Mendime
Klaiqi: Kosova nuk duhet ta dëshpërojë diasporën
E diele, 15.06.2014, 03:58 PM
Kosova nuk duhet ta dëshpërojë
diasporën
Shkruan: Skenderbeg Klaiqi
Ka disa ditë që i përcjellim nga mërgata ngjarjet e fundit politike në Kosovë. Edhe pse larg fizikishtë, pjesëtarët e diasporës dhe mërgatës mendojnë dhe shpirtin e kanë te të afërmit e tyre në Kosovë. Në njëfar mënyre shprehin shqetësim, kur është koha të shqetësohen, ndërsa shprehin gëzim kur e shohin vendin që ka përparim. Në këto momente, Kosova ka hyrë në një fazë ku ndoshta do të ishte shqetësuese. Arsyejet janë të shumta.
Me 8 qershor popullata e Kosovës doli në zgjedhje dhe tregoi një kulturë të lartë qytetare, me shpresën që kësaj radhe, zgjedhjet do të jenë në rregull. E zgjodhën atë që ua mori mendja që e zhvillon vendin. Partitë dhe koalicionet politike morën vota aq sa morën, kush më shumë dhe kush më pak. Rezultatet i tyre ishin të koklavitura, po aq sa janë të koklavitura e të padefinuara edhe partitë politike. Situata politike është prapë tensionuar dhe dhashtë Zoti që mos të ndërlikohet edhe më shumë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës që po lexohet shumë në kohën e fundit është e padefinuar qartë dhe e trashë lëmshin. Realiteti është ky që është dhe e vërteta është se nuk ka parti apo koalicion që ka shumicën edhe pse dikush duhej të kishte vota më shumë. Radhitja e partive është kjo që është, vështërsitë do të jenë te këmbëngulja e udhëheqësve politikë. Por natyrisht vështërsitë do të jenë më vonë edhe në vendimmarrje të qeverisë dhe të parlamentit, pikërisht kjo i duhet demokracisë dhe kjo do të thotë se krijohet një opozitë shumë e fuqishme, e cila nuk e lejon qeverinë të bëjë gabime në cështje madhore, si ajo e dialogut me Serbinë, apo aso që lidhen me privatizimin e gjigantëve ekonomikë në Kosovë. Kjo do t’i bënte mirë demokracisë, po mos të ishin ambiciet e disa liderëve për të qeverisur.
Ka kohë që thuhet se në Kosovë ka korrupcion, por pak argumentohet, ka kohë që thuhet se në Kosovë nuk ka prosperitet, këtë e vërejmë dhe ne nga Diaspora kur shkojmë në Kosovë. Shkurt të thuhet ka shumë gjëra që nuk janë në rregull. Përshembull duke filluar:
-
Pozicionimi i enklavave serbe. Ju kujtohet kur na mbyllej rruga në tërë Kosovën
dhe nuk lejohej të lëvizej deri në protestat e 2004-ës. Asgjë më mirë nuk është
gjendja as tash, sepse në veriun e Mitrovicës ndodh ajo që askund në botë nuk
ndodh në gjendje paqeje.
-Demarkacionet e kufijve. E keni shembullin më tipik, në Karacevë, në Bogë me Malin e Zi etj.
- Diskriminimi pozitiv i pakicave kombëtare. Shkohet dhe u jepen të gjitha të drejtat një pakice që të ndihet më komod se shumica. Duhet privilegjuar, por jo ataqë deri dje na kanë djegë dhe na kanë prerë. Ndërsa të njetit në shtetin e vet, pakicat i shpërngulin nga trojet e veta për çdo ditë, shembulli i Preshevës, Medvegjë, Bujanovcit dhe trojeve tjera të banuara me shqiptarë.
- Thënë drejt edhe pavarësia e shtetit është vonuar pikërisht duke u shtyra partitë politike në mes veti, se kush do ta merra “bajrakin” dhe kush ka merita më shumë. Ne jemi dëshmitarë të asaj kohe, kur formoheshin Qeveri e mbiqeveri, pa legjitimitet apo më mirë të thuhej, “Njëri mbante tupanin dhe tjetri i biente”.
-I vetmi shtet në rejon që ka viza për të lëvizë në Bashkimin Evropian është Kosova, unë mendoj për shkak se ka gjetje nga Komisionet ndërkombëtare se ka korrupcion të madh, apo…..?
Ka edhe shumë gjëra që do të duhej t’i përmendim, që ka pas mangësi, duke mos i harruar edhe gjërat pozitive që mezi kana depërtuar, jo që ka qenë meritë e politikës Kosovare, por më mirë të thuhet meritë e bashkësisë ndërkombëtare, në krye me SHBA -së.
Në cështje të ekonomisë gjërat tjera që do të duheshin të shkonin më mirë janë:
- Privatizimi, që për mendimin tim, kjo do të ishte më e rëndësishme në Kosovën e
- Pasluftës. Për privatizimin duhet theksuar se është malverzuar në masë të madhe. Ka shitë kush çka ka mundur sepse ka qenë malli i huaj dhe ka marr kush çka ka mundur. Vetëm një shembull po e jep. Në një vend në Anamaoravë është shitur fabrika ku ka pas mundësi të punësohen shumë punëtorë dhe është hapur restorant, e mos të flasim për shumë shembuj tjerë në tër kosovën
Thuhet një fjalë popullore “Kali i ortakut, çdo herë është i uritur” sepse “ortakët” do të shtyhen në mes vete se kush po i qet kalit me ngrënë dh nuk i qet asnjëri.
- Moskrijimi i kushteve dhe procedurat burokratike për krijimin e kompanive të reja dhe futjen e investorëve nga jashtë. Nëse ju kujtohet në fillimet e pasluftës, ka patur një eufori dhe një gatishmëri e investitorëve të jashtëm për investime në Kosovë, ndërsa tani interesimi është shumë i vogël.
- Gjendja katastrofike energjetike që mbretëron edhe sot, si ka mundësi që 15 vjet pas lufte ende nuk furnizohet Kosova me energji, kur është e shtrirë gjithandej në energji. Shkurt e shqip, këtu ka sabotazh, sepse nuk është e mundur kjo. Dihet qartë se Kosova e ka furnizuar me energji një pjesë të ish-Jufosllavisë, ndërsa tani as Kosovën.
- Orientimi i gabuar i politikave ekonomike nga qeveritë e mëparshme, por edhe e tanishme.
-Diaspora.
Këtu duhet të ndalem pak më shumë. E vetmja industri që kisha guxuar ta quaj kështu, e cila funksionon në Kosvë është, “Industria e diasporës” Kjo industri funksionon ende, por nuk ka jetë të gjatë. Funksionon ende kjo diasporë dhe mërgatë e cila, ndihmoi në çlirimin e Kosovës, ndihmoi në bërjen e shtetit dhe tani po ndihmon në mbajtjen e popullatës, guxoj ta jep edhe shifrën në 80%, edhe pse janë minimizuar shifrat, nga qarqet e ndryshme financiare dhe qeveritare.
-Cfarë e mire po i kthehet? Unë mendoj, jo shumë të mira, deri sa me të hyrë në kufi, duhet që t’i shkundin xhepat, në emër të asaj se Kosova nuk është e pranuar në OKB dhe se nuk po pranohet në Kartonin e gjelbër.
- A ka pas mundësi të rregullohej kjo shumë kohë më parë? Në bazë të informacioneve që kemi, kjo ka pas mundësi të rregullohet, por nuk i shkonte përshtati kompanive të sigurimeve vendore.
-Cfara e mirë i pret mërgimtarët nga diaspora?
-A është ajo e mirë që bash kur shkojnë në vendlindje, i rritin çmimet?
- A është kjo e mirë që paguajnë biletat e aeroplanit si askund më shumë?
- A është e mirë kjo, që kthehsn shumë të dëshpruar që vijnë dhe shohin një varfëri dhe një mjerim të skajshëm, ndërsa dikend të pasuruar më shumë se të kishte punuar 50 vjet në vendet e Evropës?
-Kah i
fitojnë këta, këto para? Kur e dimë se të njëjtit deri dje,nuk
Dua ta marrë një matematikë të thjeshtë. Merrni shembull, Kosovën e vizitojnë në vit 1 milion mërgimtarë, dhe e pinë vetëm nga një kafe në ditë, Kafja kushton 0,50 euro dhe aty do të hynin 500 000 euro. A ka menduar dikush këtë? Me siguri e keni mnduar, por hapa konkretë nuk ka ndërmarr askush që ta ruajë këtë mërgatë, në mënyrë që të vijë e të pijë kafe.
- Ku shkojnë 3 % -shi dhe fondi vendlindja thërret?Pas luftës shumë u bë zhurmë dhe asgjë.
-Pse askush, ama asnjë parti politike nuk e ka në programin e tyre mundësinë që mërgata të votojë dhe t’i ketë përfaqësuesit e vet në Parlament sikurse shtetet tjera? Mund të arsyetohet dikush se nuk ka mundësi të votohet në vendet tjera, por kjo nuk qëndron.
-Pse nuk është rregulluar kjo me Kushtetutë?
A ka ndonjë përfaqësues qeveritar, apo ministri përkatëse që është angazhuar për dy shtetësitë e kosovarve, në vendet ku nuk pranohen, si Gjermania? Sigurisht, as që u ka bërë pyetje.
Këto që i ceka më lartë nuk janë të mira, e vetmja e mirë që ne shohim në Kosovë, është ajo që nuk e shohim okupatorin më, ndërsa flitet, këndohet, mësohet lirshëm, ku mërgata ka kontribuar shumë, për këtë liri.
Të nderuar, qytetarë, gjendja e fundit në Kosovë do të mund të dalë jashtë kontrollit. Arsyeja është kjo që partitë politike kanë synimin e qeverisjes, nuk po e lavdëroj dikënd më shumë, por as nuk do ta përqeshi dikënd ma shumë. Unë e shoh që gati të gjitha partitë kanë synim për marrjen e pushtetit, duke harruar çfarë pasojash mund të sjellë këmbëngulja e pavendë nga të gjitha palët.
Mjafton një lëndim sado i vogël, apo një derdhje gjaku, duke festuar, apo duke protestuar.
Mos e lejoni këtë, le të zgjidhet pa zhurmë.
Nëse është e nevojshme, le të bëhen edhe një palë zgjedhje, por kësaj radhe le të formohen koalicionet me kohë. Këtu duhet mençuri dhe maturi, por pasi ekzistojnë të gjitha institucionet, si gjykatat etj.edhe pse nganjëherë dinë të jenë të njëanshme, ndëgjoni dhe mos këmbëngulni.
Sytë e tërë botës janë nga ju, tani duhet treguar pjekuria, prandaj Kosovë mos na dëshpro.
Kosova nuk duhet ta dëshpërojë diasporën.
Autori është kryetar i Bashkësisë Shqiptare, të Klubeve, shoqatave dhe shoqërive, për Republikën e Baden - Wüttemberg-ut të Gjermanisë