E hene, 29.04.2024, 09:47 AM (GMT+1)

Faleminderit

Hyqmet Hasko: Luan Zhegu na fali dashuri

E shtune, 26.04.2014, 07:03 PM


Luan Zhegu, këngëtari dhe kompozitori që na fali si trofe dashurinë  njerëzore

Nga Hyqmet HASKO

Kënga dhe kompozimi janë dy elementë artistikë që ploëtsojnë njëra tjetrin, aq sa për Luan Zhegun, mjeshtrin e skenës dhe talentin e spikatur të kompozimit nuk dihet se ku fillon njëra e ku mbaron tjetra, pasi janë dy anë të së njëjtës medalje, pasionit të madh e të pashtershëm që e ka nxitur dhe motivuar një jetë të tërë për muzikën.

Jeta e tij është e mbushur me muzikën, skenën, kompozimin, koncertet, duke pasur në vetvete përcjelljen ndjesore, emocionale dhe përjetuese të një muzikanti të madh, që e ka ngritur këngën në një kult të lirisë dhe të dashurisë shqiptare.

Ishte vetëm 12 vjeç kur u ngjit për herë të parë në skenë, ka qenë një operetë për fëmijë me muzikë të Llazar Moçkës dhe me regji të të ndjerit Viktor Gjoka. Ishte një këngë shumë e bukur, titullohej “Bilbili dhe kanarina”, e cila prit mjaft mirë nga publiku.

Në qoftë se flasim për emocionet e mëdha të ngjitjes në skenë të festivaleve, në vitin ‘72 ai u fut në teatrin e varietesë së Tiranës dhe aty doli në skenë me debutime të njëpasnjëshme, ku bëheshin 265 shfaqe në vit, gati çdo ditë. Të mendosh se bëheshin tre debutime në natë,  dhe mund të krijosh përfytyrimin dhe idenë se sa këngë këndonte Luan Zhegu në vit. Sa për koncertet e majit “Kur vjen Pranvera”, festivalet dhe koncertet e ndryshme ishte një çështje tjetër, ato ishin aso kohe shkolla të përvojës dhe spikatjes artistike, ku Luan Zhegu ishte gjithmonë në ballë të kohës, me një performanvcë të lakumeshme.

Luan Zhegu ka mbaruar Fakultetin e Ekonomikut, por gjithë jetën e tij ia ka kushtuar skenës dhe muzikës. Që nga debutimi i tij i parë në skenë kanë kaluar më shumë se pesëdhjetë vjet, të pasuara me debutime të tjera, premiera, koncerte, festival, çmime e trofe, që do të ishin pjesë e stolisë së tij artistike. Zhegu është fitues i disa çmimeve si në “Koncertin e pranverës” dhe në festivalet e RTSH-së. Ai është dekoruar me tituj e urdhëra të lartë si me “Urdhri i Klasit të Parë” para viteve ‘90, “Artist i merituar”, dhe “Mjeshtri i madh i skenës”, në vitet e demokracisë.

Për hir të vërtetës, megjithëse nuk ka pasur një tërheqje të fortë drejt  fushës së muzikës popullore, por duke qenë dhe vetë tirans, Zhegu  i ka mbartur dhe përcjellë në kohe me vete të gjitha ato të ashtuquajturat motivet, që kur ka qenë fëmijë dhe ku është bazuar në ato perla për kompozimin e muzikës së lehtë e deri tashti në moshën e burrit të pjekur, ku kënga dhe kompozime janë bërë për të pjesë organikme evetë qenies së tij.

Kënga brilante  e shumënjohur dhe e duartrokitur në breza “Këngët e rinisë” është kompozuar në vitin 1976 nga Agim Krajka, teksti është i Xhuliana Jorganxhiut; kjo këngë pati një sukses të paparë në Teatrin e Operas dhe të Baletit ku zhvilloheshin festivalet. Artdashësit kujtojnë, siç rrëfen dhe Luani diku në një intervistë të tij, se kjo këngë ka marrë çmimin e dytë, kurse në të vërtetë ajo u pengua, nuk doli fare në natën e tretë, pra u censurua. Aso kohe Luan Zhegu ishte i ri, fare i ri dhe provoi shijen hidhur të zhgënjimit, për shkak të kufizimeve që i bëheshin artit të madh në një kohë kur vlerat shpesh herë ishin të keqkuptuara dhe vlerësimet për artin të deformuara.

Kënga tjetër mbresëlënëse “Alo, alo” i takon viteve ’87 dhe është nderuar me çmimin e dytë të festivalit, ndërsa çmimin e parë në atë festival e ka marrë Agim Krajka me një këngë, të cilën e kënduan motrat Libohova. “Alo, alo” u bë aso kohe si një shprehje editës, si një melodi e përditshërisë me të cilën identifikohej koha dhe bashkëkohësit e në[përmjet të cilëve vinte në i rritur dhe i lartësuar në sytë e bashkëkoëhsve këngëtari dhe kompozitori i madh.

