E premte, 19.04.2024, 10:40 AM (GMT+1)

Faleminderit

Bedri Tahiri: Arb?ria e Vog?l e Azem Galic?s

E premte, 25.07.2014, 07:45 PM


Arb?ria e Vog?l e Azem Galic?s b?rthama e shtet?sis? s? Kosov?s

Kumtes? e lexuar n? Vushtrri, m? 23 korrik 2014, n? Akademin? kushtuar 90- vjetorit t? Epopes? s? Arb?ris? s? Vog?l t? Azem Galic?s

Shkruan: Bedri TAHIRI

Të nderuar të pranishëm!

K?to dit? u mbushen plot 90 vjet nga beteja e fundit e Azem Galicës, e cila në popull njihet me emrin Lufta e Galic?s nd?rkaq n? literatur? si Epopeja e Arbërisë së Vogël. Pjes?marrja Juaj është një nder i veçantë për ne dhe për heronjtë, sepse nuk thuhet kot: Kush nderon historinë, krijon ardhmërinë!

P?r Azem Galic?n dhe Nusen e Maleve, deri sot jan? shkruar dhjet?ra libra biografik? e studimor?, jan? thurur shum? k?ng? e poezi, jan? shkruar shum? tregime e romane, jan? b?r? edhe disa drama e filma, por, ende nuk jan? th?n? t? gjitha. Andaj, edhe kumtesat tona do t? reflektojn? vet?m dromca nga kjo sof?r e begat? burrnie, trim?rie, besnik?rie e atdhetarie.

Azem Galica u lind më 10 dhjetor 1889. I rritur në një familje me tradita luftarake e atdhetarie, që në fëmijëri u përcaktua në rrugën e lavdisë. I ati, Bejtë Galica, ishte ndër luftëtarët më të njohur të Drenicës, i cili ra heroikisht në betejën e njohur kundër Shemsi Pash?s, më 1907, në mes Rezallës dhe Deviçit.

Gjatë viteve 1910-12 shpërthyen kryengritjet e përgjithshme për pavarësinë e tokave shqiptare. Më 5 maj 1912 Hasan Prishtina doli në Drenicë, në kullën e Ahmet Delisë, mbathi opingat dhe dha kushtrimin për një luftë mbarëkombëtare kundër Perandorisë osmane. Edhe trimi 20 vjeçar radhitet në çetat e Drenicës dhe merr pjesë në betejën legjendare të Merdarit.  Dhe, pas pak koh?sh, Azem Galica bashkë me dy vëllezërit: Seferin e Zenelin arrestohen dhe dërguan në thellësi të Serbisë, në Zajeqar e në Pozharevc. As prangat e rënda nuk e penguan shpirtin e etur për liri. Në pranverën e hershme të vitit 1915 trimi u gjend në Drenicë.

Kthimi i tij ngjalli shpresat për ditë më të mira. Pa humbur kohë, n?n hijen e Lisit trenjak n? Galic?, formoi çetën luftarake, e cila më vonë do të bëhet NËNA E ÇETAVE. Tashmë Azem Galica në Çetën e tij kreshnike kishte edhe shoqen e jetës e të pushkës, kishte Nusen e Maleve- SHOTË GALICËN. Këta dy bashkëshortë e bashkëluftëtarë u bënë tmerr për armiqt? tan? t? pabes?. Një ditë, kur Azemi mungonte, forca të shumta austriake ia mësyejnë Galicës. Pas një lufte të rreptë, dy vëllezërit e tij, Seferi dhe Zeneli, vritën në malin Gamna.

Betejën më të njohur kundër këtyre pushtuesve e zhvillojnë në Abri, më 6 mars 1917, ku plagoset për vdekje edhe vëllai i tij i vogël, ADEMI. Nuk duhet harruar as aksioni i suksesshëm në Përrua të Keq, kur me pak trima zuri mbi 2000 ushtarë austrohungarezë dhe të gjithë i dorëzoi në Mitrovicë, te komnadanti francez Balshe. Dhe, betejat m? nuk kan? t? ndalur.

Pra, si? po shihet, Azem Galica, që nga rinia e hershme u radhit në çetat e lirisë dhe për 12 vjet rresht, bashkë me Nusen e maleve- Shotë Galicën, nuk i lëshuan armët nga dora. Ata zhvilluan mbi gjashtëdhjetë beteja fitimtare kundër  pushtuesve m? të mëdhenj perandorakë:  Serbisë së Parë (1912- 1915), austro-hungarezëve dhe bullgarëve (1915-1918) dhe Mbretërisë SKS (1918- 1924).

Luftërat e tyre  kishin karakter mbarëkombëtar dhe dirigjoheshin nga ideologu i madh, Hasan Prishtina dhe  Komiteti i Shkodrës, i cili edhe kishte caktuar Azem Galic?n komandant t? t? gjitha ?etave ?lirimtare shqiptare. Se ata punonin me PROGRAM tregon fakti që, gjatë Kryengritjes së madhe të vitit 1919, e cila nisi në Drenicë e përfundoi në Llapushë, ishin të mobilizuar 11 mijë luftëtarë nga të gjitha trevat shqiptare.

Në vitin 1923, Qeveria serbe u detyrua të lëshonte pe karshi luftëtarëve shqiptarë. Kështu u krijua Zona e lirë e Drenicës, që më shumë njihet si ARBËRIA E VOGËL, e cila  fillimisht përfshinte të gjitha fshatrat e komunës së atëhershme të Prekazit e më vonë kufizohet vet?m në: Galicë, Lubovec dhe Mikushnicë. Kjo bërthamë  shtetërore, për disa vite rrezatoi atdhedashuri mbi të gjitha trojet shqiptare dhe frymëzoi luftërat tona ?lirimtare.

