar: Prof. Fetah Bahtirin e dallonin katër karakteristika: trimëria, sinqeriteti, niveli i lartë intelektual dhe patriotizmi të cilin e mbante në shpirtin e tij.: Saranda Iseni: Prof.Fetahu është një njeri me një elan të fuqishëm pune. Ai ëshë një burr që i solli gëzim shumëkujt dhe aq shumë dha për kombin e atdheun, për arsimin, për kulturën, për foklorin burimor autokton shqiptar, për ruajtjen e gjuhës së mëmës, për bashkimin e komunitetit shqiptar në një front të përbashket. Vepra e tij është e madhe dhe ajo do të lë gjurmë të pashlyshme për këto gjenerata dhe ato të ardhshmet se si duhet të punohet për liri e çlirim kombëtar. Hysen Ibrahimi "E gjithë veprimtaria e Prof. Fetah Bahtirit, lidhet ngusht në fushën e publicistikës, shkencës dhe aktivitetit të tij atdhetar. Ai, tërë jetën e tij ia kushtoj atdheut, përmes rreshtimit të tij të drejtë në frymën kombëtare. Është personalitet, që reflekton dije, mësim, njerëzi, dashuri për njeriun, shoqërinë dhe ardhmerinë e tyre njerëzore. Është njeri i botëkuptimeve të qytetëruara njerëzore dhe humane. Ka një përvojë të madhe dhe është një histori e gjallë e shumë proceseve që i dha kahje të mbarë dhe kësisoj Prof. Fetah Bahtiri, mund të jet një shembull i shkëlqyer për shqiptarët, se si duhet punuar dhe sakrifikuar për çështjen kombëtare". Ndërkaq, veprimtarinë krijuese të këtij intelektuali të shquar do ta pagëzoja gëzim jete të shoqëruar me idealet e miqësisë, sinqeritetit dhe besnikërisë.
Hartues i Plan- Programit për gjuhën shqipe si gjuhë amtare
Në fokus të interesimit të Prof. Fetah Bahtirit ishte edhe organizimi i mësimit të gjuhës shqipe si një faktor i rëndësishëm për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës amtare e aq më shumë në ndërprerjen e rrugës së asimilimit të gjeneratës së re. Për këtë dëshmon e dhëna se posa arriti në dhe të huaj, përkatësisht në Strehimoren e Svensygenit ky arsimdashës menjëherë kontaktoj me personelin e Entit për të Huaj dhe arriti që për një kohë të shkurtër të hap shkollën shqipe për fëmijët shqiptar që ishin strehuar këtu, që nuk ishin të pakët. Mësimi këtu u zhvillua pa kurrfarë kompensimi material dhe zgjati deri sa familjet shqiptare morën lejeqendrimin do të thotë nga viti 1991 deri me 1994.
Prof.
Fetah Bahtiri më pas u vendos në qytetin bregdetar dhe edhe këtu arriti që
shumë shpejt të organizoj mësimin në gjuhën amtare dhe komuniteti i këtushëm
shqiptar këtë personalitetet të shquar e falënderon shumë për punën e tij të
madhe më fëmijët. Me këtë profesion punoj deri sa u pensionua. Duke e parë
interesimin aq të madh që kishte Fetahu në sferën e arsimit, ai dy herë ishte
zgjedhur asistent i rektorit të shkollës fillore “ Ramnerydsskolan” në këtë
qytet, kurse në vitin 2000 ishte zgjedhur Koordinator për Integrim në kuadër të
Komunës. Ishte njeri ndër themeluesit e degës së LASH-it “ Naim Frashëri”, së
cilës në vitin 2000 ia “ dhuroj” Plan- Programin mësimor për gjuhën shqipe si
gjuhë amtare në shkollën suedeze si dhe Statutin, punë këto që i kishte bërë pa
kurrfarë kompensimi.
Krijimtaria e tij letrare shfaq rrezatimin kombëtar e kulturor
Në veprat artistike- letrare të Prof. Fetah Bahtirit, gjithherë ëeshtë shfaqur rrezatim kombëtar dhe kulturor. Duke lexuar veprat e tij, në të do të shohim shpirtin e tij, i cili ndriçon edhe përmes fjalëve të tij artistike, me idealet me të cilat ishte rritur dhe moshuar, por mbi të gjitha, veprat e tij janë një shembull personal. Ai, përdorë një disiplinë që dallohet nga të tjerë. Veprat e tij kryesore të botuara janë: “Këngë për Zadën” ( 1968) poezi, “Plan- Program mësimor për gjuhën shqipe si gjuhë amtare në shkollën suedeze”( 2000) shqip dhe suedisht, “ Ambasadorët dhe shërbëtorët” ( 2007) me mesazhin se mërgimtarët tanë në Suedi janë ambasadorë të atdheut e të paqes dhe shërbëtorë të atdheut. “ Rrugëtim i dashurisë” (2011), roman me mesazhin se dashuria është dhuratë e zotit dhe se ajo nuk ka rregulla dhe nuk njeh kufi. Dashuria bën që dy familje të gjakësuara të pajtohen. “ Miku i madh i shqiptarëve Ullmar Qvick ( Monografi), (2012), libër ky që bëri jehonë të madhe. Vepra i kushtohet mikut të madh e të dashur të shqiptarëve, albanologut Ullmar Qvick, i cili me plot gojë edhe sot pohon: “ unë nëse do të jetoja edhe një herë, do të punoja me shqiptarët dhe për shqiptarët”. “ Monolog në mërgim”, ( 2012) poezi. Kjo përmbledhje vjershash tregon një ligjërim poetik të nivelit të lartë dhe të denjë për respekt në kacafytjet e përditshme, të cilit ia sjell jeta një mërgimtari. “ Dritë ngrohtësi optimizëm”, Libër dokumentar për shkollën shqipe në strehimoren Svenshygen, Suedi, 1991- 1994. Ndërkaq, libri i tij i fundit që u që doli nga shtypi është “ Kur i mbusha 70 vjet...”