“Kënga e Tironës” është një tjetër këngë e sukseshme e Zhegut, me një audeincë të pa parë në rrethet e gjëra artistike, tek artdashësit dhe dashuruesit e shumtë muzikës së lehtë. Tekstin e saj  e ka bërë i ndjeri Alqi Boshnjaku, orkestracionin e ka bërë Markelian Kapedani, në saks është Osman Mula. Kompozimi i kësaj kënge do ta bënte mjaft të njohur Zhegun, jo vetëm për shkak të vijës së hollë të kompozimit, të shijes së lartë artistike, por dhe të audiencës së gjërë popullore që ajo do të kishte tek tifozët dhe dashnorët e krisur të futbollit.

Krijimi ose kompozimi do të bëhej me kohë pjesë e talentit të spikatur muzikor të Luan Zhegut.

“Talenti, -shkruan Zhegu, -nuk është se mësohet, ai lind bashkë me njeriun, por në qoftë se nuk fillon të punohet dhe të kultivohet ai vdes aty në atë vatër dhe mund të vazhdosh në ndonjë fushë tjetër, pra po fillove të kompozosh rubineti duhet të rrijë gjithmonë i hapur. Gjithmonë kjo arrihet nëpërmjet punës ulesh në pianoforte merr motive të ndryshme, fillon e fantazon, përpunon temën që ke aty. Unë kompozoj mbi tekstin ose mbi fabulën që mua më serviret nga poetët më të mirë me të cilët kam pasur bashkëpunime. Për një këngë kompozitori mund të rrijë edhe me muaj dhe nuk mund të arrijë ta realizojë dot, ka pas raste kur unë i kam bërë jashtëzakonisht shumë shpejtë. Të marrim rastin, p.sh të këngës “Pse kënduam “Let it be”. Me Xhuliana Jorganxhi më erdhi teksti dhe i takonte tamam brezit të vuajtur, jo vetëm brezit tonë, por dhe atij të Sherif Merdanit dhe këtë këngë nuk ka kaluar as ora kur unë ja tregova dhe Sherifit dhe ai u përlot”.

Kompozimet e Zhegut kanë qenë këngë që në gojën e mjeshtrave të skenës dhe magjistarëve të zërave hyjnorë, si Vaçe Zela, Sherif Merdani etj, janë kthyer në uragane artistike, që kanë përmbytur skenat shqiptare emë gjërë,  jo vetëm nga stuhia e duartrokitjvee por dhe nga magjia e artit të fuqishëm që sfidon vetë kohën. “Nusja e lirisë”, kënga kushtuar Heroinës së Popullit Margarita Tutulani, kënduar nga brilantja Vaçe Zela do të pritej në mënyrë të jashtëzakonshme, duke korrur entuzaizëm dhe dashuri frenetike tek të pranishmit.

Një tjetër këngë fituese e çmimit të parë ka qenë dhe kënga “Liria dhe e vërteta” e kënduar nga Arbërie Hadërgjonaj, me tekst të Arben Dukës, e cila merr shkas nga ngjarjet tragjike të ’97-ës dhe është një himn për lirinë dhe dashurinë njerëzore, këngë të cilën Zhegu e ka sjellë në skenë dhe në gojën e këngëtares me një vibrim mbresëlënës dhe të papërsëritshëm, me mesazhe të freskëta dhe gjithëkohore.

Në festivalin e pranverës, Luan Zhegu ia besoj këngën “Sanvalentino” Ledina Çelos, e cila fitoi çmimin e pare, duke shtuar kështu trofeun e arritjeve të këtij kompozitori përtej të zakonshmes.

Luan Zhegu i ka dhuruar dhe vazhdon t’i dhurojë publikut shqiptar, vetë Historisë së Muzikës Shqiptare, zërin e tij të artë, përkushtimin dhe dashurinë e pakufishme ndaj artit, dashurinë për vendin e tij, të cilin ai e mbart kudo, në të gjitha skenat e vendit e të botës, si një peng malli e përkushtimi, për t’i shërbyer deri në fund, me magjinë e një arti të madh e të papërsëritshëm.

Këngët e Luan Zhegut janë kantata liriko-epke-dramatike malli e dashurie, dhimbje e trishtimi, shprese e zhgënjimi, triumfi e dëshire për liri, janë një simbiozë ku  bashkëjetojnë erërat e lirisë dhe të ëndrrës së kulluar, në një shpirt të thellë shqiptar, thellësisht të dashuruar me këtë tokë të lashtë e të re.

E veçanta e tij si artist është jo vetëm zëri i veçantë, ai timbër i magjishëm që duket sikur gurgullon bashkë me ujëvarat e bjeshkëve, por dhe shpirti i tij i vrullshëm, që iu përgjigjet këtyre joneve që dalin nga thellësitë një zemre të dashuruar me vendin e tij, me bashkëkombasit, mes të cilëve ndihet gjithmonë i rrethuar me dashuri, respekt e mirënjohje të pakufishme. Kompozimet e tij janë ujëvara tingujsh që zbresin nga ëndrrat e botës shqiptare dhe shkojnë drejt ëndrrave dhe dashurive të reja, për të cilat janë krijuar dhe do të vazhdojnë të ushqejnë me pasionin e artit muzikor brezat e kësaj toke.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora