E diele, 16.03.2025, 08:11 PM (GMT)

Mendime

Dibran Demaku: Përse, o njerëz?!

E marte, 17.06.2014, 06:41 PM


PËRSE, O NJERËZ?!...

Nga Dibran Demaku

Sërish u derdh gjaku.Sërish dheu i Kosovës u skuq me gjakun e vëllaut.Me gjakun e mikut.Me gjakun e llojit.Me gjakun e fisit!Toka e Kosovës e tejngopur me gjak u gjakos sërish.Nëna mbeti pa të birin e vetëm tek pragu i votrës e ngurëzuar!Babai mbeti pa yllin e mëngjesit, në errësirë!Gruaja mbeti pa bashkëshortin e jetës!Fëmija i palindur mbeti pa babain që do ta njohi vetën nga fotografitë! Përse, o njerëz?! Përse?“ Përse?! Përse?!...

A mos është ky mallkim i shekujve? A mos është ky mallkim i tokës?! A mos është ky mallkim i qiellit?! A mos është ky mallkim i diellit?! Kush po na i errëson kështu shekujt?! Kush po na e errëson kështu token?! Kush po na e errëson kështu qiellin?! Kush po na e errëson kështu diellin?! Kush  na e rrëzoi Lisin?! Kush na e koriti fisin?! Kush?! Kush?! Kush?!... Mos kemi rënë në letargji dhe nuk e shohim qiellin?!  Mos kemi rënë në letargji dhe nuk e shohim diellin?!  Mos kemi rënë në letargji dhe nuk e shohim të mirin?!  Mos kemi rënë në letargji dhe nuk e shohim të keqin?!  Mos kemi rënë në letargji dhe nuk e njohim dreqin?!...

Ne që i mbijetuam shekujt! Ne që mbijetuam errësirën! Ne që mbijetuam çdo katrahurë! Ne që nuk u bëmë kurrë urë!

Mali kërkon dragoin, mbinjeriun, heroin! Fusha kërkon dragoin, mbinjerun, heroin! Kombi kërkon dragoin, mbinjeriun, heroin! Heroin që do t`i dali të keqes në pritë! Heroin që do të sjelli dritë!

E ne kemi nevojë për dritë sot më shumë se kurrë! E ne kemi nevojë për dritë të mendjes sot më shumë se kurrë!

Ku janë  mendjet e ndritura që duhet të refjlektojnë?! Ku janë  mendjet e ndritura që duhet të veprojnë?! Ku janë ato mendjet e  ndritura që duhet të na shpëtojnë?! Ku janë ato mendjet e ndritura që të na nxjjerin nga humnera ku kemi rënë?! Ku janë  mendjet  ndritura që të sjellin në mes nesh dritën e diellit e të hënës?! Ku janë  mendjet të ndritura që të shërojnë zemrën e plagosur të babait dhe të nënës?! Ku janë  mendjet e ndritura që të shërojnë zemrën e plagosur të motrës?! Ku janë  mendjet e ndritura që të shërojnë plagët e votrës?!

Ku janë burrat e dheut të qytetit e të katundit?! Ku janë burrat e dheut që t`i dalin zot Kanunit?! Ku janë burrat e dheut që t`i dalin në ball s keqes?!...Ku jan burrat e dheut që të lidhin besën?! Ku jan burrat e dheut që të kthejnë shpresën?!...Të kthejnë shpresën tek votra! Të kthejnë shpresën tek pragu?! Të mos na mallkojë gjaku!...

Kujt i patëm borxh për këtë të zezë?! Kujt i patëm borxh që na e helmoi bukën në tryezë?! Kujt i patëm borxh që na sakatoi sot?! O, kujt i patëm borxh që të derdhim lot?!...

Kush është ai që e vrau sot deputetin?! Kush është ai që e vrau sot shtetin?! Kush është ai që e vrau sot lirinë?! Kush është ai që e vrau sot ardhmërinë?! O, kush është ai mallkuar qoftë sot e mot?! Mallkuar qoftë me fis e me farë e kurrë mos i mbiftë farë në arë!...

Përse o njerëz?!  Përse?! Përse?!...Përse ia ngrysët bukurinë Elvisit?! Përse ia këputët rrënjët Lisit?! Përse i sollët zi krejt Fisit?!...



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx