E diele, 28.04.2024, 11:58 PM (GMT+1)

Faleminderit

U përkujtua heroi Agron Rrahmani

E marte, 13.05.2014, 07:59 PM


Sot (12.5.2014), në Ballovc të Podujevës, u shënua 16 vjetori i rënies së heroit Agron Rrahmani. Agron Rrahmani u vra nga forcat serbe në një bazë në Prishtinë, Lagjja e Muhagjirëve, më 12 maj 1998. Agroni ishte komandant i njësitit gueril të Prishtinës “Rexhep Mala”, njësitit të parë në kryeqytet, të formuar nga Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Në këtë tubim përkujtues para të pranishmëve foli bashkëveprimtari i tij Agim Kuleta:

Të nderuara familje të dëshmorëve,

Të nderuar bashkëpjesëmarrës,

Ne, sot ndodhemi para një varri. Varri është një vend i cili na pret secilin prej nesh. Por jo varrin e secilit prej nesh vdekja e bën të veçantë. Jo varri i secilit prej nesh është varr heroi. Sepse, njerëzit nuk i bën heronj vdekja, por jeta tyre. Vepra e tyre e pavdekshme. Dashuria e pafundme për liri.

Secili njeri mund të thotë se e do lirinë, por jo të gjithë prej atyre që e thonë këtë, janë të vetëdijshëm se çka do të thotë ta duash vërtetë atë. Liria dhe vdekja janë dy gjëra që ecin krah për krah me heroin. Dhe jo çdo njeri ka guximin ta bëjë këtë ecje i shoqëruar kaq afër nga këto dy fate. Prandaj, pikërisht për këtë, shumë njerëz ikin nga liria e tyre duke u përpjekur ta shmangin vdekjen. Dhe kështu, pranojnë të jetojnë në robëri pa e kuptuar se edhe jeta në robëri është vdekje, por vdekje pa lavdi. Po të ishte edhe Agroni i tillë, ne sot nuk do të ishim këtu, nën hijen e këtij druri, duke e kujtuar atë me krenari, por do të ishim duke qëndruar së bashku me të, të nënshtruar ndaj robërisë, nën hijen përvëluese të turpit.

Komandant Agroni atë ditë ra. Sepse ai refuzoi të hiqte dorë nga të qenurit vetvetja. Ai e dinte se në atë kohë nuk ishte i madh numri i atyre që bënin atë që po bënte ai. Por, e dinte gjithashtu, se sa madhështore ishte ajo që ishin duke bërë. Ai e kishte kuptuar se paqja pa liri ishte paqe e kushtëzuar. Ishte paqe me nënshtrimin e poshtërimin e përditshëm. Ishte paqe që siguronte vetëm një liri – lirinë e pushtuesit për të na përdhosur çdo grimcë të integritetit e krenarisë kombëtare. Prandaj, ai zgjodhi lirinë para një paqeje të tillë. Për të, pranimi i  paqes pa liri ishte mohim edhe i paqes edhe i lirisë.

Ne, sot ndodhemi para varrit të një heroi. Varri është një vend i cili na pret secilin prej nesh. Por jo secili prej nesh bëhet hero. Sepse, njerëzit nuk i bën heronj vdekja, por jeta tyre. Rruga e tyre e pandalshme për tu takuar me lirinë dhe për ta përqafuar fort atë. Agroni e ka bërë këtë rrugë dhe e ka takuar këtë liri. Ai e ka përqafuar dhe po e përqafon fort atë, çdo ditë, përmes vajzës së tij të mrekullueshme Çlirimtares. Përmes, të gjithë brezave të fëmijëve që sot e gëzojnë lirinë falë jetës dhe vdekjes së tij për të! Jeta e lumtur e tyre është shpërblimi dhe mirënjohja më e merituar për veprën e heroit!

Lavdi e përjetshme për komandantin!



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora