E marte, 30.04.2024, 02:14 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Fillimi i iluzioneve të reja?!

E premte, 20.06.2014, 06:49 PM


Kthimi i shpresës apo fillimi i iluzioneve të reja!

Nga Florim Zeqa

Zgjedhjet e fundit parlamentare, ato të 8 qershorit, duket të kenë nxjerrur mësimin e duhur për partitë politike, kandidatët për deputet,...pse jo edhe për elektoratin.

Mësimi i parë për partitë politike, është lidhja e koalicioneve parazgjedhore. Kjo po vjenë si imperativ i kohës,...kur në Kosovë nuk ka më parti të mëdha si në të kaluarën kur ishte LDK-ja e Ibrahim Rugovës, e cila për më tepër se parti politike ishte levizje gjithëpopullore.

Partitë e sotme politike në Kosovë, si për nga numri (i madhë), ashtu edhe për nga përmbajtja janë shëndrruar në parti të grupeve të interesit,...ku të fortit (peshqit e mëdhenjë) mbrenda partisë, ushqim i kanë (peshqit e vegjël) aktivistët e sinqertë, veprimtarët e devotshëm dhe elektoratin besnik, nga të cilët veq votës, sa herë ju duhet marrin edhe mbështetjën morale dhe materiale për arritjën e qëllimeve politike.

Duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme, cilat do qofshin ato, komunale apo parlamentare, partitë e politike nuk do ta kenë më guximin si të vetme të futen në garën për pushtet,...pasi shpërndarja e votës nuk ua mundëson më komoditetin e të qenit "vetëm".

Njashtu si partitë, edhe kandidatët e rinjë për deputet që dëshirojnë t'i sfidojnë të "mëdhenjët", apo që dëshirojnë të matin forcën e tyre politike me votën e lirë të qytetarëve të vendit, duhet të garojnë si të pavarur,...nëse nuk dëshirojnë të kontrabandohet vota e tyre mbrenda partisë që i takojnë!

Sa i përket elektoratit, kjo është çështje tjetër, varet nga këta të parët.

Bërja e koalicionit pasgjedhor, përfundimisht ka kthjellur vetëdijën e elektoratit kosovar. Elektorati i lodhur nga mashtrimet e liderëve partiak, premtimeve boshe, fjalëve të mëdha dhe punëve të vogla të tyre,...nuk do t'u besojë verbalisht si deri më tani. Do të kërkojë nga liderët garanca më të fuqishme për mostradhëtimin e votës së tyre, në trajtën e një konvente (marveshje) të shkruar parazgjedhore e cila do të pamundësonte tjetërsimin e vullnetit të tyre.

Partitë politike, para se të arrijnë tek koalicionet, duhet të bëjnë një punë tjetër,...të profilizojnë krahët politik.

Për momentin vetëm dy nga subjektet politike kanë bërë publike profilizimin e tyre; LDK-ja si parti e qendrës së djathtë dhe VV-ja si e majtë.

Të tjerat janë në mes; veq emërtimit të tyre si parti "demokratike", asgjë tjetër të kësaj natyre nuk gjenë në to, apo parti tjera që kur është pyetje pushteti konvertohen sa në të djathtë, po aq në të majtë,...nuk e di, ndoshta kësaj i thonë "liberaldemokraci" ?!

Përfundimisht po kaloj pak tek koalicioni i fundit paszgjedhor i opzitës i quajtur "Kthimi i shpresës".

Koalicionin  "kthimi i shpresës", në të kaluarën  e largët akademik Daci do ta quante "kurorëzim i panatyrshëm", përderisa solucionin e tanishëm e identifikon si formulë të vetën për qeverisjen e vendit sipas modelit të 2004-së, për të arsyetuar dështimin e formulave të mëparshme të tij!

Që vërtetë të jetë vërtetë ashtu siq proklamohet, ky koalicion së pari duhet të qartësoj veprimet fillestare nga momenti i ardhjes në pushtet.

Qytetarëve të zhgenjyer të këtij vendi, shpresat nuk u kthehen me fjalë të bukura e as me premtime të fushatave elektorale.

Deklarimi i qartë i bartësve të koalicionit për shumë çështje si; bisedimet me Serbinë, shtrirja "de facto" dhe "de jure" e sovranitetit në veri, privatizimi i PTK-së, Trepçës dhe ndërmarrjeve tjera publike, transformimi i FSK-së (UK, FAK apo FARK), rikthimin e ligjit për veteranët,...e shumë e shumë çështje tjera si  heqja e policave të "sigurimit" për bashkatdhetarët në kufi e deri të heqja e haraqit qeveritar (50 letërnojtim e 100 euro për një pasaportë ) në emër të "përshpejtmit" të nxjerrjës së dokumenteve, duke mos harruar përmirësimin e shërbimeve administrative për të gjithë qytetarët e vendit.

Pa realizimin e këtyre objektivave fillestare, "kthimi i shpresës" i koalicionit opozitar mund të shëndrrohet në një iluzion akoma më të madhë për qytetarët se sa "pavarësia e 2008-së",...e cila theu shpirtësisht pjesën dërmuese të popullatës si pasojë e keqeverisjës dhe mashtrimit të  pushtetarëve në ikje, të cilët momopolizimin e  pushtetit bashk me pavarësinë e vendit i shfrytëzuan për arritjen e qëllimeve personale (pasurimin e skajshëm dhe kapjen e shtetit për fyti).



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora