E merkure, 04.12.2024, 09:22 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Zoti e bekoftë frymën rugoviane!

E merkure, 11.06.2014, 07:59 PM


Zoti e bekoftë frymën rugoviane!

Nga Florim Zeqa

Ska dyshim se të gjithë kemi pritur qe dita e 9 qershorit Kosovën do ta gjejë në një pamje tjetër dhe me një konfiguracion të ri politik në qeverisje të vendit. Thotë një fjalë e urtë popullore; "kur thyhet karroca, hapën rrugë shumë".

Tani secili në mënyrën e vet mundohet të thotë, është dashur këshu apo ashtu,...do mundohen të arsyetojnë humbjen duke fajësuar këtë apo atë person.

I gjithë elektorati ishte në pritje të fitores së (sigurtë) LDK-së. Jam i bindur sikur të ndodhte ashtu siq ishte pritur, në mëngjesin e 9 qershorit gjithë do të ishim ngritur duke uruar njëri-tjetrin, njiherit edhe duke lavdëruar kryesinë dhe liderin e partisë për suksesin e arritur, në realizimin e kthesës pozitive...

Rezultati i këtyre zgjedhjeve na obligon të gjithëve të reflektojmë pozitivitet në realizimin e kthesës pozitive mbrenda LDK-së. Humbja ka shkaktuar nervozizëm të arsyeshëm mbrenda antarsisë së gjërë, pakënaqësi dhe dëshprim të pafund të  elektoratit rugovian si në Kosovë ashtu edhe në diasporë.

Kjo është një arsye më shumë të mobilizohemi në kapërcimin e kësaj situate të palakmueshme. Gjëja më e shpeshtë që po dëgjohet  nga mëngjesi i 9 qershorit është dorëheqja e liderit Mustafa nga posti i kryetarit të partisë.

Mbase kjo ështe më e lehta për ta kërkuar! Pse nuk kërkojmë rrugëzgjidhje tjera në kapërcimin e kësaj situate?

Mirëpo pavarësisht rezultatit, elektorati rugovian në asnjë rrëthanë nuk guxon të ndahet në dysh, pro apo kundër kryesisë së partisë apo liderit Mustafa. Me ngritjen e fundit në këto zgjedhje, LDK-ja është ka shkonë drejtë konsolidimit si parti e parë në vend.

Logjika e "heqjës" së kokave nuk është standard demokratik dhe as praktikë e LDK-së,...janë proceset demokratike që do të sjellin ndryshime dhe reforma nëbazë të kërkesave të kohës dhe vullnetit të elektoratit.

Pra, rrugët dhe format demokratike mundësojnë një reflektim tjetër pozitiv,...siq janë zgjedhjet mbrenda partisë, duke filluar nga niveli lokal e deri të ai qendror do të qojnë në reformimin dhe freskimin me kuadro të reja .

Për ndryshimin substancial mbrenda partisë duhet të angazhohemi në bazë të parimeve të shëndosha për quarjën e vizionit rugovian përpara, e jo në bazë të tekeve apo inateve personale, në stilin; "pse unë nuk jam zgjedhur apo përfshirë në listë, duhet rrënuar gjithçka".

Jam i vetëdijshëm se ka pasur edhe lëshime në përpilimin e listave për deputet.

Duhet të jemi të kujdesëshëm, të mos e rrënojmë bazën e shëndoshë të ngritjes pozitive dhe unitetit të arritur me bashkimin e frymës rugoviane rrethë LDK-së viteve të fundit.

Një fakt duhet pasur parasysh të gjithë ata që kritikojnë; zgjedhjet e parlamentare të 8 qershorit, nuk ishin përballje e drejtëpërdrejtë e liderëve më njëri-tjetrin, por ishte përballje e subjekteve politike me elektoratin kosovar.

Për më tepër ishte kjo një përballje mes elektoratit të privilegjaur (blerë me para)   nga partia në pushtet që doli në zgjedhje dhe elektoratit të dëshpruar (të ndarë në disa parti) që në masë të madhe sabotoi zgjedhjet.

Kur kësaj i shtohet edhe anashkalimi i mbi 600 mijë votuesve në diasporë, ska pas si të dali ndryshe rezultati i zgjedhjeve.

Vrejtje kjo që kam potencuar vazhdimisht në shkrimet e mia. Sikur zgjedhjet të mbaheshin në fillim të muajit gusht, kur shumica e mërgimtarëve gjenden në Kosovë, atëhere me siguri rezultatet do të ishin ndryshe, dhe bisedat tona do të kishin  kahje tjetër nga këto aktuale.

Andaj kam një thirrje vëllazërore për gjithë elektoratin rugovian të LDK-së, që të mos rrëmbehen nga zëmrimi i humbjes, dhe mos të bien pre e karrieristëve, puqistëve dhe telallëve të tyre që shajnë e vjellin turp nga goja në emër të LDK-së për hakmarrje personale ndaj njëri-tjetrit.

Të ruajmë dhe forcojmë shtëpinë e madhe që profeti Rugova na la amanet. Interesi i përbashkët gjithmonë është më i madhë dhe më i rëndësishem se çdo interes personal.

Zoti e bekoftë frymën rugoviane!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora