E marte, 23.04.2024, 09:21 AM (GMT+1)

Faleminderit

Gjekë Gjonaj: Mhill Gjuraj në shpirt ka shqiptarizmin

E shtune, 30.08.2014, 07:50 PM


Mhill Gjuraj  në shpirt ka Kosovën dhe  shqiptarizmin

Nga Gjekë Gjonaj

Njohja  në Shtoj të Ulqinit

Miku  dhe bashkëkombasi im  Tomë Ndue Jaku, atdhetar i dalluar shqiptaro-amerikan  ( që  jeton prej disa dekadash në Nju-Jork)  nëpërmjet postës elektronike  pak ditë më parë më njoftoi se  më ka dërguar disa faqe gazetash  në gjuhën shqipe  që botohen në  Amerikë, në të cilat pasqyrohet jeta ,  veprimtaria   e sukseshme patriotike  dhe kontributi  i çmuar i familjes Jakaj në shërbim të  çështjes së Kosovës në veçanti dhe asaj shqiptare në përgjithësi., duke më njoftuar se ato m’i ka për dërguar  për  zotëri Mhill Gjuaraj  nga Kosova i, cili  , siç më njofton Toma, është i martuar me  Age Rudaj nga Shtoji  i Ulqinit , ku edhe është   sistemuar në hotelin “ Kasa grande” në Shtoj.  Mbrëmjen  e 25 gushtit  shkova  për ta takuar  për herë të parë   z.Gjuraj  në lokalet e  këtij hoteli. U ulëm në tarracën e këtij hoteli bashkë me të zgjedhurën e tij të jetës, Agen.  Me vete mora dy librat e mi të fundit për dhuratë. Tek  mori vesh se jam gazetar  dhe merrem me publicistikë, u çua, dhe nga dhoma më solli dhuratë librin  me titull “ Mhill Gjuraj: Vlera e humanizmnit dhe atdhetarizmës në Amerikë” , të autorit  Mikel Gojani,shkrimtar, gazetar , publicist dhe   veprimtar i njohur shqiptaro-amerikan.  Ishte vërtetë një takim i shkurtër , por i ngrohët, shumë dashamirës dhe  vëllazëror.

Emër i njohur  në jetën humaniste dhe  atdhetare në Amerikë

Unë personalisht Mhill Gjurajn më parë nuk e kam njohur, mirëpo për të  kam   dëgjuar fjalë miradie nga  miqtë e mi në Amerikë dhe kam  lexuar në faqet e internetit për këtë biznesmen të suksesshëm, veprimtar dhe humanist  shqiptaro-amerikan. Falë kolegut të  nderuar  Mikel Gojanit,  autorit të librit me vlera të mirëfillta “ Mhill Gjuraj: Vlera e humanizmit dhe atdhetarizmës në Amerikë”  u njoha me  një copëz historie të  lavdishme të familjes Gjuraj të  fshatit Sferka e Thatë ( Thatina) të  Lugut të Leshanit, vendbanim i hershëm iliro-dardan , që  shtrihet 18 kilometra në lindje të qytetit të Pejës si dhe me  jetën ( vuajtjet) , veprimtarinë ( përpjekjen) dhe kontributin  ( sukeseset) e këtij  biri të shquar të kësaj familje  me  traditë të virtytshne dhe atdhetarie.

Duke iu referuar librit në fjalë, me plot bindje  vlerësoj se  autori Mikel Gojani ia arriti synimit të tij fillestar  jo vetëm   nxjerrë të portretizojë veprimtarinë humnainiste dhe atdhetare të  z. Mhill Gjuraj dhe familjes së tij ,por përmes Mhill Gjurajt, të nxjerrrë edhe figura dhe aktivitete të tjera të  mërgimtarëve  të dalluar të diasporës shqiptare në Shtete të Bashkuara të  Amerikës.