Në Beograd, atëbotë, reagimet ishin të ashpra. Më 11 tetor 1923, deputeti i Kosovës, Jovan Magovçeviqi, i inatosur tha: ”Zotërinj, unë i kam dy vota: një si deputet i rregullt i Kuvendit Popullor dhe një si deputet i jashtëm i shtetit të Azem Galicës”.

Mirëpo, Serbia dinake, më 15 korrik 1924, ditën e tretë të Bajramit të Vogël, në mënyrë tinëzare, me mbi 12oo veta, ushtarë e xhandarë, rrethojnë këto tri fshatra. Ata me vete kishin marrë edhe shtatë topa, të cilët i vendosën nëpër kodrat përreth...

Beteja qe e përgjakshme dhe zgjati gjithë ditën. Kryetrimi, me ata pak luftëtarë që i kishte aty, sepse shumica kishin vajtur nëpër shtëpitë e tyre për të festuar, arritën t’i çajë të tri rrethimet.

Atë ditë të përgjakshme, nga të dy palët pati shum? t? plagosur e  të vrarë. Statistikat e koh?s jan? t? ndryshme, por p?r t? vrar? dominojn? shifrat 90 serbë e 83 shqiptarë. Nga tan?t kryesisht ishin pleq, gra e fëmijë (në Galicë 35, në Mikushnicë 23 dhe në Lubovec 24).

Kapedani i plagosur rëndë jetoi deri më 25 korrik 1924. Shokët e tij besnikë dhe e shoqja, Shotë Galica, trupin e tij e varrosen në varrin më të thellë në botë (73 m), në shpellën “Çuku që kërcet”, në malet e Përçevës.

Në krye të Çetës kreshnike u vu Shotë Galica, e cila me ca fëmijë jetimë kaloi në Shqipëri, derisa vdiq në mjerim të plot, më 4 korrik 1927, në Fushë- Krujë. Shteti shqiptar, trimëreshën Shotë Galica, e shpalli Heroinë dhe ia ngriti një Lapidar të mrekullueshëm në Fushë- Krujë dhe një shtatore në Kukës.

Edhe Azem Galicën, Sali Berisha, më 26. I. 1993, me dekretin nr. 435 e dekoroi me “URDHRIN E KLASIT TË PARË”. Nj? tjet?r dekorat? iu nda edhe nga Republika e Kosov?s e q? ende nuk ka arritur tek familjar?t.

Hija e tij lëshoi rrënjë  të thella në tokën e lashtë dardane. Mësuesi Shaban Jashari u mësonte nxënësve për trimëritë e  Azem Galicës. Më mirë se të tjerët amanetin e tij e kuptuan të bijtë, Hamza e Ademi, të cilët një ditë u bënë edhe vetë histori. Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në tubimin e madh të mbajtur në Galicë, më 25 korrik 1990, qe betuar se do ta vazhdojë rrugën e Tij, rrugën e madhe drejt lirisë! Fjala e kryetrimit nuk mbeti peng, ajo e bë realitet. Azem Galica u bë UÇK-e, e UÇK-ja u bë Azem Galicë! Para obeliskut të tij në Galicë dhanë betimin shumica e komandantëve dhe luftëtarëve të lirisë. Ai edhe n? k?t? p?rvjetor jubilar reflektoi madh?rish?m, kur Garda ceremoniale e ushtris? son?, p?r uniform? p?lqeu rrobat komb?tare t? Azem Galic?s dhe trimave t? tij.

Sot, kapedani pushon në Galicën e tij të dashur, ku, fal? Kuvendit Komunal t? Vushtrris? dhe Dr. Shyqri Haxh?s, ?sht? n? prag t? finalizimit Kulla- Kala dhe Kompleksi P?rkujtimor “Azem e Shot? Galica”. Megjithat?, ma thot? mendja se këta dy heronj meritojnë më shumë. Veprimtaria e tyre luftarake e atdhetare është unikate. Mir?po, ende, as sot e kësaj dite, nuk ekziston një lapidar a shtatore e mirëfilltë për këta dy heronj të kombit!!!  Aq më keq, e që mendjet e shëndosha nuk mund ta pranojnë dot një gjë të tillë, këta dy bashkëshortë e bashkëluftëtarë, të cilët mezi arriti t’i ndajë vdekja, edhe sot e kësaj dite janë të ndarë!!! Varri i zbrazët i Shotës në Galicë është kenataf i llojit të vet, për të cilin grekët e vjetër do të bënin çmos!!!

Ka koh? q? k?rkesat p?r sjelljen e eshtrave t? Shot?s n? Galic? jan? shtruar n? t? gjitha nivelet: familjare, shoq?rore e institucionale, andaj shpresoj se do t? realiziohen. Tekefundit, ky bashkim zemrash, eshtrash e idealesh ka simbolikë edhe më të thellë: Ai është amaneti i Tyre dhe nënkupton  RIBASHKIMIN TONË KOMBËTAR!!!

Megjithat?,  ?do p?rkujtim, edhe ky i sotmi, ka vler?n e vet, andaj, n? em?r t? Galic?s dhe t? Arb?ris? s? Vog?l t? Azem Galic?s Ju fal?nderoj p?r pjes?marrje e KK, udh?hequr nga z. Bajram Mulaku, e p?rg?zoj p?r k?t? organizim!

Ju falem nderit p?r v?mendjen!



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora