E shtune, 27.04.2024, 08:16 PM (GMT+1)

Faleminderit

Zendeli: Gostivarliu me flamurin e Skënderbeut

E hene, 30.06.2014, 07:37 PM


GOSTIVARLIU I SUEDISË ME FLAMURIN E SKËNDERBEUT

(Apo, kush është Nezir Sejfullai)

Nga Sadulla Zendeli-Daja

Nezir Sejfullai u lind në Strajon të Gostivarit. Ai emigroi në Itali. Kundërshtoi të kryejë shërbimin paraushtarak dhe iku në Itali. Shteti Italian e vendosi në kampin e të rinjëve. Ai shprehej sokohe: „Jugosllavia nuk ish shteti im, dhe prandaj nuk doja të jem ushtar i një shteti që nuk është shteti im shqiptar, prandaj e lash vendlindjen time, Strajonin e Gostivarin tim të dashur. Jugosllavia ishte e Titos e dhe e Serbisë së Rankoviqit. Emigrova në Itali, pastaj fati dha që të takoj me njerëz humanë që më sollën në Suedi.” Siç duket, pra, Neziri  17 a 18 vjeçar, iku nga shërbimi paraushtarak maqedono-jugosllav duke emigruar në Itali. Vendoset në kampin e Italisë si i mitur. Një delegacion suedez erdhi në Itali të marrë nga ky kamp fëmijë të mitur dhe invalidë, e t´i strehojë në Suedi. Sipas fjalëve të Nezirit, nuk ish i planifikuar nga komisioni suedez, por ai një djalosh bukurosh që me dëshirë të zjarrtë kishte shoqëruar komisionin suedez gjatë qëndrimit në kamp. Komisioni, nga sjlellja e këtij shqiptari, i bukur dhe i urtë, me një inteligjencë të veçatë, vendosin ta pyesin Nezir Sejfullain në ka dëshirë të emigrojë në Suedi.

Pasi Komisioni suedez e pyeti a do t´i të emigrosh në Suedi, ai me një zë të lartë kish bërtitur: „O, Suedia është zemra ime që asnjëherë s‘e kam parë, por me dëshirë do të vij me Ju dhe do të bëhem ushtar i Suedisë!”. Komisioni duke e vërejtur këtë djalosh 17 vjeçar, vendosi dhe e solli në Suedi me banim në qytetin universitar Uppsala. Neziri u martua me një suedeze me emrin Inger Andersson. Kishin dy fëmijë.  Ingeri lindi një djalë, dhe më vonë një vajzë, Gjizella. Djalin e pagëzuan me emrin e të madhit artist shqiptar, Bekim. Neziri ishte inspiruar nga aktori i ynë i famshëm, Bekim Femiu. Kur i lindi djali, Ingeri dhe Neziri e pagëzuan me emrin e tij. Një ditë shkova në vizitë te Ingeri dhe Neziri, t’ua uroj djalin e posa lindur. Dhomën e tij i kishin mbushur gjithë muret me fotografi të të Madhit Artist Bekim Femiu,  fotografi e filma të artistit shqiptar. Nezir Sefullai ishte një  patriot i zjarrtë. Ecte me shqiponjën dy krenare dhe ëmblemën e Skënderbeut nëpër rrugët e qytetit Universitar Uppsala.

Takimi me Nezir Sejfullain më 1966

Ditën e parë, në qytetin Universitar Uppsala shkova në një stacion të autobusëve urbanë. Shoferi ishte  një djalosh i ri. Më dukej i huaj, flokë zi dhe i pamshëm. Me mikrofon, ai lajmëronë udhëtarët për stacionin që vjen: „Sista station Gamla Uppsala”, në suedisht e anglisht. Dhe...ja: „Stacioni i fundit, Uppsala e vjetër”, - tha djaloshi. O zot! - mërmërita me vete. Flokët e kokës m´u ngritën përpjetë, emocionet nuk nuk po i kontrolloja dot. Sa nuk fillova të qaja, mes pasagjerëve të urtë suedezë, që sigurisht, do të më dërgonin në spitalin e të çmendurve! Ulleråkessjukhus! Nuk zbrita në asnjë stacion dhe shkova deri në stacionin e fundit. Askush nuk mund ta kuptojë këtë situatë, duke e shpjeguar me të shkruajtur, veç unë! Nuk ka shkencë, që mund ta hedhë në letër këtë emocion. Ndoshta, ka qenë një çast, I cili ka ndikuar që unë të besoj, t´i besoj fatit tim.

Kur u ndal autobusi. Djaloshi më tha, në suedisht „Ku po shkoni zotëri? Ky është stacioni i fundit”. Mos je shqiptar, o vëlla? - e pytea.  “O..., po, unë jam shqiptar. Po ju si jeni e ku po shkoni?  A keni nevojë për ndonjë ndihmë?” - më tha. Sytë m´u mbushën me lotë! Shkuam në qendër të qytetit Uppsala. E pyeta djaloshin pse i informon pasagjerët edhe shqip. „Kemi të drejtë nga sipërmarrja, të lajmërojmë në suedisht, anglisht dhe një gjuhë që ne e dimë ose në gjuhën amtare. Gjuhën shqipe e kam sjellë nga vendlindja ime. Jam krenar për gjuhën time.”, dhe hapi gjoksin e vijoi: „Kjo është gjuha e trashëguar nga të parët tanë, me flamurin shqiptar, me shqiponjën dykrenare dhe me ëmblemën e Skënderbeut”. Djaloshi kishte emigruar nga një fshat i malësisë së Gostivarit. Thonë se është i vrarë. Përse!?!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora