Kulturë
Ksenofon Dilo: Rrapi.. vdiq!
E marte, 15.07.2014, 08:35 PM
Rrapi.. vdiq!
Nga Ksenofon M. DILO
E di që për pemët nuk thonë Vdiq por rrapi simbolizon Madhështinë e Burrërisë dhe sa më lart ngrihet aq më tepër tregon krenarinë se është duke i bërë hije trimërisë.
Ai ka hyrë në këngë dhe madhështia e tij është e lidhur gjithmonë me kuvende burrash të vërtetë që uleshin në hile të tij , që kuvendonin , që lidhnin besën , e që pastaj aq burrërishte këndonin Rrapi kishte shpirt. Ai me lashtësinë e tij shekullore kishte madhuar shtatin duke marrë pjesë në gëzime e në hidhërime, në dasma e në luftëra dhe gjithmonë , sa herë që dëgjonte oshtimën e vajit për të rënët e nderte krahët si i kapitur, ja ku i ngrinte ato përsëri se buçiste kënga e trimërisë për të rënin në ballë të luftës për atdhe , për nderin e mëmëdheut..
Sa herë shkoja pranë rrapit që ishte jashtë shtëpisë të xhaxheses time më dukej sikur të gjitha këto mendime vërtetoheshin e një ndjenjë e çuditshme më kapte sepse më dukej se me të vërtetë ishte i gjallë e kishte shpirt.Doja ta@i flisja , doja ta pyesja dhe prisja të më fliste dhe ai , me gjuhën e tij duke lëvizur paksa degët. Jam i sigurt se atë gjuhë do ta kuptoja...Por mjaftohesha , kur shkoja në Nivan të ngrija kokën , si të kërkoja të përshëndes atë kokën e tij të lashtë e gjithmonë i thosha Pirros:
- Një zot e di sa ka parë e dëgjuar ky rrap
madhështor. Dhe jo pa kujdes kujtoja vargjet e kenges
“More rrap te qofsha fale / More Rrap !
Ku i ke burrat e parè / More Rrap !/..” Pirua qeshte , e sepse ishim në hije të rrapit ngrinte dorën e mbështeste atë në trungun plot jetë dhe ..buzëqeshte...
Njëherë më tha se kur dilte prej shtëpie shkonte dhe vinte dorën mbi rrap e qëndronte për pak minuta sepse i dukej se komunikonin. ..Nuk i thashë atëherë se kjo ishte më se e natyrshme, sepse vetë madhështia e atij rrapi të jepte zemër të hijeshonte e mendimet rridhnin të qeta , ashtu si edhe ndjenje një forcë vigane që të pushtonte e padashur kujtoje se ishe i ...pavdekshëm.
Kur Pirua iku, nuk mbeti njeri pa ulur kokën prej dëshpërimit. Ishte aq i mirë i dashur dhe aq njerëzor sa si i thonë fjalës , qau edhe foshnja në barkun e nënës!..
Por , hidhërimi i madh ishte i rrapit. Ai uli kokën, vari krahët e lëngoi. Priste Pirron që ta përshëndeste , po Pirua nuk shkoi më, Pritja e lodhshme ngadalë ngadalë u kthye në rënkim dhe ashtu si edhe njeriu, mbas një lëngimi të gjatë,Rrapi vdiq. Sikur të kishte mundësi të dëgjonte ndokush rënkimin e tij do të ishte tmerruar, sepse ajo ngjante me ulërimën e luaneshës kur humb fëmijën . Era e malit te Biseit që fishkëllente nëpër degë, ishte si një dorë që godiste dhimbshëm kordat e një zëri të vajtueshëm që vajtonte për birin e humbur..PIRON e shtrenjte
e kush për nder jeton
Një botë e tërë,
E nderon
sos është e vogël kjo?,
kjo lind edhe madhohet
me frymën e së mirës , njerëzores veç
mëkohet,
Është ajo që jo çdokush
E lë kur ikën
Është ajo që ka të diellit dritën
Që ka erën e malit.
Që vishet me fisnikëri dhe di
Me gjuhën e pastër të nderit
T’i flasë edhe ..rrapit..
E kënga do të ngrihet
Si edhe mirësia
Në këngë do të dridhet
Ej ju!dëgjoni se çfarë ndodhi?
(Diten e zeze te 25 te janari PIRUA para se te ndahej nga kjo botè)
Pirua i Dilos, shkoi!
Vajtoi bota e gjithë.
Ja shihni, edhe rrapi
Vdiq!Me ne të gjithë vajtoi
e hija e tij, aty , me trimin
. shkoi!!!.