
Shumë shpejt na ike dhe na le të
vetmuar ne o Mentor Quku
Nga Mr.sc.Nue Oroshi
Lajmi se
sotë me 31 maj u nda nga jeta studiuesi atdhetari, nacionalisti shqiptar,
studiuesi titanik i Mjedës, ish Kryterai
i Ballit Kombtar për Shkodër dhe se fundit tashë e 10 vite kordinator për
Shqipëri, Qameri dhe Mal te Zi i Shoqatës së Intelektualëve gjithshqiptarë
Trojet e Arbrit, Mentor Quku më godit randë. Më goditi randë saqë rrallëher në
ndonjë shkrim përkujtimorë më ka ndodhurë që të bëji luftë të fortë me ndjenjat, për mbledhjen e mendimeve kujtimeve për
përsonalitetin që kam shkruarë. Por për
kët burrë të madhë të kombitë shqiptarë Mentor Qukun i cili ishte nje intelektualë Erudit, një
gjeni e rrallë që kishte kombi shqiptarë ka qka te thuhet e ka qka të flitët e
shkruhet edhe ne momentët e dhimbjes dhe pikllimit. Por shumë shpejt na ike dhe
na le të vetmuarë ne o Mentor Quku.
Shënime
të shkurtëra biografike për Mentor Qukun
I lindur
në Bilisht të Korçës me 20 janar 1939. Mësimet e mesme i përfundoi në shkollën
pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkodër, në vitin 1954. Ka përfunduar Institutin
e Lartë Pedagogjik në Tiranë në vitin 1957. Pastaj ka vazhduar studimet në
Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave të Natyrës, të cilat i
përfundoi në vitin 1963. Në periudhën 1954-1957 ka shërbyer arsimtar në
shkollat e Shtiqënit, Brutit dhe Kukësit. Ndërsa në periudhën 1957-1961 ka
shërbyer në shkollën e mesme “Hydajet Lezha” në Lezhë. Për dy vite shkollore
(1961-1963) ka qenë mësues në shkollën e mesme “Xheladin Fishta”, në Shkodër.
Pastaj për 27 vite shkollore rradhazi (1965-1991) ka qenë mësues në shkollën e
Barbullushit. Në vitin shkollor 1991-1992 drejtor në shkollën e Bahçallekut. Në
periudhën 1992-2000 ka kryer detyrën e drejtorit të Muzeut Historik Shkodër. Ka
punuar në fushën e historisë, historisë
së letërsisë shqipe, shkencave politike. Ishte
drejtor i revistës Kumtari, si dhe i gjashtë vëllimeve të Seminari
Ndërkombëtar, Shkodra në shekuj, I, II/1, II/2, III/1, III/2, III/3. Ka drejtuar projektet dhe ka
organizuar katër seminare ndërkombëtare Shkodra në shekuj (1, 2, 3, 4). Punimet
e para i ka botuar në Mësuesi, Arsimi Popullor, Bashkimi. Ishte autor i shumë studimeve e botimeve në fusha
të ndryshme të dijes, që lidheshin me profesionin e tij bazë, si në metodikë e
dhënies së mësimit, pedagogji familjare, pedagogji shkollore, pedagogji
sportive, tekstollogji, psikologji e arteve figurative, psikologji sportive,
psikologji e moshave.Gjithashtu është autor i disa studimeve në fusha të tjera
si: histori, histori arti, letërsi biografike, letërsi politike, letërsi për
fëmijë, histori e letërsisë për fëmijë, mitologji, folklor, frazeologji,
toponomastikë. Është autor i shumë
studimeve të botuara në revistat shkencore, në shtypin periodik brenda e jashtë
vendit, si në: Studime filologjike, Studime historike, Studime pedagogjike,
Kultura popullore, Buletin shkencor i Universitetit Luigj Gurakuqi Shkodër,
Kumtari i Muzeut Historik Shkodër, Seminari Shkencor Ndërkombëtar, Shkodra në
shekuj,Nëntori, Les Lettres Albanaises, Shqipëria e Re, Ylli, Hylli i Dritës,
Gjuha e Jonë, në Flaka, Illyria, Dielli, Koha Javore. Ka botuar librin,
Historia 100 vjeçare e shkollës së Barbullushit (1901-2001), maj 2001, Tiranë,
fq. 100. Libri është frut i gjurmimeve të gjata në arkiva, biblioteka e
intervistave me ish nxënës e mësues të shkollës së Barbullushit, gjatë pothuaj
tre dekadave që shërbeu si mësues në këtë shkollë. Libri 100 vjetori i shkollës
së Barbullushit(1901-2001), është trajtuar në gazetën Arsimi, me recensionin
Libri për një shkollë rurale (Tiranë, viti I, nr. 3, 2001, faqe, 6,7) të
studiuesit Idriz Kali. Lidhur me konceptet e tij politike mbeshtetur ne një
periudhë dhjetëvjeçare të të qënurit aktiv në politikë (ka qenë për dhjetë vjet
kryetar i Ballit Kombëtar për degën e Shkodrës dhe anëtar i kryesisë së partisë
Balli Kombëtar), ka botuar dy vëllime “Promemorje e një ballisti” dhe “Balli
Kombëtar dhe demokracia e fjalëve”. Vëllimi parë është një analizë për
zhvillimet aktuale brenda partisë Balli Kombëtar si dhe për të ardhmen e kësaj
partie. Ndërsa vëllimi dytë jep drejtimet kryesore për ta bërë partinë Balli
Kombëtar një parti moderne e bashkëkohore. Ka përgatitur për botim librin e
Faik Qukut “Rezistenca e popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botnore”, një
histori tjetër nga ajo e shkruar nga kasnecët e komunizmit. Është autor edhe i
dy albumeve të Ballit Kombëtar. Ka hartuar librin “Një vështrim i ri mbi Luftën
e Reçit” që synon të thotë të vërtetën e shtermbëruar deri tani mbi këtë
ngjarje të rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore, si dhe për rolin aktiv të
çetave të Ballit Kombëtar në këtë betejë në gusht 1943. Të gjitha këto
mbështetur mbi dokumente arkivale. Tema qëndrore e studimeve të tij mbetet ajo
e Ndre Mjedës. Ku me një studim me tepër
se tri dekada mbi këtë figurë të shquar,
të cilin do e nxjerr me një botim serial, prej 11 vëllimesh. Deri tani ka vënë
në qarkullim, librat e kësaj serie: ku siq shkruanë Studiuesi dr. Don Nik
Ukgjini tema qendrore e kërkimeve dhe e studimoreve të Mentor Qukut ishte figura e Ndre Mjedës, për të cilën ai ka
punuar 30 vjet dhe ka botuar një kolanë studimore shumëvëllimshe. Për t'u
dokumentuar rreth jetës e veprës së Mjedës, ai ka shfrytëzuar arkivat e të
gjitha vendeve ku Mjeda ka studiuar e punuar, ose që kanë ruajtur dokumentacion
për Mjedën, si psh. Arkivi i Propaganda Fides, Arkivi i Jezuitëve Romë, fondi
Peters Mahringer-Fonds (Austri), arkivat, bibliotekat dhe muzeumet e Vjenës, si
edhe arkiva e bibioteka të shumta në Gjermani, Francë, Poloni, Danimarkë,
Spanjë, apo kuvendet françeskane e jezuite të Bosnjes e të Kroacisë.
Botimin e
plotë të kolanës studimore "Mjeda",autori Mentor Quku e përfundoi më
2013, me rastin e kremtimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë. Kjo kolanë, e
botuar nga Shtëpia Botuese "Ilar" në vitet 2004-2013, paraqitet me
këto vëllime:
1. Mjeda 1 (1866-1888): RINIA, fq.
642, 2004
2. Mjeda 2 (1888-1899):
ALBANOLOGU, fq. 642, 2006
3. Mjeda 3 (1899-1912), i përbërë
nga dy libra:
4. ALFABETI, fq.680, 2007
5. LIRIA, fq. 766, 2008
6. Mjeda 4 (1912-1925): IDENTITET,
fq. 634, 2009
7. Mjeda 5 (1925-1937): GJUHETARI,
fq. 740, Tiranë, 2010
8. Mjeda 6, i përbërë nga dy
libra:
9. BIBLIOGRAFIA (e Mjedës), fq.
325, Tiranë 2012
10. BIBLIOGRAFIA (mbi Mjedën), fq.
730, Tiranë 2012
11. Mjeda 7: BASHKEKOHESIT, fq.
494, Tiranë 2005
12. Mjeda 8: ALBUM, fq. 196,
Tiranë 2010
13. Mjeda 9, Përmbledhje, fq. 254,
Tirane, 2013.
14. Prof . Mustaf Dervishi, Tirane, 2013.
Disa
Kujtime gjatë aktivitetitë 10 vjeqar me Profesorin Mentor Quku
Me
Studiuesin dhe atdhetarin Mentor Quku me ndajn një sëri kujtimeshë të mira dhe
të gjata tani e 10 vite më radhë. Preji mbajtjës së sesionitë të parë shkencorë
tani e 10 vjetë më parë e deri më tani kemi bashkpunuarë shumë ngushtë, dhe
Mentor Quku ka qenë kordinator i Shoqatës së Intelektualëve mbarë shqiptarë
Trojet e Arbrit. Aji ishte shum i përkushtuarë në punën që e kryente. Preji
momentinë të njoftimitë për mbajtjën e sesionitë shkencor baca Mentor ishte gjithmonë i angazhuar dhe
bënte kordiniminë e dhjetra ligjerusve, si dhe njëkosisht organizonte edhe
udhëtimet me komplet ligjerusit. Aji ishte i përkushtuarë edhe në udheheqjën e
seancave shkencore ku qdo herë kur e kishim vështir pasiq kishimë shumë
ligjerues mbrenda një sesioni shkencor dhe sesioni duhet kryerë mbrenda nje
dite atëher kryetari i nderuar i
Shoqatës Trojet e Arbrit prof.dr.Muhamet Shatri thoshte urdhero i
nderuarë Mentor udhëhiqe sesionin shkencor se ju përveqë që jeni ligjerues ne
enët tuaja atdhetare rrjedhe edhe gjakë oficeri, sepse Mentor Quku ishte në
lidhje familjare me kolenel Faik Qukun nje ushtarak i rrallë dhe një
profesionistë i mir. Asesi nuk i harroji ato ditë kurë nga Shkodra i prisja ne
Prizren, Prishtin, Ferizaji, Kuks, Istog, Prishtinë apo qytetete të tjera
studiuesit dhe atdhetaret Mentor Quku, Willy Kamsi, fotografin e mirnjohurë
Anxhelin Nënshati, Fatbardha Mulleti Saraqi, dhe shum e shum studiues të tjerë.
Gjithmonë ju printe Mentor Quku, aji përveq që ishte një tip studijuesi kishte
edhe një sharm të bukur të shakave Shkodrane që e jepnin hijeshi kuvendeve tona.
Në një rastë më patë thën: Ka momente që kam qenë i dëshpruarë dhe gjithmonë
kam menduar se qka do të ndodhë me Nacionalizmën Shqiptare, porë me të dalë në
skenë Shoqata e Intelektualëve mbarë Shqiptarë Trojet e Arbrit, atëher e kam
ndier vetën shumë të lumtur, sepse qdo veprimtari atdhetare e Nacionalizmës
Shqiptare ësht duke u shkruar me forcën e argumentit shkencor. Profesor Mentor
Quku edhepse isha më i ri se aji shum vite kishte një respekt të jashtzakonshëm
për mua, dhe gjithmonë me jepte kurajo të fortë se puna duhet të vazhdohet me
përkushtim dhe pa u lodhur. Në një momentë më tha” ndëgjo kët që po e bëjm ne
sod në botiminë e këtyre veprave Enciklopedike shum pak njerëz ja dinë sod
vlerën, porë mbasë 10 viteve këto vepra kanë me qenë shumë të kërkuara, ndersa
kurë të kalojnë 20 vite ky projekt shkencorë do ta marrë vetën edhe në aspektin
politikë dhe patjetër do të ndodhë bashkimi kombtarë. Profesorë Mentor Quku ka
arritë të baji kordiniminë e 11 sesioneve Shkencore që kemi mbajturë në mbarë
Trojet e Arbrit, ku kemi botuarë gjithsejtë 11 vepra Enciklopedike të
projektite E Djathta Shqiptare ne Mbrojtje të
Shqipëris Etnike.
Dhe
derisa sodë në paraditën e kësaji dite kisha një gjysmë ditë të gëzuarë sepse
miku im Avni Bilalli nga Kosova ma solli Librin e Djathta Shqiptare në Mbrojtje
të Shqipëris Etnike 11 e cila ishte një enciklopedi e gjallë, pjesën e dytë të
ditës vërtet jam shum thellë i lënduar
në shpirtë e zemër për lajmin që më dha miku im Selman Etemi se Mentor Quku ka
ndërruarë jetë. Po sod derisa bisedonim me kordinatorin tonë për Amerik
studiusin dhe atdhetarin Tom Mrijaj për organizimin e sesionit të XII shkencor,
gjatë biseduamë për Mentor Qukun, a do të përmisohetë dhe sërishë të jet në
gjendje që tju bashkohet karvanit të burrave të kombitë për bërjen e Shqipëris
Etnike. Si në balada të lashta Mentor Quku e zgjodhi edhe amshimin. Aji në
amshim shkoji pikërishtë në Qershor, në muajin kurë u themelua Lidhja Shqiptare
e Prizrenit, në muajin ku ra dëshmorë udhëheqësi ushtarak dhe politikë kundër
forcave komuniste kapidan dr. Mark Gjon Marku, në muajin ku tashë e 10 vite më
parë u themelua edhe Shoqata e Intelektualëve mbar Shqiptarë Trojet e Arbrit.
Shum shpejtë na ike dhe na le ne të vetmuarë o Mentor Quku. Por ti mbete ne
mesinë tonë,sepse gjatë jetës e
ringjalle Mjedën e madhë, ku dhatë, një
shembullë për intelktualët tjerë se si duhet punuarë me përkushtim,
atdhedashuri e mirësi. Tek Mentor Quku ishin të lidhura studimi, atdhetarizmi,
dhe intelektualizmi, ku te tri këto gjëra që posedonte intelektuali gjeni
Mentor Quku si një trini e shenjtë i rrin lartë në qiell në botën e amshimitë.
Pushofsh ne paqë mik i nderuar Mentor Quku.
