E enjte, 25.04.2024, 09:24 PM (GMT+1)

Faleminderit

Oralda Lahe: Profili i gazetares Erga Kruja

E enjte, 04.09.2014, 08:29 PM


Profili i gazetares Erga Kruja: Gazetaria sportive pasioni dhe ëndrra e vazhdueshme e imja

Nga Oralda Lahe

Gazetaria është konsideruar dhe vijon të klasifikohet si pushteti i katërt së bashku me pasionin që duhet të kesh për këtë profesion të vështirë dhe të bukur. Në gazetari mes të tjerash nevojitet guxim, vullnet dhe sakrificë për të arritur atë që ti dëshiron të radhitesh në radhët e më të mirëve. Vlerësimet nisin nga të gjithë dhe kjo arrihet pas shumë sfidash dhe evidentimesh. Nëse përmendim sportin sigurisht që gazetaria sportive gëzon respektin dhe vëmendjen e të gjithëve qoftë në pozicione të larta drejtuese apo në çdo pjesë qofshin. Në këtë rast dua të ndalem tek femra në gazetarinë sportive duke përbërë një risi në median radiofonike dhe konkretisht në Radio Tirana. Një prej radiove e cila ka prodhuar dhe vijon të ketë profesionalizmin e saj në sajë të zërave të spiaktur dhe të talentuar radiofonik. Breza gazetarësh të cilët janë ikona dhe me figurën e tyre të konsoliduar kanë skalitur personalitetin e gazetarisë. Figura, emra të cilët lënë gjurmë dhe në ditët e sotme. Në rrugëtimet e tyre qëndron dhe brezi i ri mes konkurencës dhe dëshirës për t’u mbajtur mend gjatë. Një prej këtyre emrave dhe gazetareve të talentuara është Erga Kruja e dalluar për stilin e veçantë në mikrofon. Aktualisht ajo drejton dy emisione “Nga njëra ndeshje në tjetër” dhe “Java Sportive”  ku në fokus janë ndeshjet dhe ngjarjet e rëndësishme sportive. Emisioni b   “Nga njëra ndeshje në tjetrën” i ka fillesat e tij që në vitet 1938 dhe aktualisht drejtohet nga gazetarja E. Kruja. Sigurisht që të jesh gazetare prej një kohe relativisht të konsiderueshme , 10 vjetësh do të thotë shumë duke ravijëzuar dhe risinë në median shqiptare të qënët gazetare sportive. Fillimet e saj i përkasin marsit të vitit 2005 si bashkëpunëtore e më pas si gazetare e parë. Bashkëpunimi mbresëlënës për të mbetet me të mirënjohurin Grigor Banushin (nipi i të madhit Tano Banushi), për rreth tre muaj me kulturën. Në kujtesën e saj ai cilësohet si një njeri i shkëlqyer i karakterizuar nga humori. Tashmë Erga është nënë dhe vajza e saj  Ajna  cilësohet si gëzimi, krenaria e jetës dhe ditëve të saj. Gjithashtu, Televizioni Shqiptar mbetet një prej dritareve ku gazetarja ka zhvilluar gazetarinë sportive. Në eksperiencën televizive dhe atë radiofonike gazetaria ka fituar forcë, guxim dhe besim se gazetaria sportive është sfidë për femrat shqiptare pavarësisht paragjykimeve apo vështirësive që hasen në të qënët profesionist. Sporti i bashkon të gjithë dhe asnjëherë nuk sjell dallim mes njerëzve duke treguar se është një mënyrë e mirë për zbutjen e dukurive negative. Të bësh sport është tjetër gjë dhe të jesh pjesë e gazetarisë sportive kërkon kurajo. Një shprehje thotë se fati ndihmon guximarët në këtë rast më shumë se fenomeni i guximit cilësohet thyerja e tabusë se gazetarinë sportive nuk mund ta bëjnë vetëm meshkujt. Sigurisht koha si koncept dhe zhvillimi i gazetarisë në mënyrë të vrullshme i thyen barrierat apo idetë e gabuara. Gazetaria sportive vijon të ketë gazetare të cilat nga dita në ditë japin kontributin e tyre. Respekti dhe mirënjohja ndaj tyre është jo vetëm si pjesë e të qënit kolege pavarësisht profesionit të zgjedhur dhe misionit që ato përcjellin. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj sukese dhe arritje siç ka bërë gjithmonë Erga nga fillimi e deri më tani.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora