E diele, 28.04.2024, 08:01 AM (GMT+1)

Faleminderit

Esat Gjonbalaj: I dhuron bukë tërë Kosovës

E enjte, 17.07.2014, 06:13 PM


I RRITUR ME THËRIME BUKE,

I DHURON BUKË TËRË KOSOVËS

Realisht për të shkruar për humanizmin duhet ta ndjesh vërtetë atë dhe të kuptosh në esencë se donatorët e dhuruesit më të mëdhenj të ndihmave janë ata që në haprimet e tyre jetësore përjetuan skamjen dhe vuajtjen. Personazh i këtij shkrimi është një nip dhe bashkëvendas i jonë nga Plavë-Gucia, me emrin Skënder Thaçi.

Para se të fillojmë të flasim për veprat dhe humanizmin e Skënderit duhet të hedhim dritë në ca fakte që edhe për mua, si artikullshkrues, ishin enigmatike: Kush është ky bashkëkombas nga Plavë-Gucia me mbiemrin Thaçi?! Pse vallë angazhohet kaq shumë dhe pa hezitim për këtë trevë dhe për të mirën e saj, dhe çka e lidhën  personazhin tonë me Plavë-Gucinë?

Skënder Thaçi u lind në vitin 1959 në qytezën e Gucisë.

Imer Thaçi, babai i Skënderit, ka  ardhur nga Puka, i martuar me Bade Elez Ulaj nga Vuthajt.

Imer Thaçi ishte me gradën toger në kohën e Shqipërisë së Mbretit Zog. Pas Luftës së Dytë Botërore ishte drejtues i Komitetit  “Shqipëria e Lirë” me qendër në Romë, për Ish Jugosllavinë. Në vitin 1953, Imeri burgoset bashkë me vllaun e tij, Rrustem Thaçin, dhe me tre bashkëmendimtar në Podujevë të Kosovës. Ata dënohen me nga tre vjet burg në burgun famëkeq të Nishit.

Në vitin 1957, dy vëllezërit Thaçi, pas daljes nga burgu, shkojnë në Guci.

Golgota e familjes Thaçi fillon tragjikisht në vitin 1961 kur në fshatin Krushevë të Gucisë, UDB-ja  Jugosllave e ekzekuton pa gjyq Rrustem Thaçin, axhën e Skënderit. Menjëherë, pas tri javësh, UDB-ja Titiste e likujdon edhe Imer Thaçin, babain e Skënderit, në burgun famëkeq të Andrijavicës.

Kjo familje tradicionale ishte e dëshmuar si atdhetare nacionaliste shqiptare. Ky ishte edhe shkasi i vetëm që të jenë në shënjestrën e agjenturave të huaja, të udbashve serbosllavë dhe kuislingve të tyre. UDB-ja duke praktikuar metodën e dënimit kolektiv i arrestojnë të dy familjet e vëllezërve Imer e Rrustem Thaçi dhe, duke mos respektuar kurrëfarë norme humane e njerëzore, i mbajnë ato në burg edhe me fëmijët që ende nuk ishin as në bankat shkollore.

Ndër ta ishte edhe Skënder Thaçi dhe vllai binjak i tij, Nerim Thaçi.

Duhet cekur se bashkëshortja e axhës së Skendërit, e martirit të ekzekuar Rrustem Thaçi, lindi në burgun e Nikshiqit në Malin e Zi. Nëna e Skënderit, atë kohë, e  pagëzoi me një emër të veçantë: Burge.

 

Në vitin 1965 familja e Rrustem Thaçit deporton në Shqipëri, ndërkaq familja e Imer Thaçit vazhdoj të qëndroj në Vishnjevë dhe Guci e, pastaj, në Kosovë.

Skënder Imer Thaçi arrin që vuajtjet e përjetimet e tij familjare dhe personale t’i shndërroj në humanizëm dhe bamirësi duke parë dhe ndjerë thellë në shpirtin e tij vuajtjet e të tjerëve. Këto ishin një frymëzim e kalitje e personalitetit të tij të fortë e human, ndihmën e të cilit patën rastin ta presin me mijëra familje  shqiptare të Kosovës.

Nuk do ishte korrekte nëse nuk ia dhurojmë lexuesit të këtij shkrimi një pjesë të fakteve të tërë veprimtarisë së Skënderit: Rreth 120 projekte të realizuara në Shqipëri. Gjatë Luftës në Kosovë ka ushqyer 62.500 familje kosovare. Sjell nga Austria 1.870 tonë ushqime. Rindërtimi i Drenicës me 560 shtëpi!  Ndihmë emergjencë për dy vjet për tërë popullatën e Drenicës. Dhe 8 projekte sociale nëpër Kosovë etj!

Skënder Thaçi është Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës Austri-Shqipëri, që nga viti 1992. Për veprimatrin e tij Skënder Thaçi ka marrë shumë mirënjohje e dekorime nga Shqipëria e Kosova, nga qytete e fshatra nga të gjitha trevat shqiptare.

Tani është duke punuar intensivisht që vendlindjes së tij, Plavë-Gucisë t’ia kthejë gjallërinë duke i promovuar vlerat dhe potencialin e bollshëm që Plavë-Gucia ka në lëmin e Turizmit Alpin.

Duke parë tërë këtë thesar atdhedashurie dhe sakrifice të një familje tipike shqiptare mbesim me shpresën e realizimit të projekteve të tij ideore për Plavë-Gucinë, projekte që do ia kthenin shpresën dhe gjallërinë vendlindjes tonë të përbashkët.

Esad GJONBALAJ

President i Fondacionit Plavë-Guci në SHBA



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora