| E hene, 30.06.2014, 07:37 PM |
GOSTIVARLIU I SUEDISË ME FLAMURIN
E SKËNDERBEUT
(
Nga Sadulla Zendeli-Daja
Nezir Sejfullai u lind në Strajon të Gostivarit. Ai emigroi në Itali. Kundërshtoi të kryejë shërbimin paraushtarak dhe iku në Itali. Shteti Italian e vendosi në kampin e të rinjëve. Ai shprehej sokohe: „Jugosllavia nuk ish shteti im, dhe prandaj nuk doja të jem ushtar i një shteti që nuk është shteti im shqiptar, prandaj e lash vendlindjen time, Strajonin e Gostivarin tim të dashur. Jugosllavia ishte e Titos e dhe e Serbisë së Rankoviqit. Emigrova në Itali, pastaj fati dha që të takoj me njerëz humanë që më sollën në Suedi.” Siç duket, pra, Neziri 17 a 18 vjeçar, iku nga shërbimi paraushtarak maqedono-jugosllav duke emigruar në Itali. Vendoset në kampin e Italisë si i mitur. Një delegacion suedez erdhi në Itali të marrë nga ky kamp fëmijë të mitur dhe invalidë, e t´i strehojë në Suedi. Sipas fjalëve të Nezirit, nuk ish i planifikuar nga komisioni suedez, por ai një djalosh bukurosh që me dëshirë të zjarrtë kishte shoqëruar komisionin suedez gjatë qëndrimit në kamp. Komisioni, nga sjlellja e këtij shqiptari, i bukur dhe i urtë, me një inteligjencë të veçatë, vendosin ta pyesin Nezir Sejfullain në ka dëshirë të emigrojë në Suedi.
Pasi
Komisioni suedez e pyeti a do t´i të emigrosh në Suedi, ai me një zë të lartë Bekim Femiu. Kur i lindi djali, Ingeri dhe Neziri e
pagëzuan me emrin e tij. Një ditë shkova në vizitë te Ingeri dhe Neziri, t’ua
uroj djalin e posa lindur. Dhomën e tij i kishin mbushur gjithë muret me fotografi
të të Madhit Artist Bekim Femiu,
fotografi e filma të artistit shqiptar. Nezir Sefullai ishte një patriot i zjarrtë. Ecte me shqiponjën dy
krenare dhe ëmblemën e Skënderbeut nëpër rrugët e qytetit Universitar Uppsala.
Takimi me Nezir Sejfullain më 1966
Ditën e
parë, në qytetin Universitar Uppsala shkova në një stacion të autobusëve
urbanë. Shoferi ishte një djalosh i ri.
Më dukej i huaj, flokë zi dhe i pamshëm. Me mikrofon, ai lajmëronë udhëtarët
për stacionin që vjen: „Sista station Gamla Uppsala”, në suedisht e anglisht.
Dhe...ja: „Stacioni i fundit,
Kur u
ndal autobusi. Djaloshi më tha, në suedisht „Ku po shkoni zotëri? Ky është
stacioni i fundit”. Mos je shqiptar, o vëlla? - e pytea. “O..., po, unë jam shqiptar.