Z. Mhill Gjuraj në këtë libër pasqyrohet si  njeri fisnik  me shpirt njerëzor. Si  biznesmen  i suksesshëm. Si frymëzues dhe pjesëmarrës i shumë protestave dhe demonstrative anti – serbe të organizuara në   qendrat më të njohura të Amerikës. Si atdhetar i  Kosovës dhe i çështjes   shqiptare në përgjithësi. Si veprimtar i shquar i komunitetit shqiptar në Amerikë, në kohën kur atdheu i tij Kosova e shkatërruar dhe e varfëruar nga okupatori serb  përpiqej të shkëputej një herë e përgjithmonë nga kthetrat  hegjemoniste serbe. Si atdhetar i dëshmuar, i brumosur me ndjenja dhe krenari kombëtare.  Si madhor i burrërisë. Si burrë i besës. Si   njeri i edukuar me frymën e pagëzimit kombëtar. Si misonar i thjeshtë. Si njeri i aksionit dhe i sfidave,  duke e ruajtur dinjitetin e shembujve të ndritshëm të atdhetarëve të kohës. Si kultivues i vlerave të traditës sonë. Si kryefamiljar  i mirë. Si bashkëshort dhe prindër shumë i dashur,   i sinqertë dhe i përkushtuar, i cili së bashku me bashkëshorten e tij arrijti t’i arsimoi ,  t’i orijentoi në rrugë të mbarë  të gjithë fëmijët e tij, djem e vajza pa dallim dhe t’i integrojë ata në jetën amerikane.  Si njeri i punës dhe i fjalës.  Si punëtor  që i përkushtohet punës dhe sistemit dhe i cili respekton vlerat  e demokracisë në “ Tokën e premtuar”.    Si sensibilizues  dhe internacilizues i çështjes së Kosovës dhe asaj shqiptare. Si veprimtar i palodhshshëm dhe bashkëveprues i idealistëve në shërbim të kauzës kombëtare. Si pjesëmarrës në fushata të shpeshta  për legjislatorët dhe presidentët  amerikanë.  Si sponsorues i shumë artikujve që janë botuar në gazetat më në zë që shpërndahen në Amerikë. Si veprimtar dhe mbështetës i madh i lëvizjeve nacionale kudo në Amerikë,  përfshirë edhe Fondin e Qeverisë së Kosovës e Ushtrisë Çëlirimtare të  Kosovës. Si njeri që vendosi një gur në kalanë e lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës.  Si dashamirës dhe kontribues  shumë i madh i jetës kulturore dhe artistike  në shumë qytete të Amerikës, sidomos shquhet në organizimin e festave të ndryshme  kombëtare. Si pjesëmarrës aktiv dhe bashkëpunëtor  i Shoqatës Panshqiptare “ Vatra”. Si  veprimtar për një kohë të gjatë në kuadër të Degës së Lidhjes  Demokratike të Kosovës në Nju-Jork dhe   mbështetës i konceptit politik, filozofik dhe humanist të dr. Ibrahim Rugovës.   Kontributi i Mhill Gjuraj, shkruan Gojani, është i shtrirë edhe në fushën e humanizmit njerëzor, ndër të cilat po përmendim  kontributin  e tij të  jashtëzakonshëm finaciar në fondin e tre përqindëshit dhe  në atë të “ Vendlindja thërret”,për ti dal në ndihmë vendlindjes së tij dhe popullit shqiptar në atë kohë kur  Kosova ishte e robëruar dhe e shumëvujatur., pastaj fondin për  ngritjen e Katedrales “ Nënë Tereza” në Prishtinë dhe në ngritjen e  shtatores në bronz së  humanistes së kombit shqiptar dhe të universit botëror Nënë Terezës në qytetin e Pejës, më 13 gusht 2011, e cila përjetësisht do  reflektojë  me dashurinë e saj në këtë qytet perëndimor të Kosovës.

Në vend të përfundimit

Jeta dhe veprimtaria e shquar atdhetare ,  humintare dhe fetare e z. Mhill Gjuraj është shembull i mirë që duhet ndjekur çdo shqiptar kudo që ndodhet. Si i tillë ky shqiptar i suksesshëm  është  figurë model për  gjeneratat e reja se si ndershëm ,  me punë, mund  e djersë,  mund të kontribuosh jo vetëm për vete, por edhe    tabanin kombëtar si aktivist i palodhur i çështjes shqiptare.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora